“KRYEQYTETI MORAL I SHQIPNISë”
Don Lazer SHANTOJA
●Me 13 Qershor 1913…
Këtu, në këte kompanjel At Gjergj Fishta ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit…Nder rrugët e Shkodres fëmijët këndonin Hymnin e Flamurit Kombtar “Porsi fleta Ejllit t’ Zotit…”

●Shkodra
Aty si tash para se me ardhë fiset
Ishe
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm nji emën: SHKODRA.
E të thirrën qytet me kunora
e të hodhën përkrye gur
e hekurat e para.
Martin CAMAJ.

.
●Kostume kombtare të Shkodres. 1932
■Av. Paulin Pali (1914 – 1948)■Dr.Av. Muzafer Pipa (1914 – 1946):Mbyten n’hetuesi.
■Prof. Kol Prela (1918 – 1948) pushkatohet.
●Në vitin 1858 hidhet Guri i Parë i Kishës Katedrale të Shkodres.
●Kushë Micja lejohet me hapë shkollë per vajza.
●Asht viti 1859, kur themelohet Seminari Papnor i Shkodres.
●Në Gusht të vitit 1861, Françeskanët ndertojnë Kuvendin e tyne në Shkoder. Lejohen me u botue librat e Don Ejëll Radojës, të gjithë me karakter kombtar e historik, në gjuhen shqipe.
● Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë Athinës, per çeshtjen e Epirit.
●Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë…
●Në krahun e djathtë të kësaj derë ishte shtëpia e Tomë Mark Radovanit, prifti Don Zef Ashta, aty u mësoi fëmijëve Gjuhën Shqipe dhe aritmetikë…
●Shoqnia “BASHKIMI” themelue në Shkoder 1899.
●Në 1899, Abati i Mirditës, Atdhetari Imz. Preng Doçi krijon në Shkoder Shoqninë Letrare “Bashkimi”. ●Në vitin 1902 Shkolla Françeskane jep mësimet në gjuhen Shqipe.
●Në vitin 1903 Shoqnia “Agimi” në Shkoder, fillon botimin e librave me Alfabetin e vet.
●Në vitin 1908, Shoqnia “Bashkimi” dergon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem dhe të paraqitun aty nga At Gjergj Fishta O.F.M.
●Po në Shkoder, formohet klubi “Gjuha Shqipe”.
●Në 1909 në Shkoder dalin gazetat “Koha” e “Bashkimi”, me karakter letrar e Atdhetar.

●Bahet luftë në Kaçanik dhe çohet në kryengritje gjithë Malësia e Madhe.
●Në 1911 plasë Kryengritja e Kastratit dhe me 6 Prill 1911, në Maje të Bratilës së Deçiqit, Atdhetari Dedë Gjo’ Luli, ngriti Flamurin Kombtar të Gjergj Kastriotit.
●Malësia e Madhe lufton per Liri dhe Pavarësi Kombtare.

●Në Maji 1911, Kryengritja kunder Turqisë perfshinë Malet e Veriut.

●Me 10 Qershor 1911, Malësorët e Veriut nenshkruejnë “Memorandumin e Gerçës”, në qelen e At Mati Prennushit, dhe ua dergojnë Fuqive të Mëdha dhe Turqisë.
●Aty shenohet: “Malësorët janë të vendosun për mos me ulë armët derisa, të pranohen nga qeveria turke të 12 pikat e këtij Memorandumi…”. Emnat Burrave që nenshkruen “Memorandumin e Gerçës”, nuk besoj se i keni lexue ndonjëherë në libra “historie”…tue fillue nga i Madhi Dedë Gjo’ Luli i Traboinit të Hotit, Sokol Baci i Grudës, Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Gjeto Marku i Hotit, Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit, Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Kelmendit, Lul Rrapuka i Vuklit të Kelmendit, Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmnisë së Shalës, Martin Preka i Shkrelit, Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi i Toplanës, Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. (Emnat janë marrë nga Revista L.E.K.A. Shkoder, 1937).

Miss Mary Edith Durham (1863 – 1944)
●Ashtu si tjera herë Miss Mary Edith Durham, me përkushtimin e Saj ndaj Shqipnisë, do t’i bajë të kjartë qarqeve angleze dhe atyne ndërkombtare se: “…egzistonte në qarqet katolike austriake vendosmëni për mos me lejue që Shkodra dhe hinterlandi i saj, të bahen respektivisht një qytet apo rajon malazez ose serb.” (P.R.O.F.O. 371. 1758, fq. 447. Mr. Nevinson, Podgorica. 26. 02. 1913. M.E.Durham.).
Komentet