Ma mire vonë se kurrë! Zajednica njietnike kurrë s’duhet të formohet në Kosovë. Zajednica është një Kal Troje për Kosovën dhe, po ashtu, për Balkanin në përgjithësi. Albini dhe Vjosa nuk duhet ta lejojnë veten me u mashtrue me fjalët e ëmbla dhe kërcënuese. Eskobari nuk është aspak një mik/dashamir i popullit shqiptar. Nji fjalë e urtë thotë: Aty ku nuk punon burgija, punon bakshishi.
Ka dalë fjala se serbët, nga fondi i tyre, që posaçërisht është krijuar me i ble aktorët e huaj, e ka një shumë 20 milionëshe. Nga ky fond është rezervuar një “bakshish” shtat shifrash për Lajçakun, Orrellin dhe Eskobarin.
Mbasi këta tre individë nuk ia mbërrinë qëllimit të tyne me e korruptuar Vjosën dhe Albinin, këta, javën që kaloi – haptazi u banë aleatë me Vuçiqin dhe duelen kundër Kosovës dhe Albinit e Vjosës.
Por jam i sigurt se Vjosa me Albinin janë arra të forta që ia thejnë dhambët çdo individi që përdor kërcënime. Këta tre individë haptas kërcënuen Albinin se, në qoftë se qeveria e tashme e Albinit nuk e vijon rrugën e Borelit, Lajçakut dhe Eskobarit – këta kanë me e gjetë një person tjetër.
E ky person tjetër, unë jam i mendimit se do ta gjejnë një këlysh nga radha e mbeturinave të opozitës. Njëri nga këta mbeturinat e nevojtores, haptazi e kërkoi rrëzimin e Qeverisë së Albinit.
S’ka nevojë me ia përmendë emnin se edhe qentë endacakë të Prishtinës e dinë kush është ky person. Çdo individ nga Kosova që kërkon rrëzimin e Qeverisë, që sot drejton në Kosovë, është tue e ba këtë kërkesë me urdhrin dhe pëlqimin e Serbisë që është anmiku më i përbetuar i racës shqiptare.