Shfaqja “Mbyllja e dashurisë” / Cloture de l’amour me autor Pascal Rambert, regji Eric Vigner dhe aktorët Luiza Xhuvani e Vasjan Lami , …… në Teatrin Kombëtar….
Mua më pëlqeu shfaqja sepse janë aktorët që ruajnë intensitetin e tekstit pa asnje kompromis.
Janë dy monologë që flasin dhe i përgjigjen njëri tjetrit.
Vetë personaliteti i aktorit/ e aktores i jep impuls tekstit.
Regjia është në të njëjtën kohë moderne dhe klasike.
Kostumet klasikë, theksojnë nga një anë ceremonialin e fundit të dashurisë,
me një ndriçim të vetëm si në një ceremoni vdekje,
ndërkohë personazhet reflektojnë dashurinë nga urrejtja deri në deri në përpëlitjen e saj.
Isha gati ta shikoja edhe një herë (e pashë 2 herë) sepse Vasjani Lami dhe Luiza Xhuvani i përjetojnë dhe transmetojnë ndjenjat ndryshe në çdo dalje të tyre.
Prandaj ata, Vasjani dhe Luiza, janë artista të shquar e me vlera!
Komentet