Sabiha Kasimati (Edrene, 15 shtator 1912 – Mënik, 26 shkurt 1951) ka qenë biologe, punonjëse shkencore shqiptare dhe qe ndër 22 të pushkatuarit me pretekstin e bombës në ambasadën sovjetike.
U lind më 15 shtator 1912 dhe ishte bija e dytë e doktor Abdurrahman Kasimati (1865-1943) nga Libohova dhe të shoqes Zehra Mbreshtani, të vendosur në rrethin e Edirnesë që pas shpalljes së kushtetutës më 1908. Pas një viti familja u zhvendos në Shkodër ku i ati, doktor i njohur, shërbeu në vitet 1914 – 1915. Në vitet e Luftës së Parë Botërore, familja u vendos në pronat e veta në Verie, pranë Selanikut. Pas shkëmbimeve të popullsive mes Greqisë dhe Turqisë, familja u kthye në Shqipëri duke rrezikuar edhe pronat e veta.
Në 1927-n, së bashku me familjen e saj u vendosën në Korçë ku familja u rehatua dhe fëmijët vijuan shkollimin, Sabihaja me motrat frekuentuan liceun francez të cilin e përfundoi në 1931-shin, duke qenë vajza e parë që kreu atë lice. Sabihaja do të renditej e dyta në klasë për rezultatet e saj. Në provimet e vitit të fundit ajo vlerësohej me 269.4 pikë nga 352 pikët maksimale dhe vlerësohet me “As Bien”. Pas mbarimit të liceut, punoi si mësuese në Normalen Femërore të Korçës, ku dha edukatë morale dhe gjuhë frënge. Në 1932-shin u emërua në shkollën amerikane të Kavajës (1932-1933) ku jepte biologji. Sabihaja u rikthye sërish në lice, në 3 tetor 1933, por tashmë si mësuese në klasat e ulëta të tij. Pas dy muajsh qëndrimi në Korçë, Sabihaja dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. Ajo u transferua nga Ministria e Arsimit pranë Institutit “Nana Mbretneshë”. Aty Sabihaja punoi si mësuese e gjuhës frënge.
Në verën e 1936-s iu akordua një bursë shtetërore për studime në Itali, ku ajo u regjistrua për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Universitetin e Torinos. Sabihaja u diplomua në vitin 1940 me rezultat maksimal, me notat 30’/30 (trenta su trenta con lode). Kasimati zgjodhi si fushë specializimi iktiologjinë dhe u doktorua me temën Fauna ittica di acqua dolce d’Albania (“Fauna iktike në ujërat e ëmbla në Shqipëri”). Udhëheqja e universitetit i ofroi asaj pozicionin e asistentit në degën e iktiologjisë, por propozimin e tyre ajo nuk e pranoi dhe u kthye në Shqipëri.
Me kthimin në Shqipëri më 13 nëntor 1940, Sabihaja nisi punë në Institutin Pedagogjik Femëror “Donika Kastrioti”, pasi fitoi konkursin e zhviluar. Ajo u emërua ndihmëssekretare në grupin A (grada XI) të personelit të administratës arsimore dhe më 24 korrik 1941 filloi punë. Në 1 dhjetor 1942 u bë pjesë e trupit mësimor të institutit “Nana e Skënderbeut” si mësuese e shkencave dhe e kimisë. Në maj të 1943-shit, Sabihaja u largua nga mësimdhënia për shkaqe shëndetësore, pasi vuante nga tuberkulozi. Ajo vajti të kurohej në sanatoriumin antituberkular në Bolzano në Itali, prej ku u kthye më 1945-n.
