Në fytyrat e tyre bukuria ende s’ka perënduar.
Dhe pse vitet è moshës i kanë rënduar jo pak.
Teksa me njëra tjetrën ecin duartshtrënguar,
Me shumë kujdes hedhin dalngadalë çdo hap.
Kur ishin të reja, sa mrekullisht fluturonin!
Shkëlqente bukuri è tyre, si meteorë fekste.
Trotuaret è “Broduejt” vezullushëm ndriçonin
Acua e sapone e tyre akujt e izolimit treste.
Pjesë è peisazhit tonë të përnatshëm ato ishin
Munges’e tyre, rruga sikur zhytej è gjitha në terr
Kur s’kalonin ato, vitrinat è MAPO-s nuk ndrinin
Dhe ne me njëri tjetrin nxeheshim menjëherë.
Ç’ishte vallë ajo yllësi è tyre aq vezulluese!?
Që na tjetërsonte dhe na mbushte me gjallëri
Vajzat e “Broduejt” të Tiranës ishin vërtet resurse
Në ato vite të largët që s’vijnë më, jo kurrsesi.
Komentet