VOAL

VOAL

Presidenti i ri- OSBE: Procesi gjithëpërfshirës synon të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit

May 13, 2022

Komentet

UGSHPD: PROGRES RAPORTI-PASQYRAT DHE “VEZA E KUQE” (BE-ja dhe tirani)

Në qoftë se ka një pritshmëri më negative për mënyrën se si u paraqit Progres Raporti i KE-së në media, ky ishte vetë pozicionimi i kryeministrit përkundrejt Ambasadores së BE-së Sofia Moreira de Sousa.

Në asnjë rast afërsie personale dhe konfidence zyrtare mbi se çfarë përmban ai raport ku një kopje e tij i është dorëzuar, presidentit, Kuvendit të Shqipërisë dhe që do të dalë i detajuar nga diskutimet dhe analizat e publikut, partive politike dhe të medias, paragjykimi i ekzekutivi shqiptar për ta kapitalizuar si sukses atë nuk mund të motivohet as me urimin se ambasadorja ka filluar me këmbën e mbarë dhe as me mungesën e etikës kur që në fillim të paraqitjes së Progres-Raportit kryeministri (dhënien dorazi të dokumentit), i tërhoqi vemendjen nga pozita e pritësit ambasadores Sofia Moreira de Sousa pasi u shpreh:- “Thank you so much…Mirëdita të gjithëve… you want to listen what I’m saying or not?”.*

Vetëm në më pak se 30 sekonda lidhje me transmetim direkt, shpërtheu arroganca dhe mos përmbajtja e kryeministrit.

Interesante është se fraza e kapur u digjitalizua dhe u bë trend në “motorët e kërkimit” të internetit dhe u pasua me fjalët “pas një shakaje”, ose “humori” gjë të cilën as gjuha e trupit dhe as mënyra se si e priti bashkëbiseduesja nuk u ndie e tillë me atë çka u pa përmes ekranit ndoshta ndryshe përballë të ftuarve në sallë si zyrtarë, diplomatë, vëzhgues dhe gazetarë.

Janë tema interesante dhe teknike ato çka u dëgjuan përmes parashtrimeve, çështjet e zgjedhura ku u vu theksi, por kryesorja se kur mendohet për dialog dhe për të kuptuar më mirë situatën drejtimi i vetëm katër pyetjeve me dy gazetarë mes disave të tjerë të pranishëm është një tjetër shkallë e moskuptimit të nevojës së qartësisë jo për hir të transparencës, por për shkak të zhvillimeve më pas të temës në formën e censurës dhe propagandës.

Jo proporcionaliteti tek kjo qeverisje vjen nga frika e dorëheqjes. Ai shihet si mos dorëzim i pushtetit pikërisht për shkak të kritikës që i bëhet korrupsionit dhe mpirjes së institucioneve të drejtësisë. Kurse qeveria sheh prej pasqyrave si mjete mbrojtëse demoralizimin e protestës me mjete si algoritmi, dhuna policore, mohimi i bojkotit të mësimit nga studentët dhe pedagogët, nxënësit e shkollave dhe prindërit e tyre, si dhe nuk pranon mbështetjen e gjerë qytetare e cila po vijon që prej 31 Majit, 2026 ose plot 158 ditë. Nga paqësorja në ushtrim force dhe përplasje dy-tre javët e fundit çdo ditë protesta ka shtruar kërkesat, i ka përforcuar ato edhe pse nuk është dëgjuar dhe tallur, është goditur, lagur dhe mbytur me gaz, po ashtu është shoqëruar, përndjekur nga persona edhe të paidentifikuar për t’i hapur procese penale dhe dhënien e gjobave administrative çdo pjesëmarrësi në protestë çka ka humbur besueshmërinë e dialogut dhe bashkëpunimit me këtë qeverisje sepse nuk mund të kërkosh një gjë të tillë prej dhunuesit dhe frymëzuesit të një sistemi të korrupsionit.

Ka mjaft vend për analiza të veçanta mbi këtë ceremoni dhe konferencë të pjesshme për shtyp që u zhvillua për 45 minuta.

Simbolikisht dy fraza që goditën këtë ceremoni ishin njëra mbi “fragmentimin e kilometrit të fundit” si nën shkallë që mund të shkojnë edhe në të qindtat e të mijtat e njësisë matëse dhe tjetra jo e hequr nga përmbajtja (jashtë kontekstit) me “vezën e kuqe”*.

Duhet kujtuar se koncepti i “kilometrit të fundit” u ngrit nga opozita dhe Berisha gjatë foltoreve të nisura në fillim të vitit si për t’i përcaktuar fundin kësaj mënyre qeverisëse dhe veç Kuvendit të Shqipërisë lufta politike u adresua dhe në Parlamentin Evropian, pikërisht për shuarjen e zërit të opozitës. Të gjithëve ju kujtohet se çdo platformë mediatike dhe media qeveritare e zbërthyen “kilometrin e fundit” me të gjitha ngjyrat dhe nuancat vetëm e vetëm që opozita të etiketohej e pafuqishme, bashkëpunuese me korrupsionin dhe e përçarë deri sa pas pak muajsh, ndërgjegjësimi qytetar ringjalli qëndresën dhe në mënyrën më të emancipuar dhe qytetare zhvilloi protesta të pa ndalura të njohura si Revolucioni i Flamingove në 136 Ditë.

Kur sondazhet tregojnë se nga 91%-96% e shqiptarëve e duan BE-në, çfarë kërkon kryeministri t’u tregojë shqiptarëve me qindra platforma Pasqyre, kur nuk lexon dot pesë kërkesa.

Pesë kërkesa që e vërtetojnë se ai është pengesa dhe nuk ka më kilometër të fundit.

Ose thjeshtë, dorëhiqu (!) dhe hapi rrugë një procesi zgjedhor ku shoqëria shqiptare dhe e reja (studentët-rinia) të kenë gjithëpërfshirje.

Dikush do të thoshte po “vezën e kuqe” ku e latë?

Ajo u la për në fund sepse ishte një togfjalësh që kryeministri e tha nga prapamendimi i përmbajtjes së Progres Raportit.

Ju këshilloj ta rishihni ceremoninë zyrtare të dorëzimit të dosjes blu (Progres-Raportin) ose dëftesën siç u mundua kryeministri të përshkruante arritjet vetjake, të ndara nga administrata shtetërore që e përdor me butona të inteligjencës artificiale.

E thënë shkurt dhe në përmbajtjen historike ndoshta edhe ambasadorja nuk do ta pëlqente krahasimin, por dorëzimi i dosjes blu i ngjante historisë së shportës me vezë që Maria Magdalena i dha tiranit Tiberius* në ishullin e izoluar. Aty brenda në atë Projekt Progres ndodhet ajo që kryeministri nuk sheh nga sa pasqyrat i bllokojë realitetin.

