Rusia kundërshton dëshirën e Zvicrës për të vazhduar konfiskimin e aseteve me qëllim të kompensimit të Ukrainës për dëmet e luftës
VOAL- Ministria e Jashtme ruse njoftoi se kishte thirrur ambasadoren zvicerane në Moskë Krystyna Marty Lang, në bazë të vendimit të Këshillit të Shteteve të enjten e kaluar në lidhje me bazat ligjore për konfiskimin e aseteve që i atribuohen shtetit rus.
Siç shkruan agjencia Reuters, sipas Rusisë kjo është një shkelje e rëndë e parimeve dhe normave themelore të së drejtës ndërkombëtare në lidhje me imunitetin e shtetit. “Çdo shkelje e pronës shtetërore ruse,” paralajmëroi diplomacia e Moskës, do të përfaqësonte “vjedhje shtetërore” dhe “masat hakmarrëse do të ishin të pashmangshme”.rsi-eb