Gjatë kohës që punonte si mësuese në institut, ajo pati një bashkëbisedim me Koliqin, kryetar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare. Pas bashkëbisedimit i dërgoi një letër/raport këtij të fundit, ku i paraqiste një projekt të mirëfilltë shkencor me disa pika. Marrëdhëniet e Kasimatit me institucionet shkencore në Shqipëri nisin në janar të vitit 1943. Ajo kërkoi të ngrihej pranë Institutit të Studimeve Mbretërore: një koleksion zoologjik duke filluar me Iktiologjinë, fushë për të cilën kishte studiuar në Itali vitin e dytë të studimeve dhe kishte mbrojtur temën e diplomës; një “erbario pasi flora shqiptare ka ngjallur interesim të botanistëve të shquar europianë, sidomos atyre gjermanë”; të vendosej një bashkëpunim i ngushtë me drejtorinë e minierave, për të bërë një grumbullim të mineraleve dhe fosileve që gjendeshin në shtresat e tokës në Shqipëri. Për realizimin e projektit nevojitej krijimi i një biblioteke të posaçme me vepra shkencore, bibliografinë e së cilës ajo e kishte përgatitur tashmë. Krahas bibliotekës, Kasimati propozonte edhe ngritjen e një laboratori studimesh mikroskopike që do të mundësonte kërkime shkencore relative.
Në mbledhjen e 18 shkurtit 1943 Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare vendosi të krijojë pranë institutit një muze të shkencave për përgatitjen e të cilit ngarkoi pikërisht atë. Sabihaja lidhi kontratë si punonjëse pranë institutit në 22 shkurt, duke marrë shpërblimin prej 200 frangash.
Nisi bashkëpunimin me Selahydin Toto, me qëllim të organizimit të Institutit të Shkencave në Tiranë. U emërtua specialiste zoologe, e specializuar në iktiologji.
Sabihaja e vijoi kërkimin shkencor edhe gjatë viteve të para të regjimit komunist. Në mbledhjen e Institutit të Studimeve gjatë 13 prillit 1946, Sabihaja mori pjesë së bashku me figura të tjera të shquara akademike sikurse ishin: Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Selahydin Toto, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta, Jonus Tafilaj, Hasan Ceka dhe Nikolla Lako. Mbledhja u drejtua nga Sejfulla Malëshova, ministri i Arsimit. Mbledhja kishte për qëllim analizimin e veprimtarisë së kryer gjatë vitit 1945, prezantimin e planit të ri të punës dhe paraqiti ekipin e ri që do të drejtonte Institutin e Studimeve.
Sipas procesverbalit të mbledhjes, nga viti 1945 deri më 1946, Sabiha Kasimati punoi së bashku me Gjergj Komninon, në grupin e drejtuar nga Eqrem Çabej, për përgatitjen e skedave të gjuhës shqipe, për terminologjinë e shkencave të natyrës. Më 28 janar të vitit 1947, Këshilli i Ministrave me vendimin numër 16, vendosi “riorganizimin e Institutit të Studimeve Shqiptare në një ent autonom të lidhur drejtë për së drejti me Këshillin Ministror”. Instituti do të funksiononte me një rregullore të përkohshme. Përgjatë vitit 1947 anëtarë të Institutit ishin vetëm 23 pjesëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të tij, pjesë e së cilës nuk ishte Kasimati. Në qershor të 1948-s, mbledhja e radhës e asamblesë së institutit të studimeve, krahas ndryshimit të emrit në Institut të Shkencave, propozoi anëtarë dhe bashkëpunëtorë të rinj, në radhët e të cilëve ishte edhe Kasimati.
Gjatë vitit 1950 në listën e “anëtarëve të rregullt” të institutit nuk figuronte emri i Sabihasë.
Profesor Sotir Angjeli, shef i seksionit të Shkencave të Natyrës, në referatin e mbajtur në inaugurimin e Institutit të Shkencave, krahas problemit të ujit, të pyjeve, e konsideroi të rëndësishëm edhe studimin e peshkut dhe të peshkimit në Shqipëri. Kështu, Sabiha Kasimati si një ndër studiueset e para dhe të vetme të asaj kohe në fushën e iktiologjisë, do të ishte gruaja e parë studiuese që do të merrej me studimin e peshkut dhe peshkimit. Studimi ishte bazuar në kërkime shkencore të realizuara përmes ekspeditave dhe kërkimeve periodike. Ajo botoi në Buletinin e Shkencave, nr. 1-2, 1948 një artikull shkencor mbi peshqit dhe problemet e peshkimit në Shqipëri, që çuditshëm nuk u pasqyrua në përmbajtjen e lëndës së revistës.