Nuk sheh dhe nuk kupton atë çfarë shohin dhe duan studentët dhe rinia, qytetarët shqiptarë.

Lirinë dhe prosperitetin e tyre në një Shqipëri evropiane, pa politikën e vjetër dhe përçarjet që e bëjnë të largohen nga foleja e tyre.

__________

* Çelja e ceremonisë “Mirdita… Mr. PM,  I have the honour to formally present to you Albania’s Progress Report, prepared by the European Commission”

* “Thank you so much…Mirëdita të gjithëve… you want to listen what I’m saying or not?”.

*veza e kuqe-“Nuk e bën e majta dhe e djathta vezën e kuqe, por vetëm ekonomia që na jep sot mundësitë. Ekonomia jonë rritet, ndryshe nga çfarë mund të thuhet, dhe rritja e saj na ka dhënë mundësinë të shpërndajmë masivisht me një paketë të re. Ky është realiteti i fakteve, të tjerat janë si zhurmat e makinave.”

5 Nëntor, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

 

Raporti i Progresit/ KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48.27% të shpenzimeve shëndetësore, mbi 3 herë më shumë se mesatarja e BE-së! Mungojnë barnat në spitale

Komisioni Europian evidenton probleme serioze në sistemin shëndetësor shqiptar, duke nisur nga niveli kritikisht i lartë i shpenzimeve që qytetarët përballojnë drejtpërdrejt nga xhepi, te nënfinancimi i kujdesit shëndetësor parësor, mungesa e barnave thelbësore dhe pajisjeve mjekësore në spitale.

RAporti i progresit shendetesia

Në Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2026, Brukseli konstaton se shpenzimet shëndetësore që paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët mbeten në nivele kritikisht të larta, duke arritur në 48.27%, sipas të dhënave të vitit 2023, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 15%.

Kjo do të thotë se pesha e pagesave nga xhepi në shpenzimet shëndetësore në Shqipëri është mbi tri herë më e lartë se mesatarja europiane, duke evidentuar një hendek të konsiderueshëm në mbrojtjen financiare të qytetarëve.

“Sa i përket mbrojtjes financiare, shpenzimet shëndetësore të paguara drejtpërdrejt nga qytetarët mbetën në një nivel kritikisht të lartë prej 48.27% (2023), krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 15%”, thuhet në raportin e Komisionit Europian. Raporti evidenton gjithashtu nivelin e financimit publik për sektorin e shëndetësisë.

Sipas Komisionit Europian, në vitin 2025, shpenzimet publike për shëndetësinë përbënin rreth 2.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe 9.6% të shpenzimeve publike.

Shendetesia progres raporti
Raporti i 2026 për shëndetësinë në Shqipëri

“Në vitin 2025, shpenzimet publike për shëndetësinë ishin rreth 2.7% e PBB-së dhe 9.6% e shpenzimeve publike. Megjithëse shpenzimet u rritën në terma absolutë, pesha relative e shpenzimeve për shëndetësinë ra”, thekson raporti.

Kujdesi shëndetësor parësor i nënfinancuar, shpenzimet 28% më pak se plani

Një tjetër problem i evidentuar nga Komisioni Europian lidhet me financimin e kujdesit shëndetësor parësor, ku përfshihen shërbimet bazë shëndetësore për qytetarët.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025, shpenzimet për këtë sektor rezultuan afërsisht 28% më të ulëta se niveli i planifikuar.

Komisioni vlerëson se kjo situatë ka zgjeruar më tej hendekun ndërmjet nevojave të popullsisë për kujdes shëndetësor dhe burimeve financiare të disponueshme.

“Kujdesi shëndetësor parësor mbetet i nënfinancuar. Në vitin 2025, shpenzimet ishin afërsisht 28% më të ulëta se sa ishte planifikuar, duke zgjeruar më tej hendekun ndërmjet nevojave të popullsisë dhe burimeve të disponueshme”, thuhet në dokument.

KE evidenton mungesën e barnave 

Përtej problemeve të financimit, Komisioni Europian evidenton si një sfidë kritike mungesën e barnave thelbësore dhe pajisjeve mjekësore në spitalet shqiptare.

Raporti thekson se Shqipëria duhet të zhvillojë dhe zbatojë politika e modele të reja për çmimet e barnave, rimbursimin dhe mbulimin e tyre.

“Mungesa e barnave thelbësore në spitale dhe e pajisjeve mjekësore mbetet një sfidë kritike. Vendi duhet të zhvillojë dhe të zbatojë politika dhe modele të reja për çmimet, rimbursimin dhe mbulimin me barna”, konstaton Komisioni Europian.

Ky është një nga vlerësimet më të rëndësishme të raportit për funksionimin e shërbimeve spitalore, pasi mungesa e barnave dhe pajisjeve mjekësore lidhet drejtpërdrejt me mundësinë e pacientëve për të marrë trajtimin e nevojshëm.

Plakja e popullsisë

Në analizën e tij, Komisioni Europian ndalet edhe te ndryshimet demografike që po përjeton Shqipëria.

Raporti konstaton se popullsia shqiptare po plaket si rezultat i tri faktorëve kryesorë: uljes së lindshmërisë, rritjes së jetëgjatësisë dhe emigracionit.

Këto zhvillime përbëjnë një sfidë shtesë për planifikimin dhe financimin e shërbimeve shëndetësore, në një kohë kur raporti evidenton mungesë burimesh dhe nënfinancim të kujdesit parësor.

Kartelat elektronike

Një tjetër problem i identifikuar lidhet me digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore dhe administrimin e të dhënave të pacientëve.

Komisioni Europian konstaton se në Shqipëri është ngritur një sistem elektronik për mbledhjen dhe raportimin e informacionit shëndetësor nga kartelat mjekësore.

Megjithatë, raporti evidenton se ende mungon një kuadër ligjor i posaçëm për administrimin e kartelave elektronike shëndetësore, ndërsa shërbimet elektronike në këtë sektor vazhdojnë të jenë të fragmentuara.

“Është ngritur një sistem elektronik për mbledhjen dhe raportimin e informacionit shëndetësor nga kartelat mjekësore, megjithëse nuk ekziston një kuadër ligjor i posaçëm që rregullon administrimin e kartelave elektronike shëndetësore, ndërsa shërbimet e shëndetësisë elektronike vazhdojnë të jenë të fragmentuara”, thuhet në raport. Panorama

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ 3 VKM që i ndalojnë të protestojnë, të rinjtë: Të pezullohet zbatimi! Të protestosh nuk është faj, s’mund të trajtohemi si armiq

Një grup të rinjsh, përfaqësues të studentëve protestues kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin e tyre për 3 VKM të qeverisë, që i pengon ata të grumbullohen dhe të protestojnë.

Në një komunikim për mediat, ata thanë se kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohet zbatimi i dispozitës.

