Dje
Në atë kështjellë të gjithë u pamë në llogore
Sot je Mekë e shenjtë shqiptarie
Bunkerët kuvendonin me diellin e tokën
Jasharajt tubonin armët
Herët e kishin kuptuar
Se armiku kish zakone dinakërie.
Ke folur kaherë me qiellin në gjuhën e pushkës
Atje kullat kuvendojnë me rrufetë e zjarret
Zoti i shqiptarëve bëhet i gjallë
N´Prekazin antik
Mes malit e fushës
Zbret troku i kujtesës
Për lirinë e prangosur mallkojmë zuzarët.
Ti kuvendon me stërgjyshërit shekullorë
Mjegullat e vjetra lahen me eshtra rrëzë mali
Nuset e Jasharajve mbajnë jataganë, fishekë e bombë.
E nga shtegu i istikamit
Del si bajloz përralle bacë Adem Jashari.
Në Prekaz zanat përkundin djepat në çdo kohë
Mbi mermerët gdhenden qindra emra
Rrezja e diellit e hënës gjithmonë rrezullon
Këtu përtërihen brezat
Pleqëria ketu nuk banon sa të jetë jeta.
Prekaz gusht 2022