Artikulli vinte në dukje pasuritë kombëtare ujore të Shqipërisë duke theksuar faunën iktiologjike shumë të pasur në sasi dhe në cilësi. Rëndësi i kushtohej faktorëve të larmishëm natyrorë, duke analizuar ndikimin që ata kishin pasur në shumëllojshmërinë e peshqve në ujërat shqiptare. Këtë larmishmëri studiuesja Kasimati e përshkruante në terma shkencorë, duke e vënë theksin në kualitetin dhe cilësinë e peshkut në ujërat e ëmbla të bregdetit shqiptar. Nuk mjaftohej vetëm me konstatimin, por studiuesja shfaqej kritike ndaj situatës në të cilën gjendej peshkimi në Shqipëri. Disa prej zgjidhjeve që ajo ofronte ishin: pishikultura (degë e iktiologjisë) dhe organizimi i peshkimit në baza racionale dhe moderne duke ruajtur sigurisht pasurinë iktiologjike të vendit; organizimi më i mirë i peshkimit, duke përdorur mjetet moderne e ligjet ndërkombëtare. Sipas dokumentacionit, studimi “Peshqit e Shqipërisë” me autorësi të Sabiha Kasimatit është botuar në prill të vitit 1950, por nuk gjendet asnjë skedë që të vërtetojë ekzistencën, madje as gjurmë në inventarin e regjistrimit të librave të kohës.
Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Vendosja e “bombës” në legatën sovjetike do të konsiderohej si sulm terrorist ndaj regjimit dhe do të përdorej si pretekst për fillimin e një spastrimi ndaj “armiqve të popullit”. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideruan një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë këtu edhe Sabiha Kasimatin (e vetmja grua).
Pavarësisht nga mungesa e çdo prove, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi më 20 shkurt 1951. Në dosjen hetimore të Sabihasë i numëroheshin disa “mëkate”: “Gjatë okupacionit ka pasur marrëdhënie me element fashistë; mban qërndrim armiqësor ndaj pushtetit, flet kundër reformave dhe mban kontkate me elementë armiq… Ka pasur kontakt me deputetin anglez, Lester Hutchiston. Ka mbajtur kontakte me njerëz të misionit anglez… dhe me J.S.Payne me të cilin ka pasur lidhje të ngushta. Armike e betuar e pushtetit të sotëm. Ka urrejtje karshi tij e sidomos karshi komunistëve, kritikon moralin komunist, etj.” Të dhëna të drejtpërdrejta për kohën dhe nivelin e survejimit nuk ka, përderisa nuk ekziston një dosje hetimore. Sipas ish-drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastriot Dervishit, dosjet e sigurimit për të gjitha ata që u ekzekutuan më 22 shkurt 1951, nën akuzën e bombës në Legatën Sovjetike janë eliminuar. Disa informacione në lidhje me survejimin e Sabihasë janë gjetur nëpërmjet dosjes formula të Çabejt. Në raportin e bashkëpunëtorit “Prurësja”, datë 20 prill 1950 bëhet me dije se S. Kasimati kishte thënë: “është interesante të kesh gjith numurat e gazetave që përmbajnë diskutimet se sa raportin e Komandantit. Kush i humb kohën kot, kurse në diskutimet mund të gjesh gjëra interesante”.
Më 25 shkurt 1951 gjykata i dënoi që të gjithë me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.
40 vite pas vdekjes, ndërsa regjimi që e dënoi po shkërmoqej, një vendim i Gjykatës së Lartë e shpalli të fajashme.
- Fauna ittica di acqua dolce d’Albania. Dissertation, Turin 1940 (Fauna iktike e ujërave të ëmbla të Shqipërisë. Dizertacion, Torino 1940).