Sipas tyre këto tre akte të ndryshme kanë një mesazh të përbashkët, kush ngre zërin kundër pushtetit duhet të ketë frikë.

“Tre akte të ndryshme, me një mesazh të përbashkët: kush ngre zërin kundër pushtetit, duhet të ketë frikë nga pasojat. Qeveria thotë se me këtë paketë “protesta paqësore mbrohet” dhe se “përgjegjësia është gjithnjë vetjake”, paketa “antidhunë” ndëshkon edhe ata që nuk kanë ushtruar dhunë”, tha njëri prej studentëve.

Ndërsa një studente tjetër argumentoi se të protestosh nuk është faj dhe se ata që protestojnë nuk mund të trajtohen si armiq.

“Për këtë arsye, kërkojmë që Gjykata Kushtetuese t’i shqyrtojë ankimet me përparësi. I kërkojmë gjithashtu që, deri në vendimin përfundimtar, të pezullojë zbatimin e dispozitave për të cilat kemi kërkuar pezullim. Edhe nëse Kuvendi i miraton aktet normative, ankimet nuk mbeten pa objekt, i kemi kërkuar Gjykatës ta shtrijë kontrollin edhe te ligji miratues. Një brez i tërë të rinjsh po e nis jetën përballë një shteti që, në vend që t’u garantojë hapësirë për debat, kundërshtim e pjesëmarrje demokratike, u përgjigjet me dhunë e frikë. Nuk duam të rritemi duke mësuar se të kundërshtosh pushtetin është faj dhe se pjesëmarrja në protestë është arsye për t’u trajtuar si armik”. Panorama

Studentët dhe organizatat e shoqërisë civile në Kushtetuese, depozitojnë tre ankime kundër akteve të qeverisë: Kufizojnë të drejtën për protestë

Studentët e grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me katër organizata të shoqërisë civile, do të depozitojnë tre ankime në Gjykatën Kushtetuese kundër akteve të miratuara nga qeveria më 28 tetor 2026.

Përmes një njoftimi, studentët bëjnë me dije se do të paraqiten sot, më 5 nëntor, në orën 14:00, për të kundërshtuar aktet që, sipas tyre, kufizojnë të drejtën për protestë dhe lirinë e shprehjes.

Në këtë nismë janë bashkuar Qendra Res Publica, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) dhe EcoAlbania.

Tre aktet që kundërshtohen janë:

– Akti normativ nr. 5/2026, i cili, sipas ankuesve, i jep policisë kompetenca për të ndaluar ose kufizuar protestat pranë institucioneve, për të larguar qytetarët nga zonat e mbrojtura, për të kërkuar fshirjen e postimeve në rrjetet sociale dhe për të vendosur gjoba deri në 500 mijë lekë.
– Akti normativ nr. 6/2026, i cili parashikon përgjegjësi solidare për organizatorët e protestave për dëmet e shkaktuara nga persona të tjerë, si dhe vendos gjoba për sjellje të kryera përpara hyrjes në fuqi të këtyre sanksioneve.
– VKM-ja nr. 815/2026, e cila, sipas studentëve dhe organizatave, krijon një regjistër policor që mund të sjellë kufizime të lëvizjes jashtë vendit pa vendim gjykate, si dhe njoftimin e shteteve dhe strukturave hoteliere për personat e regjistruar.

Ankuesit argumentojnë se këto akte cenojnë të drejtat demokratike dhe krijojnë një klimë frike për qytetarët që kërkojnë të protestojnë kundër vendimeve të qeverisë.

Ata kundërshtojnë gjithashtu pretendimin e qeverisë se paketa synon mbrojtjen e protestave paqësore dhe se përgjegjësia është gjithmonë individuale, duke theksuar se dispozitat e reja mund të ndëshkojnë edhe persona që nuk kanë ushtruar dhunë.

Për këtë arsye, studentët dhe organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese t’i shqyrtojë ankimet me përparësi dhe të pezullojë zbatimin e dispozitave të kundërshtuara deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Ata theksojnë se ankimet do të ruajnë objektin edhe në rast se Kuvendi i miraton aktet normative, pasi i kanë kërkuar Gjykatës që kontrolli kushtetues të shtrihet edhe mbi ligjet miratuese.

Në reagimin e tyre, studentët shprehen se nuk duan të rriten në një shoqëri ku kundërshtimi i pushtetit konsiderohet faj dhe pjesëmarrja në protesta shihet si arsye për trajtim armiqësor nga shteti.

“Një brez i tërë të rinjsh po e nis jetën përballë një shteti që, në vend që t’u garantojë hapësirë për debat, kundërshtim e pjesëmarrje demokratike, u përgjigjet me dhunë e frikë”, thuhet në reagimin e tyre. bw

Alarm për sigurinë ushqimore: Raporti i KE për Shqipërinë: Probleme me AKU-në, pesticidet dhe laboratorët, rrezik korrupsioni në inspektime

BRUKSEL- Komisioni Europian ka evidentuar një sërë problematikash në sistemin e sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke kërkuar ndërhyrje të mëtejshme në funksionimin e institucioneve përgjegjëse, forcimin e kontrolleve ushqimore dhe përmirësimin e monitorimit të mbetjeve të pesticideve. Në raportin e vitit 2026 për Shqipërinë, në kapitullin 12, që përfshin sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, Komisioni vlerëson se legjislacioni shqiptar është ende vetëm pjesërisht i përafruar me standardet e Bashkimit Europian.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Sipas Komisionit, nevojiten reforma institucionale, përfshirë bashkimin e AKU-së me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, si dhe përcaktimin më të qartë të përgjegjësive mes institucioneve që kryejnë inspektimet.

Në raport nënvizohet gjithashtu nevoja për përmirësimin e administrimit të të dhënave, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e statistikave mbi kontrollet e kryera. Po ashtu, kërkohet që institucionet përgjegjëse të kenë burime të mjaftueshme njerëzore, administrative dhe financiare për zbatimin e legjislacionit.

Problematika të rëndësishme evidentohen edhe në kapacitetet laboratorike. Komisioni Europian vëren se laboratorët zyrtarë ende nuk janë përcaktuar plotësisht sipas kërkesave të BE-së, ndërsa metodat e analizimit duhet të validohen për të garantuar saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve.

Një tjetër rekomandim lidhet me forcimin e kontrolleve në pikat kufitare. Sipas raportit, pikat aktive të kontrollit duhet të përafrohen me kërkesat europiane, në mënyrë që të përmbushin standardet e nevojshme në momentin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. KE ngre shqetësime edhe për monitorimin e mbetjeve të pesticideve në produktet ushqimore. Sipas Progres-raportit, Shqipëria duhet të përmirësojë zbatimin e masave në rastet kur konstatohen produkte që nuk përmbushin standardet, si dhe të rrisë transparencën mbi këto raste.

