Është koha e fundit t’i lëmë anash interesat personale dhe interesat partiake! Kjo ju shkon për shtati kujt tjetër veq armiqëve shekullorë të shqiptarëve? Çfarë dobie kanë shqiptarët dhe Kosova nese humbim territorë siq na i kan grabituar territoret historikisht serbosallavet më ndihmen e Fuqive të Mëdha të Kohës? Si e ruajmë tërësinë territoriale të Kosovës nese jemi të përqarë mbi bazat partiake dhe ideologjike etj?
Ne, shqiptarët duhet të mbushemi mënd. Deri kur më të përqarë? Nga situatat e ndasive të ndryshme të cilat na kan kushtuar historikisht, duhet të dalim gjithësesi. Të ndalojmë të ndahemi në të djathtë dhe të majtë, së në pyetje është ardhemëria jonë në rajon dhe më gjerë. Këtë së bën askush për neve, veq ne vet. Dhe, mu për këtë duhet të bëhemi shumë të menqur. Uniteti na shpëton nga hegjemonia serbo- rusomadhe në Ballkan, e cila ka marr hov. Duhet ta ruajmë dhe të forcojmë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan ,së vëtem kështu edhe mund të vijmë deri të bashkimi kombëtar. Vëtem duke ndërtuar një shtet të fortë , të pasur ekonomikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht, Kosova bëhët shtet serioz dhe i respekuteshem. Të mendojmë të gjithë për këte.