Ne,
Pronarë telekomandash para ekranesh,
Fakirë indianë mbi prush idealesh!
.
Ne,
Që kokën lemë për liderë të rremë,
E mbushim brekët nga ca gangsterë!
.
Ne,
Heronj të çartun simbolesh kombëtare,
Por shpinëkrrusur e plot me halle!
.
Ne,
Që gjakun e japim për një Parti,
Me kokën në m.., borxh e kredi!
.
Ne,
Dashnorë që betohemi në gjunjë,
E për silikon jargët na venë lumë!
.
Ne,
Çorapegrisur n’kostum “Hugo Boss”,
Qe ngrohim bythen ne nje benz luksoz!
.
Ne,
Që sonte flemë me idhujt tanë,
N’pazar i shesim me gjenë e gjallë!
.
Ne,
Që çmendurisht e jetojmë çdo çast,
Por jetën e tjetrit e vemë në bast!
.
Ne,
Që na shkoi jeta n’pritje të vijë,
Me sytë nga qielli për mrekullinë!
.
Ne,
Që prapë përpjetë e hedhim sh….,
Po dreq ky fati na ka zënë me gurë!
.
Ne,
Që rrimë squk veç me një çokë,
Që kemi feste po s’kemi kokë!