Në 60-vjetorin e vdekjes së saj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi e nderoi me medaljen Nderi i Kombit. (Wikipedia)







/image%2F1630607%2F20240828%2Fob_e24aa6_455671464-8060676420687218-32680672637.jpg)
/image%2F1630607%2F20240828%2Fob_69ddac_456445891-8104433072978219-69136903038.jpg)
/image%2F1630607%2F20240828%2Fob_32b3a5_436317478-7649515285136669-38326792492.jpg)
/image%2F1630607%2F20240828%2Fob_8bfa5e_455816557-8060801457341381-44515878208.jpg)


Nje fatkeqsi e madhe per kte popull qe vazhdon te jet i mpire per kto mizori qe kan ndodhur ne vendin ton. E keqa me e madhe eshte qe vazdhojm te qeverisemi nga pasardhesit e pesekutoreve qe kan mberthyr te gjith hallkat e shoqeris shqiptare qe nga politika ekonomia . Shikoni median me disa pseudoanalist qe jan ven ne sherbim te politikes ordinere qe serviret nga polikanet tan
Dosjet duhen hapur dhe te gjith emrat e atyre qe kontribuan ne keto krime duhen nxjerre ne pah. Gjithashtu dhe te femijeve te tyre se nga kriminelat kriminela dalin ti dime kush jan . Se ndoshta mund ti kemi dhe komshinj dhe nuk i dime.
Populli duhet te kemgulin shum per keto dosje qe te hapen.. se vetem keshtu mun te pastrohen meturina e asaje kohe .. duhet te bejme demostrata jo per parti por per te deejtat tona qe nuk po zbardhen…
E keqja e ketij vendi asht se edhe sot drejtojne,bijte e krimineleve te djeshem.Populli duhet te zgjohet dhe ti largoje,pse jo e me dhune keto rilindas-komuniste te pafytyre,gjakatare te popullit te vet.Krimet qe baballaret e tyre kane bere skane te treguar.Babai i k/ministrit,ishte nder 5 firmetaret per varjen e poetit Havzi Nela ne vitin 1989 dhe ai ka kurajon te drejtoje kete vend.O popull cohu mos fli gjume nga droga e edvinit.
Atehere kish shtet e jo qelbesira. Ky bandit u denua me akuza konkrete ashtu si dhe i ati qe ndersa kishte postin me te larte te marines detare. bashkepunonte me greket.
sa pleher qemke
Ti dukesh qe je nje nga ata vrases komunista
Ai shtet ishte qelbesir si puna jote k….k…
Koço o monster dhe jeton akoma mbi dhe,nuk ma lejon edukata te shpreh mllefin qe ndjej ne vetvete,por dhe ato pak dite jete qe te kan ngelur,besoj je ne prag te vdekjes,nuk te uroj vdekje por jetgjatesi me vuajtje atje ku te dhemb shpirti,e te dergjesh ne shtrat sikurse e meriton si nje kerrme qe bie ere e ste afrohen as qente e rruges,se kam cuar ndermend ndonje here te lyej duart me gjak,por per ty dhe kelysh si puna jote do ishte nje nder dhe zbavitje ti lyesh duart me gjak.
o Koco o legen komunist, o kellire kriminel. mos vdekshi pa u grire kanceri cdo cm te trupit tuaj.
oo kriminel po qfar rrace e poshter jeni Allahu ju shkaterroft
Ku e pe ti mor qorr muti qe kishte bashkepunuar i ati me greket .Po ti do bashke punoje me ata qe do te te shuanin familjen fisin o kar me syze
O idiot me diplom, o kafshe, Cupat ku I ke? biznes ne prostiticion eee?
Qent mos u gjent shpirti rehat sot duhen gjetur dhe denuar madje duhet denuar kushdo qe mohon krimet e komunizmit por ska shtet shqiperia komandojn bijt e tyre per fat te keq
Kjo esht demokracia e Shqiptareve keta qe qeverisin jane bijt e tyre e tyre po a duhet te drejtojne kjo lloj specje dhe mbetjet e tyre kete vend. Ambasadori dhe Amerika mbase ju vine hakut nje dite me shpresen e zotit. Se per popull ste ka len shteg Katovica.
