Nikolla dhe Roza (gruaja e tij) ka tri ditë që nuk flasin.
Një mbrëmje Nikolla kthehet në shtëpi dhe, sapo mbaron darkën, i kujtohet se mëngjesin tjetër ka një takim të rëndësishëm pune. Një takim herët në mëngjes, praktikisht në agim. Kështu, për të qenë i sigurt, vendos t’i kërkojë gruas së tij ta zgjojë, por për të mos dalë humbës, merr një copë letër dhe shkruan:
– Më zgjo në 5 nesër në mëngjes!
E vendos në pamje të qartë mbi tavolinë dhe shkon në shtrat.
Të nesërmen ngrihet, shikon orën dhe sheh se është gati 9. I inatosur, fillon të bërtasë dhe duke vazhduar të bërtasë ngrihet nga shtrati, është gati të largohet nga dhoma kur sheh një copë letre mbi jastëk, afrohet, e merr dhe lexon:
– Është 5, ngrihu!
Përfundimi: Femrat, edhe kur nuk flasin, e kanë gjithmonë fjalën e fundit, kanë gjithmonë të drejtë, gjithmonë fitojnë dhe janë gjithmonë të gatshme dhe të zonjat për të marrë hak. Kështu që burrat… … të dorëzohen!!!