Ish-ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë e Hercegovinë, Flamur Gashi, komentoi me Juli Krisafin në Syri Tv votën kundër të Parlamentit shqiptar për rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë.
Gashi deklaroi se kjo që ka ndodhur sot është për të ardhur keq ndërsa e quajti një njollë të errët për shqiptarët. Më tej ai u shpreh se nuk e ka imagjinuar kurrë që parlamenti i vendit të tij nuk do ta votonte një rezolutë për masakrën e Srebrenicës.
“27 vite nga masakra e Srebrenicës, 15 korrik 1995, ishin të izoluar 40 mijë qytetarë. Aty Janë ndarë 8372 qytetarë që janë vrarë.
Mbi 95 e të vrarëve janë meshkuj. Edhe pse në 1993 me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, zona e Srebrencisës ka qenë shpallur e mbrojtur.
Sa herë pyetet për Srebrenicën, është e pamundur që njerëzve mos t’ju mbushen sytë me lot. Pesë herë e kam vizituar përkujtimoren e Srebrenicës.
Kjo që ka ndodhur sot në Parlamentin e Shqipërisë, është një njollë e errët për shqiptarët.”-deklaroi Gashi.
Komentet