Agjentët e anti-terrorit janë dekonspiruar dhe ndodhen të ekspozuar, jo vetëm me emrat e tyre por edhe të dhënat personale përfshirë gjurmët e gishtërinjve. Kjo pas publikimeve nga hackerat iranian të komunikimeve të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano. Në publik tashmë ndodhen edhe të dhëna personale për agjent izraelit, gjerman apo amerikan. Ndërkohë, tjetër komunikim i zbardhur është ai mes Gledis Nanos dhe FBI-së për vendodhjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Dosja e publikuar së fundmi nga hackerat Iranian, përveç komunikimeve të ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano përmban edhe shumë të dhëna sensitive për efektivët e policisë dhe agjentëve që veprojnë pranë kësaj strukture.
Ndër materialet e publikuara janë të gjitha të dhënat personale dhe fotot e Agjentëve të Antiterrorit, duke i ekzpozuar ata jo vetëm ndaj opinionit publik por edhe ndaj subjekteve që ata kanë në mbikqyrje. Këto të dhëna janë në databasën që ndodhej në kompjuterin e ish-drejtorit të Policisë dhe tashmë janë të aksesueshme nga çdo kush.
Por jo vetëm efektivët dhe agjentët shqiptar. Në brendësi të të dhënave të publikuara janë edhe të dhënat e agjentëve të huaj që veprojnë në Shqipëri për llogari të hetimeve të caktuara të vendeve të tyre. Mes të dhënave janë informacionet, pasaportat dhe fotot e agjentëve Izraelit por edhe Agjentëve Gjerman e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë ardhur në Shqipëri në bazë të protokolleve të caktuara.
Këto informacione i janë dërguar Policisë Shqiptare që tu krijonin atyre lehtësi e tu jepnin lejen e posaçme për përdorimin e armës gjatë detyrës së tyre. Por duket se këto të dhëna nuk janë më sekret, e këta agjentë janë të ekspozuar përballë personave të cilët kishin në mbikqyrje.
Mes informacioneve të shpërndara janë edhe komunikime sensitive që Gledis Nano kishte me agjencitë e huaja partnere, ku një ndër ta edhe FBI. Në një prej komunikimeve që Nano kishte me përfaqësues të FBI-së, u kërkonte atyre ndihmë për lokalizimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Ndërkohë në dritë kanë dalë edhe komunikimet e Policisë me Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrisë, që kryesisht janë të fokusuara tek dhënia e informacionit dhe shqyrtimin e ankesave që i ishin adresuar kryeministrit Edi Rama. syri.net
Une e di qe vetem ne kohen e Enver Hoxhes
Shqiperia per agjenture zente vendin e terete
pas cias americane dhe asaj messianic.