e kam ngjitur
më sheh vjedhurazi
vjedhurazi e shoh dhe unë
i çuditshçm ky flirt në tren
femra vjedh mashkullin
mashkulli femrën vjedh
unë i marr asaj një tipar të bukur; hundën
e ka si të skalitur nga mikelanxhelo
një femër bionde pa hundë
në linjen 42 street times square – woodhaven boulevard
kushedi ç’më ka marrë ajo mua
po s’është ndonjë skandal i madh
se të gjithë udhëtarët mungesa tiparesh kanë
po sikur të më vënë prangat
ata të luvrit
ngaqë venusit të mikelanxhelos i mungon hunda?
në nju jork do të bëhet gjyqi
po dhe unë do të kërkoj tiparin tim të munguar
e di që dhe gjyqtarët të njëjtin shqetësim kanë
ah, kjo hunda!