Jam pro rregjimit te kaluar , shteti ishte ne fuqi dhe zbatoheshin ato ligje qe ishin miratuar! Sali qeni e shkaterroi Shqiperine… Kush e meritonte patjeter qe duhej denuar…. jo po si koha qe jemi tani nuk merr vesh i pari te dytin! Kush ka vepruar jasht ligjeve dhe ka denuar padrejtesisht te rishikohet ceshtja.Personi ne fjale te rrinte urte se i biri babait ishte , tung!
Po Ku e ke njohur Teme Sejkon ti moj tru larask . po ju duheni shfarosur far e keqe komuniste qelbur . vetem nje injorant mund te qaj akoma sot per ate sistem
Po cfar flet moj si flet pa pik pergjegjesie
Greta po ti kush je klyshe komunizmit larask pa bisht
Koco, o qelbesirte , po te kishte vertete shtet atehere nuk do te shkuleshin te gjithe nga vendi drejt perendimit. Por faji eshte i ca pisave qe u vune ne krye te levizies demokratike dhe ndaluan uraganin qe tu kepuste koken felliqesirave si ti.
O shoke komunista qe nuk hoqet dore nga spiunlliqet dhe krimi.
Po si do e hidhte kombinatin ne ere me dy llokume dinamit e me dy metro fitil sa per te qeshur aq edhe per qare.
O Koco o qelbesire. Nuk ta di moshen por ne skuadren e pushkatimit mund te kesh qene ti ose nje pjestar i juaj i familjes. Ne ka zot ishalla raca juaj shuhet
Kriminelet e ndyrem.Vrisnin e perisnin ne emer to populli dhe jane prap ne pushtet. Marrte hak zoti/
Kur qmenduria humb kuptimit te qenit njeri.
Si asht e mundur,qe nji njeri si enver hoxha, ta shkatroi qenien e gjall SHqyptare ne ket form ?
Ay si duket kenka ken njeri i smur mentalisht.
Tradhetine me te madhe ky popull e pesoi ne 90 … Nga Ramiz Alia u zgjodh personi i duhur qe do te shpetonte kete kase kriminelesh, pra byrone politike dhe bijte e tyre, kete populli nuk e dinte … me vone doli kaseta e ramiz alise ne mbledhje me keto kreret qe do zhjidheshin te cilet ishin te instruktuar mire nga PPSHja.Nder te tjera ramizi u thot ” DO KRIJOJME SHUM PARTI POR TE GJITHA DO UDHEHIQEN NGA PARTIA E PUNES”……. kjo video eshte zhdukur nga interneti!!!!! Kjo ishte tradhetia e madhe qe peso populli shqiptar mbas gjith asaj diktature cnjerzore 45 vjecare…..keto 3 parti per 30 vite masakruan dhe vodhen sa munden , idea ishte qe te siguronin pasuri ssepse koha do te fshinte krimet e baballareve te tyre….dhe sot kemi kater kanibale me fetyra njerzish dhe populli qyqar zgjodh sa njerin sa tjetrin per 30 vjet……brezi I ri as qe nuk din asgje per bemat kriminale te papara kund ne bote te komunizmit…..PRA HISTORIA U ZHDUK , TE GJITH JANE LESHUAR MBAS PARASE DHE NUK JU INTERESON ASGJE NGA E KALUARA…… ME E PAKTA QE MUND TE BEHET TANI ESHTE TE ZHDUKET KJO KLASE POLITIKE E NDYRE QE FUNDOSI SHQIPERINE PER TE DYTEN HERE DHE TJU MERREN TE GJITH PASURITE QE TI GEZOJE POPULLI…..TEORIA E TOKES SE DJEGUR DUHET TE PERFUNDOJE.
