Barometri diplomatik
*** Që të mos keqkuptohemi, kuadro si Gëzim Mekuli kemi edhe shembuj të tjerë, të cilët qe më se 20 vjet janë braktisur nga politika dhe nga diplomacia e Kosovës, për shkak të ruajtjes dhe të rezervimit të pozitave dhe të kolltukëve të “akraballëkut” mëhallor dhe partiak (sipas çelësit). Ky problem është shumë i thellë dhe kompleks, por, ne po e ilustrojmë vetëm me shembullin e Mr. Gëzim Mekulit (akitivist dhe kontribues i dallueshëm i Vetëvendosjes dhe i kauzës kombëtare shqiptare), me vetëqëndrim në Osllo të Norvegjisë.
Ky fenomen negativ i politikës dhe i diplomacisë së Kosovës ka ndodhur dhe, fatkeqësisht ende është në “modë”, ngase vlerat nuk çmohen nga regjimet e deritashme në Kosovë (2008-2022).-Duhet të kesh ndonjë mik të njohshëm me ndikim të madh në “merimangën” e nomenklaturës së qeveritarëve të Kosovës, që të zësh ndonjë pozitë të rëndësishme në psuhtet. Ndryshe, matematikat e tjera, nuk vlejnë, nëse, edhe “100 herë” të meritoje, se ke për t’u bërë qoftë ministër, qoftë ambasador etj. Këtë përgjedhje negative të kuadrove, tanimë, qe 14 vjet e kanë dëshmuar shembujt praktikë të aparatit diplomatik dhe konsullor të Kosovës.
-Sigurisht se ka edhe raste të tjera, por, unë, kësaj here po e përmend vetëm rastin e Mr.Gëzim Mekulit, i cili, qëmoti e ka merituar të jetë Ambasador (jo vetëm në Norvegji, ku më se dy dekada është duke jetuar dhe vepruar si intelektual dhe patriot i devtoshëm shqiptar), por në cilindo shtet të botës, që është anëtar i OKB-së
Kush është Mr. Gëzim Mekuli ? –Një djalosh me edukatë dhe me ndërgjegje të lartë kombëtare shqiptare, dhe, një atdhedashës, i lozës me traditë kombëtare dhe patriotike të Esad Mekulit dhe të Hasan Mekulit, i zoti profesionalisht (ka mbaruar kolegjin dhe ka magjistruar në Osllo të Norvegjisë, ka botuar disa libra nga fusha politike, diplomatike dhe nga ajo e mediave. Për këtë mjafton të shfletohet webfaqja e tij www.mekluipress.com, e hapur në shërbim dhe në mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës).
Mr.Gëzim Mekuli e meriton të jetë ambasador në cilindo shtet të OKB-së !
Mirëpo, kur do të vijë ajo kohë, që edhe në Kosovë të çmohen vlerat dhe jo antivlerat? – Sepse gjthmonë nuk shkon “kugulli mbi ujë, ti mua e unë ty”, nuk bëhet diplomacia e as politika e një shteti vetëm mbi baza nepotiste, duke eliminuar kuadrot e mirëfillta dhe të merituara. Nuk veprohet ashtu, sepse shteti është më shumë sesa një parti, aty kanë të drejtë punësohen të gjithë shtetasit e Kosovës, jo vetëm fëmijët, nipat, mbesat, dajat, miqtë e “buxhovanave” sipas mëhallave dhe partive të ndryshme.
Që nga pavarësimi i Kosovës (17 shkurt 2008) e deri më sot (26 prill 2022), përzgjedhja dhe dekretimi i ambasadorëve të Kosovës, kryesisht është bërë mbi baza nepotiste (të shumëtën sipas çelësit partiak, mëhallor dhe të grupeve të ndryshme të interesit).
Kjo është një nga arsyet pse Kosova ka ngelur jashtë Organizatës së Kombeve të Bashksuara, si dhe, pse 18 shtete që kanë njohur Kosovën kanë tërhequr njohjet e tyre ndërkombëtare (2008-2022), ngaqë me “ambsadorë me kontratë” diplomacia dhe politika e jashtme e Kosovës ka ngelur vërtet në “mëshirën” e burokratëve dhe despotëve të ndryshëm, që Kosovën e kanë shndërruar në feudën e tyre privaye dhe partiake.
Gjithashtu, shpërfillja dhe mungesa e zgjedhjes së ambasadorëve të karrierës ka ndikuar dhe, ende po ndikon në krijimin e problemeve dhe të aferave diplomatike të ambasadorëve në disa shtete të OKB-së.
Pa ambasadorë të karrrierës, që e meritojnë dhe, që i plotësojnë të gjitha kushtet e parashikuara me ligjin e caktuar të qeverisë së Kosovës, diploamcia dhe politika e jashtme e Kosovës, do të stagnojë sikurse këtu e 14 vjet më parë (2008-2022).
Së fundi, ata, që janë të prirur në mosjohjen e meritave të tjerëve, nuk e meritojnë të jenë as në krye të ndonjë partie e as ballë të shtetit, sepse drejtazi dhe zhdrejtazi dëmtojnë interesat vitale të shtetit dhe të popullit.
Veç armiqtë obskurantistë të amalgamës sllavo-bizantine i kanë halë në sy dhe, me shekuj e luftojnë elitën e mirëfilltë akademike dhe patriotike shqiptare. Këtë së fundi, në prillin e vitit 1999, e dëshmoi edhe vrasja e Akademikut dhe e shkencëtarit të shquar shqiptar Fehmi Agani (Nënkryetar-zemra motorike centrifugale e LDK-së) të cilin paramilitarët dhe policia çetniko-fashiste serbe e ekzekutuan barbarisht në afërsi të Lipjanit, më 6 maj 1999, duke e nxjerrur nga ‘Treni i vdekjes” , që deportonte shqiptarët nga Prishtina-Kosova drejt Bllacës në Maqedoni. Të njëjtin fat tragjik e përjetuan edhe profesorët e dalluar patriotë shqiptarë të Universitet të Kosovës, Prof.Dr. Latif Berisha (Kryetar i Degës së LDK-së në Mitrovicë dhe Prof. Mr.Ukshin Hoti, trupi i të cilii ende nuk dihet se ku ka përfunduar nga paramilitarët dhe nga policia serbe e burgut të “Dubravës” së Istogut. -Ende evidencohet si “i pagjetur” në mesin e “1647” shqiptarëve të zhdukur nga forcat çetnio-fashiste paramilitare, policore dhe militare të Serbië s137 Slobodan Milosheviqit.
Komentet