VOAL

VOAL

Profesori kroat thotë më mirë të mos flasim për luftë në Ballkan: Nëse flasim, ajo ndodh

April 13, 2022

Komentet

Azem Hajdari Jr.“U detyrova të bëhem burrë para kohe, nëse do të ishte gjallë do të ishte mrekulli”

 Rrëfimi emocionues i djalit të Azem Hajdarit: Peshën e emrit që mbaj e ndjeva në moshë të vogël

Azemi Hajdari, djali i një prej themeluesve të PD dhe liderit të lëvizjes studentore 1990-91 që çoi në rënien e regjimit komunist, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ku rrëfeu mes emocionesh jetën e tij dhe kujtimet për babanë, i vrarë në një pritë më 12 shtator 1998 në Tiranë.

 

Azemi, që mban emrin e babait të tij tregoi se që i vogël ka ndjerë fuqinë e emrit të babait.

“Isha 3-4 vjeç kur kuptova rëndësinë e emrit dhe mbiemrit që mbaj. Kujtoj që duhet të vishesha me kostum dhe njerëzit më thoshin ‘do të bëhesh si babi’”, rrëfeu ai.

Ai kujtoi ditët kur në shtëpinë e tyre vinin miqtë dhe bashkëpunëtorët e babait, duke ndarë histori për aktivitetin dhe jetën e Azem Hajdarit.

“Për babain më kanë folur jo vetëm familjarët, por dhe njerëz që e njohën gjatë jetës. U detyrova të bëhesha burrë para kohe, dhe nëse do të ishte gjallë, do të ishte një mrekulli për mua,” shtoi Azemi.

Ai tregoi edhe një kujtim të veçantë nga lufta e Kosovës, kur babai i tij kishte strehuar 12 persona në shtëpi, të cilët e thërrisnin “bacë”.

“Kur vinte në shtëpi, ulej me ta në sofër, dhe gjithmonë tregonte empati dhe dhembshuri për njerëzit,” tha Azemi.

Duke folur për rolin e babait dhe ndikimin e tij tek brezi i ri, Azemi u shpreh se Azem Hajdari nuk sillte streset dhe problemet në familje, por ishte shembull për njerëzit me empati dhe përkushtim.

Për të, mungesa e babait ka qenë një inkurajim dhe një sfidë: “Dashuria dhe mbështetja që më mungoi, më detyruan të rritem më shpejt dhe të bëhem burrë para kohe.”

Azem Hajdari: Isha 3-4 vjeç, kur e kam ndjerë fuqinë e emrit dhe mbiemrit që mbaj që kur isha i vogël dhe kujtoj që duhet të vishesha me kostum, e më drejtoheshin njerëzit që më thonin do të bëhesh si babi.

Ishin disa ditë në vit, kur në shtëpinë tonë vinin njerëz dhe dëgjoja histori për babain.

Për babain më kanë folur jo vetëm familjarët por dhe njerëz që i ka hasur jeta me të. U detyrova të bëhem burrë para kohe, nëse do të ishte gjallë do të ishte mrekulli për mua. Unë nuk e thirra dot baba.

Nëse ka një të mirë po ta shohim gotën para kohe, është dashur të bëhem burrë para kohe.

Salianji-Nokës: “Jep dorëheqjen dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”

Shtypi i Tiranës njofton se ka patur debate të forta në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vijoi punimet me dyer të mbyllura prej orës 14:00. Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate të ashpra mes Berishës, Nokës dhe Salianjit.

Noka i është drejtuar Salianjit me fjalët: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”.

Nga ana e tij, Salianji i është përgjigjur: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.

