VOAL- Papa Françesku, 86 vjeç, pritet të largohet nga spitali Gemelli në Romë të shtunën pas rezultateve të analizave të fundit të kryera mëngjesin e së premtes, pas dy ditësh shtrimi në spital për një infeksion të frymëmarrjes. Kështu ka bërë të ditur drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.
Më pas Bergoglio do të kthehet në rezidencën e tij në Santa Marta. Prezenca e tij është parashikuar në programin për kryesimin e riteve të Javës së Shenjtë në Shën Pjetër. Megjithatë, pjesëmarrja e tij në Meshën e Palmave të dielën mbetet pezull.
E enjtja, shpjegoi Bruni, “kaloi mirë, me një ecuri normale klinike. Në mbrëmje Papa Françesku darkoi duke ngrënë pica, bashkë me ata që e ndihmojnë në këto ditë shtrimi: me Atin e Shenjtë ishin mjekët, infermierët, asistentët. dhe personelit të xhandarmërisë”. Të premten në mëngjes, pas mëngjesit, ai lexoi gazetat dhe filloi punën. rsi-eb