Dita e parë e shkollës. Mësuesja e re bukuroshe, ulur në karrige, thërret emrat e nxënësve dhe fletët e regjistrit i bien në dysheme. Djemtë hidhen për t’i marrë dhe ndërkohë shfrytëzojnë rastin të shikojnë poshtë tavolinës.
Mësuesja e kupton këtë, ngrihet dhe i thotë nxënësit të parë:
-Ti Niku çfarë ke parë?
– Unë pashë gjunjët, mësuese!
-Mirë, pezullim një javë nga shkolla! Çfarë pe ti, Keli?
-Unë… pashë kofshët, mësuese!!
– Plot një muaj pezullim nga shkolla. Dhe ti Nikollë, çfarë ke parë?
-Unë… zonja mësuese, shihemi vitin tjetër!!!