Nuk ka krim me te madh per nje popull ,se te mbrosh kriminelet e tij, te detyrosh viktimen qe u denua padrejtesisht nga prekurore dhe spiune te sigurimit te shtetit komunist, te votoje ,ose te punoje per dhunuesin e tij ,sot
Pronaret sistemit kapitalist u bene ish komunistet dhe ish spiunet ,te cilet krijuan parti te rekomanduara dhe te kontrolluara ..nga Ramiz Alia
….reziltati mbas 30 vite “pluralizem ” eshte situata qe perjetojme, ne zemer te europes ,me resuese te medha ,natyrore ,te varfer si afrikanet, me 5 dollare ne dite , me politikane sheike…miliardere.
SOKOL SEJKO ARTAN QIRKO ISHIN DJEM AZGAN TE MBREKULLUSHEM PO KLIKA BASTARDE E KRIMINELVE TE HOXHES I VRAU ME AKUZA TE REME VETEM QE TI VRISTE PER TE MBAJTUR POPULLUN NE FRIK
Si mund të paragjykoni një ngjarjeqë nuk don shum të shoshitet. Logjika të çon aty se i biri i admiralit me mundësit e veta ka kriju shokë për ta ndih për hakmarrje për babain. Si familjar Sejko, shumë e drejt që ka vu prindin para shtetit!
Pushtetarët kan vepru shum drejt për të mbajt shtetin shtetin shtet.
Nje Qyretare ..sa per dijeni ta dini Mir o Popull qe varrin Familjes se nderuarit TEME SEJKO ja ben Camet e Vet Spiuna se po’ te Ishte se Ai Bashkepunonte me Grekun Nuk Ikte nga Greqia i Maskruar si shum Can te tjer Ha ben Vetem nga Gelosia se Ishin nje Familje e shkelqyer dhe Sdudios Por Zoti ju a laft atje ku ju djeg me shum Zoti esht i madh Vonon por Nuk Harron
Dhe nena e gjore sa mori vesh per vrasjen e te birit i dha fund jetes duke i hedhur nga kati i peste i pallatit ne qender te Beratit. Kjo ishte tragjedia e trefishte e familjes Sejko.
Edhe pse u bene 30 vite demokraci,serish udhehiqemi nga ajo shoqeri mizore,vrastare ku gjat gjith jetes se tyre kan mar jete njerezish te pafajeshem,sikur te mos mjaftonte ajo mizori qe kryen gjat udheheqjes komuniste,babezia e tyre per pushtet,per te mos hequr dore nga shpirt ligesia e tyre,ende sos jane ne radhet e politikes famkeqe,ne poste te rendesisheme,ku varet jeta jone,jeta e atyre qe humben te afermit e tyre,jeta,fati i njerezve te pa fajshem,fati i kombit Shqiptare.
Mizori e papare, fatkeqija eshte se gjate ketyre viteve eshte instaluar kodi i servilit ndaj pushtetit dhe pushtetaret ende dunksionojne te tille, ku jeta e nje njeriu nuk vlen fare. Kurse kriminelet amnestohen te cilet corazi i sherbejne pushtetit.
Po Artan Qirko ku ndodhet tani
Cfare u be me ate?
Irakli kurva thuaj…
komunistat kur jetojne vrasin
Nuk ka gje me fatale me the ndyre the.akuzosh njerez the pafajshem
Provokon dike e torturon e.kercenon e torturon she e gjykon she e demon si tradhetar??!turp
Shtet.komunist?!Jo Jo
Hajdutat tradhetar bashibozuk we crane vodhen she sunduan si diktator Ben masken komuniste gjyshi I’m dajua I’m nuk e Shane.gjakun.per. the krijuar nje.qeveri katile gjakatare per case.kokpalar we marijin jeten e njerzve the pafajshem at a we kan kryer mete krimi she.shume the tjera.toka nuk I pranon shume keq po me vjen per kete djal
Posht diktatorat komunistat ata atehere dhe sidomos keta sot robt robt