Probleme evidentohen edhe në sistemin veterinar, veçanërisht në gjurmueshmërinë e kafshëve, monitorimin e sëmundjeve dhe kapacitetet laboratorike për identifikimin e patogjenëve të caktuar. Sipas Komisionit, këto mangësi kufizojnë mundësinë e identifikimit të hershëm të rreziqeve, orientimin e kontrolleve dhe vlerësimin e progresit në këtë sektor.

Pjesë nga Raport-progresi:

Për sigurinë e përgjithshme ushqimore, kuadri ligjor mbetet pjesërisht i përafruar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Ushqimin. Ligji për Kontrollet Zyrtare u miratua në qershor 2026.

Reformat institucionale janë të nevojshme, veçanërisht për bashkimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Për më tepër, ndarja e detyrave të inspektimit ndërmjet AKU-së dhe Inspektoratit të Përgjithshëm duhet të bëhet më e qartë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për statistikat e inspektimeve, administrimin e të dhënave dhe transparencën.

Laboratorët zyrtarë ende nuk janë përcaktuar në përputhje me parimet e rregullores për kontrollet zyrtare. Për rrjetin e laboratorëve zyrtarë, ende duhet të vendosen metoda të validuara të analizimit paraprak, për të garantuar besueshmërinë e rezultateve për speciet dhe produktet përkatëse. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për zhvillimin e kapaciteteve, akreditimin dhe validimin e metodave.

Për mbetjet e pesticideve, Shqipëria duhet ende të përmirësojë zbatimin e masave të marra në rastet e mospërputhshmërisë dhe të rrisë transparencën.

Shqipëria duhet të zhvillojë një program kombëtar për përmirësimin e cilësisë së qumështit. Nuk është raportuar përparim për rregullat specifike për ushqimin e kafshëve dhe mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

Gjurmueshmëria, analiza e mbikëqyrjes dhe kapacitetet laboratorike për patogjenë të veçantë nuk janë zhvilluar plotësisht, çka zvogëlon aftësinë e sistemit për të zbuluar herët prirjet e rrezikut, për t’u dhënë përparësi kontrolleve dhe për të demonstruar progresin.

Në luftën kundër korrupsionit, Strategjia Kombëtare Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit synon të sigurojë llogaridhënie dhe qeverisje etike. Shqipëria duhet të vijojë përpjekjet për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien, veçanërisht në inspektimet fitosanitare dhe veterinare. Duhet të forcohen masat për parandalimin e rreziqeve të korrupsionit dhe garantimin e integritetit të proceseve të inspektimit dhe certifikimit./Dosja.al

Alarm për sigurinë ushqimore/ Raporti i KE për

Alarm për sigurinë ushqimore/ Raporti i KE për

 

Alarm për sigurinë ushqimore/ Raporti i KE për

komisioni europian

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, organizatorët bëjnë me dije se do të ndryshojnë strategjinë e organizimit, duke kaluar në dy protesta kombëtare në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë.

Në deklaratën e tyre, studentët theksojnë se kërkesa kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama vijon të mos marrë përgjigje nga qeveria. Ata shprehen se janë të përgatitur për një betejë të gjatë dhe se kjo fazë e re organizimi synon të rrisë mobilizimin e studentëve dhe mbështetësve të tyre.

“Pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, pushteti në Shqipëri vazhdon të injorojë kërkesën e revoltës qytetare: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Autokracia ka lëshuar rrënjë të thella në Shqipëri dhe ne jemi të përgatitur për një betejë të gjatë. Prandaj, po hyjmë në një fazë të re organizimi.

Protesta2
Protesta2

Për t’i dhënë rrjetit studentor dhe mbështetësve tanë mundësinë të japin maksimumin në çdo ditë proteste, studentët kanë vendosur se protestat tona kombëtare do të vijojnë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë në orën 14:00, me një intensitet që nuk mund të injorohet.

Ne vijojmë të mbështesim protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, kurdo që të organizohen ato.

Lufta e shqiptarëve për demokraci vazhdon. Autokracia do të bjerë, ashtu siç ra edhe diktatura”, thuhet në deklaratën e studentëve.

Organizatorët bëjnë gjithashtu të ditur se do të vijojnë të mbështesin edhe protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, ndërsa u bëjnë thirrje studentëve dhe mbështetësve të tyre të bëhen pjesë e tubimeve të ardhshme. bw

Paketa Fiskale- Konfindustria i paraqet Kuvendit vërejtjet, jep alarmin për ekonominë: Deficiti tregtar rekord 5.8 mld euro, industria dhe bujqësia në rënie! Rrezikohet edhe stabiliteti i lekut

Konfindustria ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke paralajmëruar se viti 2027 mund të shoqërohet me përkeqësim të treguesve kryesorë ekonomikë, rënie të mëtejshme të prodhimit vendas dhe rreziqe serioze për qëndrueshmërinë e monedhës kombëtare. Në një dokument zyrtar drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku paraqiten vërejtjet dhe propozimet për projektpaketën fiskale të vitit 2027, organizata e biznesit evidenton një sërë problemesh strukturore, duke nisur nga mungesa e konkurrencës dhe përqendrimi i tregjeve, deri te korrupsioni, ekonomia informale dhe dobësia e institucioneve shtetërore.

 

Sipas Konfindustrisë, parashikimet për vitin e ardhshëm janë pesimiste, ndërsa një prej treguesve më shqetësues është deficiti tregtar, i cili për vitin 2026 parashikohet të arrijë nivelin historik negativ prej mbi 5.8 miliardë eurosh, me një përkeqësim prej më shumë se 200 milionë eurosh krahasuar me vitin 2025.

Ky zhvillim, sipas vlerësimit të organizatës, pasqyron dobësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve prodhuese të vendit dhe varësinë e lartë nga importet.

 

Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në sektorët prodhues. Konfindustria parashikon që industria shqiptare të vijojë tendencën rënëse për të pestin vit radhazi, ndërsa prodhimi bujqësor pritet të shënojë vitin e katërt radhazi me rënie. Këto zhvillime konsiderohen si sinjale të dobësimit të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare përballë vendeve të rajonit.

Një tjetër shqetësim lidhet me sektorin e ndërtimit, i cili ndër vite ka përfaqësuar afërsisht 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Konfindustria paralajmëron se varësia e lartë e këtij sektori nga burimet informale të financimit, e kombinuar me goditjet e SPAK ndaj aktiviteteve të paligjshme, mund të krijojë pasoja serioze për ecurinë e tij.

Në dokument theksohet se tkurrja e pritshme e burimeve informale të financimit, së bashku me rënien e prodhimit vendas, mund të rrezikojë edhe stabilitetin e lekut.

Sipas Konfindustrisë, një zhvillim i tillë mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme jo vetëm për ekonominë dhe qëndrueshmërinë financiare, por edhe për stabilitetin shoqëror dhe rendin kushtetues. Ky është një paralajmërim i organizatës dhe jo një vlerësim i konfirmuar për një krizë të afërt monetare.

