Një aeroplan niset në fluturim.
Pasi arrin lartësinë normale, komandanti iu flet udhëtarëve në interfon:
– Zonja dhe zotërinj, është komandanti që ju flet. Ne po fluturojmë në 6000 metra lartësi, moti është i shkëlqyeshëm, fluturimi do të jetë i qetë, pa erë dhe turbulenca ……. O ZOOOOT!!! JOOOOOOO !! (heshtje).
Pas disa çastesh komandanti përsëri:
– Zonja dhe zotërinj, më falni për atë që ndodhi pak më parë, por stjuardesa më derdhi kafe në prehër. Duhet të shikoni pjesën e përparme të pantallonave të mia, që të më besoni!
Dhe një pasagjer nga fundi i avionit bërtet:
– Dhe të shikoni pjesën e prapme të pantallonave të mia, që të më besoni!!!
Komentet