
Në foto Nexharie Ajeti, Nëna e gazetarit Bardhyl Ajeti e ndarë nga jeta një vit më parë në pritje të zbardhjes të vrasjes të së birit.
Bardhyl Ajeti, gazetar i Bota Sot u nda nga jeta si sot 18 vjet më parë në një spital të Milanos, ku e kishin çuar për kurim pas atentatit që e la të plagosur rëndë.
Më 3 qershor 2005, ndërsa Bardhyli ishte duke vozitur në rrugën e kthimit nga puna për në shtëpi në Gjilan ku e priste Nënë Nexharia dhe familja iu bë atentat dhe Bardhyli mbeti i plagosur rëndë.
Më 25 qershor 2005 Bardhyl Ajeti u nda nga jeta, në moshën 28 vjeçare.
Vrasja e Bardhyl Ajetit ishte me motiv të pastër politik dhe është e disa vrasje ndaj gazetarëve që janë mbetur ende të gjitha të pazbardhura.
Emri i gazetarit Bardhyl Ajeti është i skalitur në Memorialin e Gazetarëve të Forumit të Lirisë që ndodhet në pikën më të lartë të Parkut të Lirisë (Freedom Park ) në Arlington, Virginia afër Washington D.C.
Vrasja nga duar kriminale që mori jetën e Bardhyl Ajetit dhe kolegëve të tij mbetur ende dosje e mbuluar nga pluhuri është një nga plagët e Kosovës së pasluftës.
