Në Youtube pashë një dasmë të sotme
M’u bë zemra mal nga atmosfera,
M’u kujtua dasma ime jo aq e moçme
Ç’mrekulli kujtimesh të ëmbla e të tjera…
.
Dasma e sotme me kënaqësi bashkëkohore
Pritja e krushqve, si s’ka më mirë,
Ceremoniali i këndshëm me protokolle
Ëmbëlsirë në fjalë, në sy ëmbëlsirë…
.
Edhe ne jemi martuar e dasmë të madhe
Kemi bërë me gjithë nderet e lezetet
Sipas traditës, me këngë e valle
Një festë, nga ato që në kujtesë mbeten.
.
Të bukur, gazmore, me të ngrënë, me të pirë
Gëzim vëllazëror, për burra gaz e kuvend,
7 net tundej vendi gjer në të gdhirë
Dhe fotografi kemi bërë… sa s’mbahet mend.
.
Në fakt, gjithë fshati një fotograf kishte
Që përdorte një aparat për emulacion,
Pas punës, kërkesa për dasma e hidhte
Nga një fshat tjetër në fshatin tonë…
.
Eh, ç’dasmë kemi bërë, ç’dasmë!
Nuk e them dot, por mend e mbaj,
Ç’bateri në shpirt e ç’energji që patëm
Jehona mori luginën skaj më skaj…
.
Të vetmit fotograf, që thirrëm në dasmë
Fotografitë iu dogjën a s’kish’ bërë fotografim,
Ndoshta s’kishte faj, po ne ç’kusur patëm
Që nga Dasma princore s’kemi asnjë kujtim …