Një ish-anëtar serb i presidencës së Bosnjës, është akuzuar për krime kundër njerëzimit si dhe për krime kundër kroatëve dhe boshnjakëve gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.
Një prokuror boshnjak nga Departamenti për Krime Lufte, tha përmes një deklarate të lëshuar më 31 dhjetor, se Borislav Paravac, është i akuzuar së bashku me tre serbë të tjerë të Bosnjës.
Paravac, i cili ishte pjesë e presidences tre-anëtarëshe të Bosnjës nga viti 2003 deri në vitin 2006, është i dyti anëtar i presidencës që po akuzohet për krime lufte.
Momçillo Krajishnik, i dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte, është i pari.
Paravac dhe të tjetërt dyshohen për pjesëmarrje në “sulme sistematike” kundër civilëve kroatë dhe boshnjakë në veri të rajonit Doboj dhe Teslic të Bosnjës, në vitet 1992-1993.
Paravac ishte kryetar i bashkisë së Doboj në atë kohë.
Lufta në Bosnjë i ka lënë të vdekur më shumë se 100 mijë persona ndërsa zhvendosur më shumë se 2 milionë të tjerë.
Komentet