Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për Al Jazeera.
Ai është ndalur tek tensionet në veri të Mitrovicës, për të cilën ka theksuar se askush nuk mund ta ndalojë policnë Speciale të Kosovës të shkojë në veri.
Po ashtu është shprehur se pengimi i lëvizjes së lirë nuk është zgjidhje, ndërsa bën me dije se ka zhvilluar edhe takim me gjeneralin Ferenc Kajari, me policinë dhe EULEX.
“Dje jam takuar me gjeneralin [Ferenc] Kajari [komandantin e KFOR-it], po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri. Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”,, ka thënë ndër të tjera kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë Kurti më herët zhvilloi edhe një takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Prishtinë. Pa këtij takimi ai tha se data 1 shtator mbetet afati nga i cili do të zbatohet vendimi për riregjistrimin e targave në veri të Kosovës.bw
Komentet