Kritikat shtrihen edhe në sektorin e turizmit, për të cilin Konfindustria vlerëson se po humbet me shpejtësi konkurrueshmërinë përballë vendeve të tjera të rajonit.

Në listën e faktorëve që rëndojnë perspektivën ekonomike përfshihen edhe tregjet e mbyllura, me karakteristika karteli, oligopoli dhe monopoli, veçanërisht në sektorët strategjikë, si dhe niveli i lartë i korrupsionit dhe dobësia e institucioneve ekzekutive.

Një pjesë e rëndësishme e kritikave të Konfindustrisë përqendrohet te ndryshimet e propozuara në taksimin e karburanteve.

Projektpaketa fiskale parashikon heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër, por Konfindustria paralajmëron se kjo masë mund të mos sjellë uljen e pritshme të çmimeve për qytetarët dhe bizneset.

Sipas saj, tregu shqiptar i karburanteve karakterizohet nga mungesa e konkurrencës në të gjitha hallkat, duke nisur nga infrastruktura portuale dhe depozitimi, deri te tregtia me shumicë dhe pakicë.

Për këtë arsye, ekziston rreziku që përfitimi financiar nga heqja e taksës të mos kalojë te konsumatori, por të përfundojë pjesërisht ose plotësisht si fitim shtesë për kompanitë e tregtimit të karburanteve.

Konfindustria thekson se në dokumentet e projektpaketës fiskale nuk jepet asnjë shpjegim konkret se si qeveria do të garantojë që ulja e taksës të reflektohet në çmimin përfundimtar të naftës dhe benzinës.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të propozimit që të ardhurat e munguara në buxhet nga heqja e taksës së qarkullimit të kompensohen përmes rritjes së taksave vjetore të automjeteve.

Sipas organizatës, një mekanizëm i tillë nuk do të sillte ulje reale të barrës fiskale të transportit, por thjesht do të zhvendoste taksimin nga karburanti te pronësia e automjeteve.

Madje, Konfindustria paralajmëron se, nëse çmimet e karburanteve nuk ulen në përputhje me heqjen e taksës, qytetarët dhe bizneset mund të përballen me një barrë të dyfishtë: taksa më të larta vjetore për automjetet dhe çmime karburantesh që nuk pasqyrojnë lehtësimin fiskal.

Në dokument vlerësohet se kostoja shtesë për konsumatorët, në varësi të shkallës së mosreflektimit të heqjes së taksës, mund të arrijë mbi 200 milionë euro në vit.

Konfindustria llogarit gjithashtu se vetëm rritja e TVSH-së nga 20% në 21% mund ta shtrenjtojë karburantin me rreth 2 lekë për litër.

Për të shmangur abuzimet, organizata propozon krijimin e një Enti Kombëtar të Karburanteve, në varësi të Kuvendit, i cili të kontrollojë në mënyrë të përhershme çmimet, cilësinë, volumet e tregtuara dhe rezervat strategjike.

Gjithashtu, kërkohet që çmimet e karburanteve në Shqipëri të kenë si tavan ligjor reference një nivel jo më të lartë se mesatarja e çmimeve të krahasueshme në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në të njëjtën kohë, Konfindustria kërkon rishikimin e taksave të tjera mbi karburantet, përfshirë ato të lidhura me shërbime koncesionare, si dhe forcimin e kontrollit ndaj kontrabandës, cilësisë dhe abuzimeve me sasitë e shitura në pikat e furnizimit.

Ulja e TVSH-së për ushqimet, paralajmërimi për përfitime të kompanive tregtare

Kritika të forta janë adresuar edhe ndaj propozimit për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore.

Megjithëse masa synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, Konfindustria paralajmëron se në projektpaketën fiskale mungon një mekanizëm që të garantojë kalimin e këtij përfitimi te konsumatori.

Sipas organizatës, përqendrimi i tregut ushqimor në duart e një numri të kufizuar operatorësh krijon rrezikun që ulja e TVSH-së të mos shoqërohet me ulje proporcionale të çmimeve.

Në këtë mënyrë, lehtësimi fiskal mund të përkthehet në rritje të fitimeve për kompanitë tregtare, ndërsa familjet shqiptare të mos përfitojnë në masën e synuar nga ndërhyrja e qeverisë.

Rritja e TVSH-së në 21%, paralajmërohet shtim i inflacionit

Konfindustria kundërshton edhe mënyrën se si është propozuar rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%.

Sipas saj, një ndryshim i tillë duhet të paraprihet nga një debat i gjerë publik dhe ekonomik, pasi prek drejtpërdrejt kostot e biznesit, çmimet e konsumit, investimet dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.

Organizata vëren se dokumentet shoqëruese të projektpaketës nuk përmbajnë një analizë të qartë mbi ndikimin e kësaj mase në inflacion dhe në konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Nga përllogaritjet e saj paraprake, ndikimi i menjëhershëm në shtimin e inflacionit mund të jetë në intervalin 0.6 deri në 1.7%.

Kjo do të thotë se, sipas vlerësimeve të Konfindustrisë, rritja e TVSH-së mund të ushtrojë presion të ri mbi çmimet, në një kohë kur bizneset prodhuese përballen me kosto të larta dhe familjet me shpenzime të konsiderueshme për mallrat bazë.

Dokumenti: 

Konfindustria i paraqet Kuvendit të  Shqipërisë kërkesat, vërejtjet dhe propozimet për projekt paketën fiskale 2027.

Duke u mbështetur në vlerësimin e gjëndjes së përgjithshme ekonomike, financiare, institucionale, parashikimet për vitin 2027 parashikohet të jenë pesimiste në treguesit thelbwsorw makroekonomike. Arsyet kryesore janë si më poshtë:

  1. Shkalla e lartë e tregjeve të mbyllura pa konkurencë, me karakteristika të tipit kartel, oligopol dhe monopol sidomos në sektorë strategjikë
  2. Deficiti tregëtar për vitin 2026 parashikohet të arrijë nivelin rekord historik negativ prej mbi 5.8 miliard euro me shtim mbi 200 milion euro nga viti 2025
  3. Industria parashikohet të jetë në vitin e 5 në vazhdim me kah rënës
  4. Prodhimi bujqësor parashikohet të jetë sërish në rënie për vitin e 4 rradhazi
  5. Varësia e lartë nga burimet informale shoqëruar nga goditjet e SPAK rrezikojnë seriozisht të prekin edhe Sektorin e Ndërtimit, që ka mbajtur afërsisht 18% të PPB në vite
  6. Sektori i Turizmit po ul me shpejtësi nivelin e konkurueshmërisë me shtetet e rajonit
  7. Rënia e pritshme e të ardhurave informale, pasojë e goditjes së SPAK dhe rënia e fortë e prodhimit vendor, rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë e Monedhës LEK, me pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë dhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe rendin kushtetues
  8. Politikat tregëtare tip dumping të shteteve konkurente në tregëti dhe mungesa e plotë e kundërveprimit nga institucionet ekzekutive vendore
  9. Rritja e konkuruenshmërisë fiskale, financiare dhe institucionale për tërheqjen e investimeve nga shtete të tjera të Rajonit dhe më gjerë
  10. Shkalla e lartë e korrupsionit dhe dobësisë së institucioneve ekzekutive

