Drejtoresha e IKMT, pasi i prishi hotelin ka vendosur të sulmojë edhe publikisht me një tekst të shkruar botuesin e Focus grup Irfan Hysenbelliu. “Prej një muaji jam vënë në shënjestër të mediave të z.Irfan Hysenbelliu. Unë nuk di fort gjëra nga media, por nëse gazetaria shqiptare është në shërbim të pronarëve dhe jo publikut, nëse është kamzhik për hakmarrjet e tyre, nëse është mjet përfitimesh, më vjen keq për gazetarët”, ka shkruar Dallandyshja në tekstin ku dallohet dora e kujdesshme e zyrës së propagandës. Kjo deklaratë e Dallëndyshes së pushtetit vjen pasi Neës24 transmetoi një audio përgjim të një çifti bashkëshortësh Foti dhe Sofi Doda me inxhinierin urbanistik të bashkisë së Sarandës Ariel Balani, ku biseda është përqendruar mbi përpjekjet e qytetares në fjalë për të marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit para biznesit të saj në bregdetin e Ksamilit. Biseda zbardhte skemën e dhënies së parave për të siguruar një leje plazhi apo që ndërtimi të mos kalojë me rreth të kuq në listën e shembjeve të IKMT-së. Që në fillim inxhinieri Urbanistik i Bashkisë së Sarandës e orjenton çiftin që të bëjnë gati ryshfetin për drejtuesit e lartë të IKMT. Deri këtu gjithçka dëgjohet me audio, në një nga ato episode për të cilat publiku shqiptar është i ndërgjegjshëm se ndodhin rëndom. Por ky dononcim për një ngjarje të para dy viteve e ka bërë drejtuesen e IKMT ta konsiderojë si “turpi i rradhës” i një ndërtuesi pa leje që tashmë ka rënë nga vafti.
Natyrisht për specie si Dallandyshja që u rikthye në atë post si kamikaze pasi paraardhësi i saj nuk pranoi ta zbatojë urdhërin e diskutueshëm të shefit për ti vënë ruspat Prestige Resort, po nuk të dashuroi Edi Rama, je realisht i rënë nga vafti. Por ajo që bën përshtypje në reagimin e saj dhe në guximin për të mbrojtur publikisht veprimet që kryen, është një fenomen që duhet të shqetësojë një rreth më të gjërë se vetëm të interesuarit nga prishja e hotelit të Irfanit. Banaliteti i së keqes që ajo përfaqëson ka dalë nga strofkulla e turpit dhe po tregohet si meritë në shoqërinë e dominuar nga rilindja. Ushtarë të verbër si Dallëndyshja sot krenohen me bëmat e tyre madje pretendojnë se kanë dhe mbështetjen e qytetarëve. Lapsi.al e ka analizuar deri në gajasje tekstin e saj. Së pari si drejtuese institucioni, ajo nuk jep asnjë shpjegim për faktin se punonjësit e saj që do çonin lekët lart dyshohen si hajdutë, por i qan hallin gazetarëve të Nevs 24 që lërdoren nga pronari. Me stilin e shefit ajo mjaftohet të thotë se s’mban përgjegjësi për ata që flasin në emër të saj dhe kaq i mjafton për të shtuar se ky denoncim: “synon paturpësisht të më intimidojë personalisht, të baltosë punën e institucionit që drejtoj, të na armiqësojë me njerëzit që vetëm po na falënderojnë për hapësirat që u kthejmë në emër te ligjit, dhe të shfryjë mllefet e tij si bej i rënë nga vafti”.
Së dyti ajo e merr gë mirqenë se veprimi i saj për prisjjen e Prestige ishte i ligjshëm, ndonëse ndërtesa rrinte prej vitesh e ngritur dhe e pacënuar aty, madje ekziston dhe një dokument me firmën e Bicit që e konsideron si ndërtim le leje. Së treti asaj nuk i bëjnë përshtypje këto skrupujt e bezdisshëm të shtetit ligjor që për ti vënë dinamitin dikujt duhet të marë një vendim gjykate. Asaj i mjaftojnë epshet dhe direktivat e atij që ka idhull për të vepruar.
Dhe ky është problemi i të tërëve ne. Në regjimin aktual kjo tipologji njerëzish po zhvendosen nga margjinat e shoqërisë në ballin e saj. Ata nuk po kanë më as turp për punët e errëta që kryejnë, por serviren si modele shembulli i të cilëve duhet përhapur. Prandaj kur akuzohen si hajdutë marrin fjalën publikisht, për ti treguar punën gazetarëve, për tu mburur me krimet e tyre dhe për ti qarë hallin atyre me të cilët shefi ka bashkëpunuar, por që tani, fatkeqësisht kanë rënë nga vafti.
©Lapsi.al
Komentet