KUR VENDIMET E GJYKATAVE KTHEHEN NË KRIZË BESIMI DHE HUMBIN PESHËN PËRBALLË PUSHTETIT…- Nga Ilir Çumani

 

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese kundër GJKKO-së për të çbërë pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku nuk është thjesht një akt juridik, por një ngjarje që ka goditur drejtpërdrejt nervin e një shoqërie të rrënuar dhe të lodhur nga mosbesimi.
Ky vendim ka rihapur plagën më të madhe të shtetit shqiptar: dilemën nëse drejtësia mbetet e pavarur apo bëhet pjesë e mburojës politike që mbron nga përgjegjësia penale vetëm të fuqishmit dhe të pushtetshmit.
Në një vend ku reforma në drejtësi është paraqitur si projekti më ambicioz për rivendosjen e shtetit ligjor, çdo vendim që prek figurat e larta qeveritare vlerësohet jo vetëm për atë që shkruhet në dispozitiv, por edhe për atë që lexon opinioni publik midis rreshtave.
Sot, mesazhi që po qarkullon është jashtëzakonisht i zymtë. Tepër i zymtë. Edhe kur dyshimet janë të rënda dhe pozita shumë e lartë, përgjegjshmëria duket se bëhet e diskutueshme, veçanërisht kur në lojë futen ndikimet e pushtetit ekzekutiv.
Në thelb, çështja nuk ka të bëjë vetëm me një funksionare të rangut të lartë shtetëror, të vënë tashmë nga GJKKO nën akuzë penale përmes një procedure gjyqësore.
Ky rast është bërë simbol i një perceptimi që tashmë ka marrë formë të kristalizuar: se institucionet më të larta të vendit, ato që duhet të qëndrojnë si mekanizma të pakomprometuar kontrolli, po shfaqin dobësi atje ku pritet të jenë më të forta.
Dhe këtu shtohet një element që për publikun është po aq domethënës sa vetë vendimi: ritmi me të cilin veproi Gjykata Kushtetuese. Shpejtësia marramendëse me të cilën kjo çështje u mor në shqyrtim krijon një pështjellim të pashpjegueshëm dhe ndjesinë e një institucioni që mezi kishte pritur ta trajtonte këtë rast.
Në një realitet ku proceset zakonisht zvarriten, ku mijëra çështje presin me vite të hyjnë në rend dite, fakti që kjo dosje u trajtua me një urgjencë të pazakontë u lexua gjerësisht si një sinjal i pashmangshëm: se kur preket pushteti, sistemi lëviz me një shpejtësi të çuditshme e marramendëse.
Kjo nuk është thjesht përshtypje, por një dritare e drejtpërdrejtë në atë se si formohet perceptimi i krizës së besimit.
Gjykata Kushtetuese, që duhet të mbrojë parimet themelore të Republikës, sot u përball me një provë ku qytetarët prisnin jo vetëm ligjshmëri, por edhe një ndjeshmëri të lartë ndaj standardit të përgjegjshmërisë publike.
Për shumë shqiptarë, vendimi nuk e dha këtë siguri. Përkundrazi, ai u duk si një tërheqje e barrierave të drejtësisë pikërisht në pikën ku eksponentët e pushtetit preken nga hetimet.
Ky është një dëm që nuk rikuperohet lehtë, ngase nuk prek vetëm perceptimin për një çështje të vetme, por ushqen një klimë mosbesimi që shtrihet në gjithë sistemin përmes këtij precedenti të pashembullt.
Është dramatike për një demokraci që qytetarët e saj të besojnë se ligji funksionon me dy standarde: ndryshe për njerëzit e zakonshëm dhe ndryshe për zyrtarët e lartë. Sot, shumë prej tyre e lexuan vendimin si një konfirmim të kësaj ndarje të padrejtë.
Ky nuk është thjesht problem i drejtësisë; është problem i vetë shtetit.
Gjykatat nuk janë thjesht zbatues të ligjit, por arkitektët e besimit publik.
Nëse një vendim krijon përshtypjen se fuqia politike, edhe kur është në shkelje të ligjit, është e paprekshme, atëherë çarja midis qytetarit dhe institucioneve thellohet.
Reforma në drejtësi fillon të perceptohet jo si një projekt i emancipimit institucional, por si një strukturë e bukur në letër, por e brishtë në realitet.
Shqipëria ndodhet në një moment historik ku ka nevojë të dëshmojë se shteti ligjor nuk është një trill. Në këtë kuadër, çështja Balluku ishte një mundësi për të treguar se askush nuk qëndron mbi përgjegjësinë. Por vendimi i sotëm e la këtë provë të hapur dhe të pambyllur.
Ai e zhvendosi debatin nga ligjshmëria te morali institucional, nga teknikalitetet te integriteti, nga dispozitat te perceptimi. Dhe perceptimi është i prerë: edhe këtë herë, sistemi duket se u rreshtua më pranë pushtetit sesa pranë interesit publik, pranë qytetarit.
Reforma në drejtësi nuk matet me raportet ndërkombëtare, as me struktura dhe zyra të reja apo me emra të institucioneve. Ajo matet me një tregues: nëse qytetari ndihet i mbrojtur nga ligji. Sot, shumë shqiptarë u ndjenë më të pambrojtur. Dhe ky është alarmi i vërtetë që ky vendim ndezi.
Një demokraci mund të përballojë gabime politike, kriza ekonomike, madje edhe polarizim të fortë, por asesi nuk përballon dot krizën e besimit te drejtësia. Sepse aty fillon erozioni i themeleve të shtetit ligjor.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është fundi i kësaj historie, ngase nuk e zhbën dot një hetim të thelluar dhe të zgjeruar që kanë ndërmarrë SPAK dhe GJKKO ndaj zv.kryeministres Balluku.
Por ky vendim është fillimi i një pyetjeje shumë më të madhe: a kemi një drejtësi që i reziston presionit të pushtetit, apo një sistem që lëkundet sa herë që pushteti përballet me të?
Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të përcaktojë jo fatin e një çështjeje, por fatin e vetë Republikës!
Tiranë, e premte – 12 dhjetor, 2025

