Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës.
Beleri është arrestuar pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Siç shihet dhe nga video ku tregohet momenti i arrestimit, forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij.
Beleri dhe të tjerët kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.
Ndërkohë, mësohet se një prej të arrestuarve është ndjerë keq gjatë arrestimit, pasi vuante nga problemet e zemrës. Ndaj është dashur që të ndërhyjë një ambulancë për dërgimin e tij në spital.
Duke marrë shkas nga tensionet e së shkuarës në këtë bashki, Beleri dhe personat e tjerë të arrestuar janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Vlorës. Raportohet se në komisariatin e Himarës kanë qëndruar përgjatë gjithë natës mbështetës të Belerit.syri.net