Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) përshëndet Misionin e OSBE/ODIHR-it që do të mbikqyrë zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri. Nën drejtimin e avokates britanike Audrey Glover, e cila ka përvojë të gjatë me zgjedhjet në Shqipëri, Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të 14 majit do të ketë në përbërje të tij mbi 300 vëzhgues.
UGSHPD, që numëron në rradhët e tij gazetarë shqiptarë me përvojë, të instaluar në vende anëtare të OSBE-së, është natyrshëm kandidat për t’u angazhuar në ekipin e vëzhguesve të OSBE-së. Ne besojmë se, si gazetarë shqipfolës me përvojë në vende ku mbahen zgjedhje demokratike e të pakontestueshme, ne mund të sjellim një kontribut të çmuar në kuadrin e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it .
Pjesëmarrja jonë në këtë mision do të ishte po ashtu një sinjal domethënës që i jepet elektoratit shqiptar, se krah ekspertëve “te huaj” , ekspertë shqiptarë po aq asnjanës e të respektueshëm sa vëzhguesit me kombësi nga më të ndryshmet të përzgjedhur nga OSBE-ja, do të mund të thonë fjalën e tyre mbi realitetin e sinqeritetit të votës në procesin elektoral të 14 Majit.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
Union des Journalistes Professionnels Albanaise de la Diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi di Diaspora (UGAPD)
14 prill 2023