Edhe Bokshiq është brenda hartës gjeografike të Klinës!- Nga Florim Zeqa

 

Letër e mbyllur dhe e hapur publike për:

 

-Kryetarin e Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj

-Asamblenë Komunale-Klinë

-Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)

 

Fillimisht po i drejtohem të sapozgjedhurit për mandatin e tretë në postin e kryetarit të Komunës, zotit Zenun Elezaj, me urimet më të sinqerta!

Po ashtu, i urojë edhe asambleistët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 12 tetorit 2025, të cilëve ju dëshiroj punë të mbarë dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve të Klinës, pa dallim pikëpamjesh ideologjike dhe shtrirjes gjeografike!

 

Kërkesë Publike

 

Si pasojë e mungesës së investimeve dhe harresës së institucioneve komunale, dita-ditës fshati Bokshiq është duke u braktisur nga banorët tradicional, të cilët ndër shekuj i kanë qendruar besnik tokës në të cilën janë lindur e rritur me mund dhe sakrifica të mëdha!

Si pasojë e zvogëlimit enorm të banorëve në këtë fshat, ka rënë edhe fuqia elektorale e subjekteve politike, të cilat viteve të fundit e kanë lënë në harresë të plotë Bokshiqin e legjendave të kohrave të vjetra dhe të heroizmit të kohës më të re!

Si pasojë e kësaj, Bokshiqi është anashkaluar nga të gjitha subjektet politike pa dallim, përfshirë edhe partinë aktuale e cila ka qeverisë me Klinën për dy mandate.

Bokshiqi është ndër fshatrat e rralla, mbase edhe i vetmi vendbanim që ka mbetur pa ujësjellës dhe pa kanalizim, me një rrugë të asfaltuar para dy dekadave, e cila riparohet shkel e shko gjatë fushatave zgjedhore.

Kur jemi tek kanalizimi, vetëm pjesërisht është i zgjidhur, pasi pjesa tjetër e fshatit ende e ka të pa zgjidhur çështjen e ujërave të zeza!

Po i kthehem rrugës së fshatit, e asfaltuar deri në hyrje të fshatit në vitin 2004, e vazhduar në vitin 2013 me një ‘petë asfalt’ në fushatë zgjedhore!

