Një burrë ecte rrugës dhe me vete thoshte:
– 49, 49, 49,49……………
E dëgjonin dhe e merrnin për të marrë.
Një burrë tjetër shumë kureshtar vendosi ta ndjekë prapa.
Burri që fliste me vete ndaloi tek një stacion autobusi.
Kureshtari mendoi:
– Eeeee, pret autobusin 49 dhe, që të mos e ngatërrojë, flet me vete i shkreti.
Sheh itenerarin e autobusëve dhe, ç’të shohë AUTOBUSI 49 AS NUK KALONTE ATY, vendos t’i thotë:
-Or mik, ke një orë që thua 49, 49, 49 – çfarë halli ke, sepse autobusi 49 nuk kalon këtu!
-O Zot, ja dhe një tjetër që s’sheh punën e vet 50, 50, 50…
Komentet