Duke mbajtur parasysh gjendjen e mësipërme makroekonomike dhe institucionale, propozimet e Konfindustrisë për Projekt Paketën Fiskale 2027 janë si më poshtë:

  • Heqja e takës së qarkullimit 27 lekë/litër për karburantet.
  1. Problematikat:
  2. Në kushtet e tregut të karburanteve të ndodhur në kushtet e mungesës së konkurencës në të gjithë segmentet: -portuale,- depozitimit,-tregëtisë me shumicë,- tregëtisë me pakicë, rrezikon, që heqja e mirëpritur e taksës së qarkullimit të mos pasqyrohet e plotë te konsumatori fundor, por të përfundojë si fitim shtesë i plotë dhe/ose i pjesshëm për tregëtarët.
  3. Në paketën fiskale nuk ka asnjë të dhënë shpjeguese sesi do të bëhet e mundur, që ulja e cmimit të përcillet te konsumatorët bizneset dhe qytetarët.
  • Shtimi i taksave vjetore të mjeteve motorrike deri në vlerën financiare e munguar në buxhet nga heqja e taksës së qarkullimit të karburanteve.
  1. Problematikat:
    1. Zevendësimi i vlerës së munguar në buxhet nga mungesa e të ardhurave të “taksës së qarkullimit së karburanteve”me taksa shtesë vjetore të automjeteve” nuk ka asnjë efekt në uljen e përgjithshme të barrës fiskale të transportit për qytetarët dhe bizneset. Sa më sipër përkthehet në mbajtjen e kostove më të larta të qytetarëve dhe bizneset me shtetet në rajon dhe më gjerë me pasojë vazhdimësinë e uljes së konkurueshmërisë së industrive,prodhimit bujqësor dhe shërbimeve vendore.
  1. Rreziku real i rritjes së mëtejshme të kostos së përgjithshme të transportit ( taksa vjetore të shtuara plus kosto karburanti) në krahësim me regjimin fiskal në fuqi në vlerën prej mbi 200 milion euro/vit.
  • Në mungesë të garancive institucionale për pasqyrimin në cmimin fundor të “heqjes së taksës së qarkullimit “ dhe situatës së mungesës së konkurencës në tregun oligopol të   karburanteve, konsumatorët biznese dhe qytetarë rrezikojnë të paguajnë njëkohësisht : – edhe vlerën e derisotme të plotë    të transportit (  taksa vjetore të shtuara të mjeteve dhe koston e karburanteve) si dhe plus    gjithë  vlerën në cmimin e karburanteve, që nuk do të përcillet në cmimin fundor nga heqja formale e “taksës së qarkullimit”, por do përfundojë si super fitim për operatorët/shitës. Kosto shtesë e karburanteve në regjimin e ri mund të shkonte në mbi 200 milion euro nga aktualisht varësisht shkallës së paqyrimit të heqjes së “taksës së Qarkullimit prej 27/lekë litër në cmimin fundor. Vlerësojmë , që vetëm nga rritja e TVSH në 21% kosto e karburanteve do të rritet me 2 lek/litër.

Propozimet e Konfindustrisë:

  1. Niveli i taksimit vjetor të mjeteve motorrike në Shqipëri të jetë jo më i lartë sesa mesatarja e të njejtës taksë në shtetet e rajonit kufitare( Mal i Zi, Maqednoni e Veriut, Kosovë)
  2. Cmimet fundore të karburanteve në Shqipëri të sigurohet të kenë si tavan ligjor reference jo më të lartë se mesatarja e cmimeve të krahësimore të shteteve fqinje të rajonit(( mal I zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut)
  3. Të krijohet Enti Kombëtar i Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë për kontrollin e përhershëm të tavanit të cmimeve, abuzimet me cilësinë, volumet dhe rezervat strategjike
  • Të bëhet një rirregullim i plotë me qëllim efektivitetin dhe heqjen e taksave të tjera mbi karburantin të dhëna me koncesion
  • Të merren masa ligjore për mbrojtjen me cdo kusht dhe sa më shpejt të standarteve të cilësisë së karburanteve në qarkullim në Shqipëri
  1. Të merren masa për vlerësimin dhe ndëshkimin e vjedhjeve/abuzimeve, që bëhen në “volumet e shitura” të pikave të karburanteve, përfshi edhe koncesionarët përgjegjës të shërbimit në fjalë.
  2. Të merren masa kundër kontrabandës masive në tregun e karburanteve me pasoja në buxhetin e shtetit si dhe qytetarët dhe bizneset.
  3. Të kryhet reformë e plotë në sistemin fiskal të sotëm të regjistrimit dhe taksimit të automjeteve. Sa më sipër duhet shoqëruar me një amnisti të plotë dhe pas saj me forcim të rregullave të nxjerrjes jashtë qarkullimit të mjeteve motorrike.
  • Ulja e “TVSH-së” nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore.
    1. Në projekt paketën fiskale 2027 mungon tërësisht plani institucional sesi do të bëhet e mundur , që ulja e TVSH-së do të pasqyrohet në të njejtën vlerë te cmimet fundore për qytetarët. Rreziku është, që mbështetur në praninë e grupimeve oligopol dhe kartel në sektorin ushqimor, ulja e TVSH-së me 14% të përfundojë si superfitim për tregëtarët dhe mos pasqyrohet në përfitim të qytetarëve.
  • Rritja e TVSH-së’ nga 20% në 21%
  1. Konfindustria vlerëson, se vendimi i mësipërm duhet të shoqërohet me debat të gjerë paraprak për pasojat ekonmike financiare në afatgjatë dhe duke dhënë kohën e nevojshme përgatitore për bizneset. Në materialet shoqëruese nuk ka asnjë shpjegim për ndikimin e këtij ndryshimi në inflacionin afatshkurtër, qëndrueshmërinë ekonomike-financiare, konkurueshmëri, investime, mirëqënien e qytetarëve etj. Nga vlerësimet e përafërta ekonometrike rezulton, që ndikimi i menjëhershëm negativ ne shtim infacioni do të jetë në intervalin 0.6-1,7%
  • Rritja e Tatim Fitimit për bizneset nga 15%-17%:
  1. Konfindustria kërkon, që niveli prej 17% të zbatohet vetëm për kategoritë e bizneseve, që punojnë në kushtet e tregjeve të mbyllura si:
    1. Kompanite Koncesionare
    2. Kompanitë që punojnë me PPP
  • Bizneset me statusin e investitorit strategjikë
  1. Kompanitë në tregje të mbyllura me licenca shtetërore si banka, kompani telefonike, minerare, karburante, etj
  2. Të gjitha kompanitë e përfshira në transaksione tregëtare me kategoritë e mësipërme
  1. Të gjitha kategoritë e tjera të biznesit të vazhdojnë me nivelin e derisotëm të 15% tatim fitimi