Sot më të mira janë rrugicat e lagjeve sesa e gjithë traseja e rrugës nga Grabanica deri në dalje të fshatit!

Mirëpo, këto nuk janë problemet e vetme me të cilat ballafaqohen banorët e fshatit Bokshiq!

Është rrjeti elektrik i fundviteve të ’60-ta, me 90 % të shtyllave të dëmtuara dhe lartëpërçuesve të konsumuar ndër vite dhe dekada!

Si pasojë e rrjetit elektrik të vjetëruar, pas çdo stuhie apo të reshjeve të borës gjatë periudhës së dimrit, fshati mbetet në terr, pa ujë dhe pa kushte higjenike!

E permenda ujin dhe higjienën, për faktin se banorët me ujë furnizohen nga puset e thella (25-30 metra), ku uji nxirret vetëm përmes pompave elektrike!

E për këtë shkak, pas çdo ndërpreje të rrymës, banorët e fshatit Bokshiq mbeten nga 3-4 ditë e më shumë pa ujë të pijes dhe pa kushte higjenike të nevojshme dhe të domosdoshme ditore!

 

Kërkesat e banorëve hasen në veshë të shurdhër të zyrtarëve komunal

 

E di që deri më tani këto shqetësime janë ngritur disa herë nga banorët e fshatit, por, gjithnjë janë refuzuar përmes procedurave burokratike, për të cilat nuk do të ndalem kësaj radhe, pasi jam i bindur që kryetari Elezaj, Asambleistët dhe KEK-u do të ndërmarrin hapa të shpejtë në zgjidhjen e këtyre problemeve jetike, si parakusht për parandalimin e shpërnguljes edhe të atyre pak banorëve të mbetur në fshatin Bokshiq.

Renovimi i ‘Shtëpisë së Kuvendeve të Rezistencës’ së viteve të ’90-ta, në të cilën janë mbajtur shumë kuvende zgjedhore, tribuna dhe promovime të vlerave kombëtare, për më tepër se obligim, do të ishte akt moral i qeverisjes komunale në nderim të sakrificës dhe qëndresës heroike përballë pushtuesve serbë gjatë viteve të okupimit klasik të Serbisë.

Të gjitha shqetësimet e sipërngritura janë jetike për banorët e fshatit, por rrjeti elektrik është primar dhe ekzistencial për banorët e këtij lokaliteti!

Duke e marrë për bazë vjetërsinë e rrjetit elektrik dhe përshkrimin e gjatë në një relievë të thyer malor nga fshati Dugajevë, mundësitë e intervenimit në raste emergjente janë të limituara!

Andaj, kërkesë e banorëve të fshatit Bokshiq është që rrjeti i ri elektrik të merret nga Trafoja Elektrike e fshatit Grabanicë për të vazhduar përgjatë aksit rrugor, i cili do ta ketë një kosto shumë më të ulët financiare në krahasim nga rrjeti aktual që vjen nga Dugajeva dhe me mundësi të lehta të mirëmbajtjes dhe interevenimit në kohën e duhur nga punonjësit e KEK-ut.

 

I nderuari kryetar, Zenun Elezaj, asambleist të respektuar nga të gjitha subjektet politike në Asamble Komunale, të gjitha kërkesat e banorëve të fshatit Bokshiq janë në përputhje të plotë me premtimet e juaja elektorale dhe në përputhje me linjat buxhetore të Komunës së Klinës, por edhe me detyrimet e Korporates Energjetike të Kosovës (KEK) për furnizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik në çdo cep të Kosovës.

