Një grua e re, e bukur e sexy, mbeti e ve dhe çdo ditë shkonte e qante tek varri i të shoqit. Qante e ulërinte dhe, kur ikte, nuk i kthente kurrizin varrit, po vazhdonte e ecte mbrapsht.
Punëtorit të varrezës i bënte shumë përshtypje kjo e grua e re, e cila e vuante kaq shumë ndarjen e bashkëshortit të saj nga jeta. Ai po ashtu çuditej se përse ajo, kur ngrihej te largohej, nuk ia kthente kurrizn varrit, por ecte mbrapsht.
Kështu, një ditë mori kurajon dhe nën ndjenjën e vajtimit të saj e pyeti: “Zonjë, më vjen shume keq për humbjen tuaj, por më shuaj një kuriozitet të lutem: Pse, kur ti ikën, nuk ia kthen kurrizin varrit?
Gruaja sexy, ashtu me sytë e shtrënguar për pak lotë, iu përgjigj: “Ah, ta dish ti: Im shoq kur ishte gjallë, shumë shpesh me thoshte “Ti, me këto vithe që ke, e ngre edhe të vdekurin nga varri”!
Komentet