UGSHPD: SIMBOLI I ‘ZERO EUROS’ DHE BONUSI 2500 € PËR VJIËN E FRONTIT

(Procesi i Zgjerimit Evropian dhe zvogëlimi i kryeministrit shqiptar)
 
 

Është interesante që nga Euronews në ‘Enlargement Talks‘ të së Martës 3 Nëntor, 2026 në ‘EU Enlargement Summit’* nuk i bënë disa pyetje kryeministrit të Shqipërisë për votën në Kuvendin e Shqipërisë mbi Imunitetin e Guvernatorit të BSH, as për Buxhetin e 2027 që pritet të diskutohet po ashtu në Kuvendin e Shqipërisë sikurse edhe për pyetjen tjetër interesante se përse Lek–u- mbetet ende i fortë në raport me euron(?),… dollarin, pounding britanik si dhe me të tjera monedha në tregun e këmbimit që e kanë peshën e tyre në këto vite krize dhe luftërash rajonale. 

Ndoshta në mbi 30 minuta Maria Tadeo gazetarja e Euronews nuk mundi t’i bënte atë që ATSH-ja e hodhi menjëherë me propagandën zyrtare në tregun mediatik vendas ku titujt kryesorë të ditës i anashkalonin protestat, nuk flasin më për protestues të lënduar nga dhuna policore, por theksojnë zbatimin e gjobave të “Paketën kundër dhunës dhe anarkisë urbane” që ka përgatitur qeveria. Flasin vetëm për suksese të rrugëtimit drejt BE-së si:
“Kryeministri Rama, vizitë në Bruksel”, 
“Rama: Me Listën Studentore ‘muzika‘ në Beograd nuk do të ndryshojë për çështjen e Kosovës”, 
“Rama: Negociatat me BE-në do t’i përmbyllim sipas kalendarit të përcaktuar”, 
“Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në fuqi për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, 
“Rama: Mediet sociale po sfidojnë realitetin tonë të përbashkët, policia pala më e dëmtuar nga protestat”, 
“Rama takohet sot me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte” (*),
etj. sa e tejkalojnë vetëm me pak orë fshehjen e kryeministrit gjatë dy-tre javëve i cili po përpiqet me çdo kusht dhe po investon për të shtypur lëvizjen studentore.

Duke zgjedhur mbrojtjen dhe përdorur intimidimin e mbuluar me humor vulgar shpesh ndaj gazetares, kryeministri nuk paraqiti interesa pë Shqipërinë, por u kujdes për imazhin e vetes dhe shprehu në mënyrë shembullore injorancën autokratike (mori edhe duartrokitje në mbyllje), kundrejt gjuhës diplomatike dhe qytetare që shumë nga drejtues shtetesh dhe të ftuar që me kënaqësi mund t’i dëgjoje për të mësuar të reja rreth procesit të zgjerimit evropian. Kryeministri i Shqipërisë me mburrje dallohej të bënte edhe “filozofime” dhe rrotullime frazash pikërisht për t’i shpëtuar pikërisht asaj që shqiptarët kanë vërtetuar se përse është i pamundur dialogu me të. 
 
Në një rast kryeministri mes tensionit u shpreh se:-“Unë jam dikush që, e dini, gjithmonë më pëlqen të debatoj, të përballem me njerëzit, të sfidohem dhe të sfidoj të tjerët“. Pra toni i përballjes që kuptohet se është kundërvënia, janë dallimi më i qartë i vështirësisë së kryeministrit kur vetëmbrohet me treguesin tjetër të konceptit të përsëritur të tij dhe përmend se:-“Liria e dikujt mbaron atje ku fillon liria e tjetrit”. 
 
Pra pa shkuar tek mendimtarët që e kanë argumentuar dhe e kanë trajtuar këtë kuotë duke dhënë një mendimin të një rëndësie të veçantë kur çështja diskutohet mbi liritë civile, e drejta për të protestuar.
 
Narrativa se shteti e ka nën kontroll, e ka thyer apo është filtruar për të përçarë protestën, kjo gjendje do të jetë e përkohshme sepse koncepti i lirisë (fjalën e lirë, të drejtën e grumbullimit dhe protestën) janë dhunuar. Pikërisht tani nuk qëndron më ajo ndarje e artë të gjuhës së qetë e të qytetëruar kur ndërgjegjësimi përpara ligjit është se:-“E drejta juaj mbaron aty ku fillon hunda tjetrit“* e njohur në argumentimin juridik si (Your rights end where his nose begins) . 
Ky kufi tashmë është tejkaluar mes policisë dhe protestuesve ndaj edhe dialogu është refuzuar. 
Drejtësia duhet të ushtrojë veprimin e vet për çdo rast.
Pretendimet e kryeministrit se numri i policëve të plagosur është disa herë më i madh se sa ai i protestuesve të plagosur, të lënduar, apo të shoqëruar  dhe ndaluar afatgjatë në komisariate, vetëm duke u krahasuar me pamjet e transmetuara live nga mediat vendase dhe ndërkombëtare janë treguesi i masave administrative, gjobave dhe censurës si mjete të vetme të “buta” që pushteti ka ushtruar dhe po ushtron pandërprerë deri në krijimin e një zemërimi të ri të qytetarëve.
 
Kur flitet për zgjerimin e Evropës një nga influencat që të bie në sy veç tregtisë dhe lëvizjes së lirë është monedha euro. 
Të gjitha vendet që e duan afrimin sikurse edhe të tjerë shtete që e kanë përgëzuar prej kohësh BE-në e kanë bërë diçka fare të vogël vlerësuar tregtinë, lëvizjen e lirë, turizmin me kontinentin e vjetër duke e respektuar dhe duke bërë një fushatë njohjeje me monedhën euro.
Nuk po e sjellim thjeshtë këtë krahasim.
Leku dhe politika e keqe ose keq qeverisja janë shkaktarë të korrupsionit dhe varfërimit të qytetarëve.
 
Juve ndoshta e keni ndeshur si kuriozitet, por jo një të ngjashëm me këtë përmbajte kur shtrojmë pyetjen:- Si nuk i ka shkuar në mendje Rilindësve Socialistë, kaq të lidhur dhe largpamës me ëndrrën Evropiane që të përqafonin simbolikisht qoftë edhe kartëmonedhën me vlerë ‘Zero Euro’*?
 
