Gazetari Erl Murati hedh dyshime se Lulzim Basha pati marrëveshje me Edi Ramën për të mbyllur dosjen hetimore për lobimin me financime të fshehta ruse në SHBA.
Në Task Force, Murati tha se 24 orë pasi u mbyll dosja nga prokuroria, në 14 janar të vitit 2020, Lulzim Basha pranoi të ulej në tryezën e Damian Gjiknurit për Reformën Zgjedhore.
Lëvizje kjo, shtoi ai, që shkaktoi jo pak habi në qarqet politike dhe mediatike.
Erl Murati: Dosja u mbyll në 14 janar të vitit 2020. në 15 janar, 24 orë më vonë, një funksionar i lartë i PD doli në konferencë për shtyp dhe lajmëroi që PD pranonte kërkesën e faktorit ndërkombëtar për t’u ulur në tryezë dhe për të diskutuar reformën zgjedhore me PS. Ne u habitëm si ka mundësi që PD deri 6 muaj më parë fliste për grabitjen e zgjehdejeve, 6 muaj më vonë pranoi të ulej në tryezë me Damian Gjiknurin. Kjo ndodhi vetëm 24 orë. Deduksioni logjik është që këtu ka patur marrëvreshje që Lulzim Bashës t’i mbyllej kjo dosje dhe ai të ulej në tryezë. A ka qenë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës apo mes Lulzim Bashës dhe faktorëve të tjerë më të rëndësishëm, nuk kam fakte ta them. Mendoj jo peng, por mund të jetë përdorur dhe është hedhur si lemon i shtrydhur. syri.net
Komentet