Udhës për në Çamërinë e Atdheut tonë
të gjithë bartim përgjegjësi dhe njëherit
edhe lëvdata, dhe, pika gjaku të betejave
bartim këngë të vogla e këngë të mëdha
lexova në ditarin e luftëtarit çam, i vrarë
në luftë me Greqinë, ai trim shkruante;
.
Lidhja pellazge është Lidhje shpirtërore
lidhje e përjetshme me gjuhën dhe tokën,
lidhje e siguruar nga përjetësia identitetit,
lidhje e mbrojtur nga përjetësi e origjinës.
Lidhje për çlirimin e Epirit e të Çamërisë.
.
Grushti çamit në Janinë, Atikë dhe More
i jep të drejtë çarjes së tokës dhe të detit
të flas, se Çamët janë shqiptarët të Ilirisë,
gjuha shqipe në Çamëri ka një djep të saj,
Iliri, bir i Kadmit, është i lindir në Atikë
Zeusi i dha zë palave të fustanellës çame,
gurëve epik të Akropolit dhe të Dodonës!
.
Çamët e thonë; jam ipe Iperi prej kohësh,
“Nuk jemi grek”,dhe as helenë të shpifur,
jemi shqipe me stërgjysh pellazg e epirot.
Të gjithë lumejtë, erërat dhe stuhitë nëpër
Çamëri e gjithandej Epirit, rrjedhin nga e
kaluara, nga Pellazg Iliria e Zeusi dhe e
.
Thotit, nga Pellazg Iliria antike e Herës
nga lumejtë e munduar të kohërave epike
Në zemër të çamit luftë bën gjuha shqipe
luftë bën dashuria Çamëri-Shqipëri, dhe
luftë bën vetëdija çamit kundër pushtimit!…
Atdhe Geci – Dortmund, 08. 02. 2024