VOAL- Një grua që e paditi Bob Dylanin duke e akuzuar atë për abuzim seksual me të kur ishte 12 vjeçe, hoqi dorë nga akuza, menjëherë pasi ekipi ligjor i artistit e akuzoi atë për shkatërrimin e provave (mesazheve me tekst).
Në gusht të vitit të kaluar, paditësja, e cila mbetet pa emër dhe u identifikua vetëm si J.C., ngriti një padi duke pretenduar se Dylan kishte abuzuar me të për një periudhë gjashtëjavore midis prillit dhe majit 1965.
Ajo pretendoi se Dylan, tani 81 vjeç, “shfrytëzoi statusin e tij si muzikant” për ta furnizuar atë me “alkool dhe drogë dhe për ta abuzuar seksualisht disa herë” në hotelin e famshëm Chelsea në Manhatan. Ajo linte të dyshohej se muzikanti e ka kërcënuar edhe fizikisht. rsi-eb
Komentet