Një polic po vëren tezgat e tregut të Durrësit dhe të befas sheh një tezgë me një djalë që pret mollët, nxjerr farat dhe i hedh frytin. I intriguar, polici i afrohet shitësit dhe pyet pse i hedh mollët dhe i mban vetem farat.
Shitësi: “Epo farat e mollës bëjnë zhvillimin e trurit, vetëm hani 5 prej tyre dhe e ndjeni se jeni më inteligjentë!”
Polici: “Vërtet? dhe sa kushtojnë?”
Shitësi: “5 fara kushtojnë 20 euro!”
Polici: “Në rregull, do marr 5!”
I merr 5 farat, i paguan 20 euro, i ha dhe i thotë shitësit: “Pa prit pakëz, me 20 euro mund të blija 10 kilogramë mollë. Edhe do të siguroja shumë fara, edhe do të haja mollë!!”
Shitësi: “E shikon? E shikon, pra!… Farat të kanë dhënë menjëherë efekt!!”
Polici: “Shumë e vërtetë… por më jep edhe 5 të tjera!!!”