Ose:- A e dini se 77 vende të botës e përdorin kartëmonedhën ‘Zero Euro’, për të promovuar vendet e tyre, turizmin, natyrën, tipiken dalluese, njerëz të shquar dhe histori nga vendet e tyre?
… mesa duket kjo nuk është thjeshtë një risi për ata që lekun dhe kartëmonedhat e vendeve në përdorim të fituara përmes korrupsionit dhe trafiqeve e kanë më të lehtë t’i fshehin, groposin deri sa të gjenden të mykura nga hetimet e rastësishme të prokurorëve.
Shqipëria dhe disa vende fqinjë si Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hezegovina, Maqedonia e Veriut çuditërisht janë ndër vendet që aspirojnë BE-në, por nuk e promovojnë një nisimë të lindur në Francë në vitin 2015 me përjashtim të Republikës së Kosovës.
Tek sa i kthehemi Shqipërisë, muajve të vrullshme të zhvillimeve shoqërore të saj, marrëdhënia e pushtetit me paranë u pa qartë me atë që regjimi kundërshtoi dhunshëm protestën duke paguar forcat policore me dhe pa identifikim, por “të frontit të parë” sipas kryeministrit me një shumë 2500 euro, përgjigja krijuese e rinisë ishte prerja e re e kartëmonedhës që personifikonte kryeministrin, dhe përleshjen e një të riu me disa policë të pajisur e të mbrojtur gjer në dhëmbë.
Ky krahasim në formën e një meme-je që personifikon mercenarizmin dhe dhunën zuri vend që në ditët e para kur ky vendim u shpall nga kryeministri.
Ajo kartëmonedhë zuri vend krah pamjeve live që i bënë mediat vendase dhe ndërkombëtare, protestave të dhunshme, jo proporcionalitetin e forcave policore në goditjen e protestuesve si dhe përndjekjen dhe arrestimet ndaj tyre duke u justifikuar me identifikimin e personave të maskuar përmes teknologjisë, por pa harruar miliona investime për pajisje dhe automjete që të mundësojnë në të ardhmen ndërhyrjet dhe goditjen e protestës.
_________
*EU Enlargement Summit- Samiti i Zgjerimit, 3 Nëntor, 2026 Bruksel
*tituj nga ATSH dhe propaganda 3 Nëntor, 2026
* “E drejta juaj mbaron aty ku fillon hunda tjetrit“.
3 Nëntor, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

“Rama në burg!” – Kryeministri përballet me protestat e shqiptarëve edhe gjatë vizitës në Bruksel

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur kryeministri Edi Rama është përballur me protesta edhe në Bruksel, ku ndodhej sot.

Protestuesit thërrasin drejt tij “Rama në burg” disa herë, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare kthen kokën, por pa reaguar.

Kjo nuk është hera e parë që Rama përballet me protesta ndaj tij edhe gjatë vizitave zyrtare jashtë Shqipërisë, me shqiptarët që kanë protestuar ndaj tij në disa vende evropiane, si edhe në SHBA. bw

Pedagogu thirrje studentëve dhe mediave: Rezistoni! Mediat të braktisin pushtetin e korruptuar, ktheni kamerat nga…

Në ditën e 22 të bojkotit të universiteteve, studentë dhe pedagogë kanë vijuar rezistencën e tyre për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

I pyetur nga gazetarja e Syri Tv, Fjona Çela, një pedagog ka theksuar se bojkoti vijon dhe se ata nuk do të reshtin së kërkuari dorëheqjen e kryeministrit, sepse kjo është një diktaturë shumë më e sofistikuar se ato të shkuarat. Ai u ka bërë thirrje studentëve të rezistojnë, mediave që të lëshojnë këtë pushtet të korruptuar dhe të kthejnë kamerat nga ajo çfarë po ndodh për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

“Ne vazhdojmë bojkotin për aq kohë sa shumë çështje nuk janë zgjidhur, sidomos çështja kryesore, dorëheqja e kryeministrit Rama. Nuk do të reshtim së kërkuari këtë lloj të drejte. Në këtë pikë ku ka vajtur e gjitha po tregon edhe më qartë një lloj diktature që po vendoset. Ne e qasim me diktaturat e vjetra, por kjo është shumë herë më e sofistikuar. Kështu që mendoj se kjo protestë i ka nxjerrë në pah të gjitha këto gjëra. I bëj thirrje të gjithë studentëve që të rezistojnë në këtë gjë që kanë nisur. I bëj thirrje gjithë pedagogëve t’i mbështesin studentët. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të hapin sytë dhe të shohin se çfarë po ndodh dhe të ndërgjegjësohen për këtë gjë. I bëj thirrje mediave se është koha që të lëshojnë pushtetin e kalbur, të korruptuar dhe të marrin një tjetër lloj ndërgjegjeje brenda tyre dhe të jenë më transparentë dhe të kthejnë kamerat nga ajo që po ndodh. Është koha të bashkohemi të gjithë”,- tha ai.

Studentët ironizojnë Ramën për dialogun, vendosin fotografi të dhunës policore mbi disa karrige: Diktator!

Studentët kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me kërkesën e tij për dialog, ndërsa ata i kërkojnë dorëheqjen.

 

Mbi disa karrige tek Universiteti Politeknik, studentët kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve, krahas së cilave kanë vendosur edhe disa letra në të cilat është shkruar: ”Diktator”.

Kujtojmë që edhe sot kryeministri bëri thirrje për dialog, por të rinjtë janë shprehur të vendosur se kërkesa e tyre për dorëheqje mbetet e panegiueshme. Panorama

“Protestë deri në dorëheqjen e Ramës” Studentët nisin marshimin në Universitetet e kryeqytetit, thirrje për bojkot të mësimit

 

Studentët kanë nisur këtë mëngjes marshimin në universitetet e kryeqytetit, duke vijuar protestën kundër qeverisë dhe duke kërkuar bojkotimin e procesit mësimor.

Pas Politeknikut, marshimi ka nisur drejt Universitetit të Arteve, ndërsa më pas të rinjtë pritet të vijojnë në fakultetet e tjera të Tiranës, ku do t’u bëjnë thirrje studentëve që t’u bashkohen protestave dhe të braktisin auditorët.

“Protestë deri në dorëheqjen e Ramës”, është mesazhi që shoqëron lëvizjen e tyre, ndërsa studentët theksojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave.

Ata bëjnë me dije se kanë zhvilluar diskutime dhe kanë vendosur bashkëpunim me grupe studentësh në universitete të ndryshme, përfshirë edhe studentët e Mjekësisë, me synimin për të zgjeruar bojkotin dhe për të bashkuar zërat e të rinjve.

Marshimi vjen në ditën e 22-të të protestës, e cila tashmë po shtrihet edhe në ambientet universitare, përmes thirrjeve për bojkot të mësimit dhe mobilizim të studentëve. bw


Send this to a friend