Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë konfuze ndaj refuzimit me votë të rezolutës që dënonte masakrat serbe në Srebrenicë. I gjendur nën presionin e fortë mediatik dhe publik, shefi i qeverisë reagoi 3 herë duke u munduar të kalonte fokusin tek sulmet ndaj ish-kryeministrit Berisha. Në reagimin e tretë, Rama u përpoq të tjetërsonte edhe votimin duke thënë se Parlamenti nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë!
SYRI TV
Edi Rama nuk e kishte parashikuar që refuzimi me votë nga deputetët e Partisë Socialiste të rezolutës që dënonte masakrën serbe në Srebrenicë do të ngjallte reagime kaq të forta në Shqipëri dhe rajon. Kjo u duk qartë nga reagimet konfuze të kryeministrit vetëm pak orë pasi deputetët e partisë së tij ngritën kartonat e kuq në Kuvend duke refuzuar dënimin e krimit më të rëndë të ndodhur në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Rreth orës 18:20 minuta, zyra e kryeministrit shpërndau reagimin e parë të Ramës me këtë përmbajtje.
“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!”
Por 2 minuta më vonë ky reagim i kryeministrit Rama u fshi menjëherë.
Tekstit të mësipërm iu shtuan edhe dy paragrafe të tjerë me një përpjekje të qartë për ta transferuar fokusin nga përmbajtja e rezolutës tek sulmet mbi ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik! Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”
Por reagimet e Rames nuk përfunduan me kaq.
Pavaresisht se vota e deputeteve socialiste ne Kuvend kunder rezolutes ishte publike, i gjendur nen presionin mediatik e publik, kryeministri u përpoq të tjetërsonte edhe votimin që refuzonte dënimin e masakrave serbe në Srebrenicë.
“Edhe një fakt për t’u nënvizuar: Parlamenti sot nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në procedurën trejavore parlamentare një dokument të ardhur nga Katrani, siç do të bëjë me çdo letër që do të ketë bojën e tij!”
Refuzimi me votë i rezolutës që dënonte masakrimin e 8 mijë burrave boshnjake në Srebrenicë erdhi vetëm një ditë pasi Edi Rama u shfaq i rehatuar në Bruksel mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe liderit të serbëve të bosnjes, Milorad Dodik.
Një grua 50-vjeçare, pastruese ne nje institucion shteror, u detyrua të bëjë dy vaksina kundër COVID-it me kërcënimin se, nëse nuk i bënte, do ta hiqnin nga puna.
I bëri, me . . .
Komuniteti Politik Evropian bën takimin e radhës në Tiranë. Ky komunitet, pavarësisht propagandës së ngritur rreth tij, është bazuar mbi një ide të vjetër. Ai është një “fëmijë” i ringj . . .
Nicusor Dan nuk mori pjesë fare në raundin e parë të zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, kur kishte nisur mandatin e dytë si kryebashkiak i Bukureshtit.
Ray Furlong
Pas muajsh . . .
Në Shqipëri ishte shfaqur kolera! 25 vjet më parë! Ne vrapuam me kamera e mikrofonë ndër duar dhe i zumë derën Ministrit të Shëndetësisë.Ai u vonua pak se kish qënë në terren! Ne . . .
Drejtuesit e opozitës u befasuan. Kandidatët e saj u befasuan. Simpatizantët u befasuan. Populli i thjeshtë mbeti i befasuar. Demokratët qëndrestarë, gjithashtu.
Vetëm Rama dhe ekipi i . . .
Clifford May, themelues i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.
Todd Prince
Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë me një mesazh të qartë për botën: “Amerika e Para”. Tan . . .
Janë hedhur të gjithë në sulm me shigjeta të helmatisura kundër diasporës duke marrë shkas nga rezultatet e publikuara të votës së diasporës nga KQZ e Celibashit!
Miq!
Rezul . . .
Shërbimi ukrainas i REL-it
Serhiy Horbatenko
Will Tizard
Deri vonë, trupat ukrainase rrezikoheshin teksa dërgonin furnizime kritike në vijat e frontit. Tani, ata po përdorin dronë tok . . .
Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi Joanikije dhe Patriarku Porfirije në Podgoricë, 5 shtator 2021.
Iva Martinoviq
Nga lavdërimi deri te dekorimi dhe shpallja s . . .
Automjete me targa diplomatike të Ambasadës shqiptare në Romë mësyjnë Italinë, me lista patronazhimi e forcën e qeveritarit, diplomatë shqiptarë pretendojnë votën për Partinë Socialiste . . .
Andriy Kuzakov
Current Time
Në vijën e frontit, në rajonin Sumi, forcat ukrainase po i zmbrapsin sulmet ruse dhe po futen në rajonet Kursk dhe Belgorod, në Rusi. Duke folur për pro . . .
Procesi i numërimit të votave të shqiptarëve të diasporës, për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ka nxjerrë në dritë një shifër alarmante: janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi, . . .
Komentet