 

Në emër të banorëve të fshatit Bokshiq: Florim Zeqa, 12.12.2025

 

VIDEO- Përkthyesja në lotë gjatë dëshmimit të djaloshit ukrainas në Parlamentin Evropian

Shërbimi ukrainas i REL-it

Në një diskutim të zhvilluar pas shfaqjes së një dokumentari për fëmijët ukrainas, asistentja e njërit nënkryetar të Parlamentit Evropian shpërtheu në lot teksa përktheu fjalimin e 11-vjeçarit Roman Oleksiv nga Lvivi. Djaloshi i mbijetoi një sulmi rus me raketë në Vinitsja, qytet në qendër të Ukrainës. Sulmi i korrikut 2022 e vrau nënën e Romanit. Djaloshi iu nënshtrua 36 operimeve dhe rehabilitimeve të gjata për shkak të djegieve dhe plagëve. Pavarësisht kësaj, ai iu kthye studimeve dhe u nderua me çmim nga presidenti i Ukrainës. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)

Një patriot dëshiron t’u qëndrojë besnik idealeve të tij kombëtare- Koment nga Skënder MULLIQI

—–.Një patriot ka vlera univerzale , standarde më të cilat ai gjykon popullin e tij, duke dashur gjithmonë të mirën , dhe duke dashur të bëjë edhe më mirë. Nese asnjeri prej nesh nuk është i gatshëm të vdesë për liri , atëherë të gjithë do të vdesim në tirani.Do të na duhet të riparojmë ndjenjën tonë të kohës nëse duam të ripërtërijmë angazhimin tonë ndaj lirisë…
 
 Nuk i ka  mirë  punët  një komb, për sa kohë që flitet  për tradhtarë dhe patriotë?Dhe, mos po na ndodhë kjo neve si komb ?Dhasht Zoti që jo.Pse e thëm  këtë? Kurrë më të theksuara nuk kanë qenë akuzat ndaj njeri- tjetrit se kush është tradhëtar dhe kush është patriot.Dhe, kjo për mendimin tim në të shumtën e rasteve po bëhët për inate, për ta deligjitimuar tjetrin duke e qitur në taborrin e tradhëtisë.Kjo sigurishtë së është shumë e dëmshme për  shtetin dhe kombin.Dëmton rënd  edhe qdo proces shoqëror dhe politikë  duke  shkaktur përqarje  në popull.Natyrshtë së askush nuk i donë tradhëtarët dhe tradhëtinë kombëtare, se kjo e fut një komb në qorrsokak.Me së keqi kur fjala tradhtar po përdorët pa asnjë bazë, vetëm për ta heshtur dikend, ose edhe për ta linquar politikishtë dhe forma të tjera të degradimit në shoqëri.Patriotizmi ka konotacion të gjerë.Një patriot dëshiron tu qëndron besinik idealeve  të tij kombëtare .Një patriot duhet të merret më botën reale .Dihet së patriotizmi më i madh është kur dikush nese paraqitet nevoja mbron Atdheun dhe Kombin më armë, siq e mbrojtëm  në luftën më Serbinë në fund të shekullit të kaluar, dhe e fituam .Patrioti i vërtetë është ai kur punon dhe vepron në të mirën e kombit gjatë gjithë jetës, jo vetëm në një periudhë të caktuar historike .Një patriot ka vlera univerzale , standarde më të cilat ai gjykon popullin e tij, duke dashur gjithmonë të mirën , dhe duke dashur të bëjë edhe më mirë. Nese asnjeri prej nesh nuk është i gatshëm të vdesë për liri , atëherë të gjithë do të vdesim në tirani.Do të na duhet të riparojmë ndjenjën tonë të kohës nëse duam të ripërtërijmë angazhimin tonë ndaj lirisë.Sigurisht, politika e pashmangshmërisë në shikim të parë duket si një lloj historie. Politikanët që e përfaqësojnë atë nuk e mohojnë se ekziston një e kaluar, një e tashme dhe një e ardhme. Ata e portretizojnë të tashmen thjesht si një hap drejt së ardhmes që ne tashmë e njohim, një e ardhme të thellimit të arsyes dhe rritjes së prosperitetit.Jo bashë pak njerëz tanë të politikës sikur kan harruar që patriotizmi më i madh është prosperiteti i shtetit dhe i kombit, e jo lufta për pushtet që po zhvillohet tash e shumë vite.Kur mbytet debati politik , na dërgon në krijimin e sistemeve  të cilat  njera parti  mbron status qua-në dhe tjera përhap mohimin total.  Historia na lejon të dallojmë shtigje dhe trende dhe të marrim vendime. Ajo na përshkruan strukturat në të cilat mund të kërkojmë lirinë. Të kuptosh një moment do të thotë të shohësh mundësinë e të qenit bashkëkrijues të një momenti tjetër…Asnjë shtet normal dhe demokratik, nuk guxon të pranon kriza të përhershme .Politika është diskutim për të mirën dhe të keqen , për zgjidhjen e problemeve reale që i kemi edhe ato jo  të pakta.Krizat e bëjnë të pamundur dhe jo besnik  planifikimin për të ardhmën tonë si shoqëri dhe si shtet…
 

Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë! Me ambient të specializuar në kultivimin e marijuanës, në pranga 9 persona

Organizata kishte manipuluar rrjetin elektrik përmes lidhjeve të paligjshme, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej më shumë se 210 mijë euro, sa konsumi vjetor i mbi 250 banesave.

 

SPANJA– Garda Civile spanjolle ka goditur një organizatë kriminale shqiptare të specializuar në kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura në provincën e Zaragozës, në kuadër të një operacioni të gjerë policor që çoi në arrestimin e nëntë personave, kryerjen e tetë bastisjeve të njëkohshme dhe sekuestrimin e mbi 2.000 bimëve kanabis, raportojnë mediat spanjolle.

Operacioni, i koduar RIOG, u zhvillua nga Garda Civile e Zaragozës dhe zbuloi një rrjet të strukturuar mirë, i cili operonte prej muajsh në depo industriale dhe banesa të shpërndara në disa komuna përreth qytetit. Organizata kishte manipuluar rrjetin elektrik përmes lidhjeve të paligjshme, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej më shumë se 210 mijë euro, sa konsumi vjetor i mbi 250 banesave.

Hetimi dhe ndërhyrja policore

Hetimet nisën në shtator të vitit 2024 nga Policia Gjyqësore e Gardës Civile në Casetas, pas dyshimeve për përdorimin e disa ndërtesave industriale për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura. Gjatë kësaj faze u identifikuan anëtarët e rrjetit, të cilët përkohësisht pezulluan aktivitetin dhe u larguan nga Spanja. Megjithatë, në fund të verës ata u rikthyen dhe rifilluan veprimtarinë kriminale, duke rinovuar ambientet dhe pajisjet për kultivim.

Më 2 dhjetor, Garda Civile ndërhyri me tetë bastisje në zona si Cuarte de Huerva, San Mateo de Gállego, La Puebla de Alfindén, Zuera, si dhe në disa banesa në qytetin e Zaragozës dhe lagjen Garrapinillos. Gjatë kontrolleve u zbuluan 2.013 bimë marihuane dhe mbi 20 kilogramë sytha të gatshëm për treg, ndërsa një nga objektet ishte në përgatitje për një mbjellje të re.

Ambientet ishin të përshtatura në mënyrë profesionale, me ndarje të brendshme për faza të ndryshme të rritjes dhe sisteme të avancuara ndriçimi e ventilimi. Energjia elektrike merrej përmes lidhjeve të paligjshme në rrjetin publik, duke përdorur panele elektrike të sofistikuara. Në disa prej pronave, kujdestarët e plantacioneve jetonin brenda ambienteve, të pajisura me dyshekë dhe mjete bazë, për të shmangur lëvizjet e shpeshta.

Strukturë hierarkike dhe akuza penale

Hetimet konfirmuan se bëhej fjalë për një organizatë kriminale me strukturë hierarkike të qartë. Kreu i rrjetit, i vendosur në Zaragozë, koordinonte logjistikën, mbikëqyrte operacionet dhe mbulonte shpenzimet. Nën drejtimin e tij vepronin bashkëpunëtorë që transportonin pajisje dhe materiale nga provinca të tjera, ndërsa në nivelin më të ulët ishin kujdestarët e plantacioneve, të cilët siguronin edhe mbikëqyrjen përmes kamerave të sigurisë.

Rrjeti përdorte gjithashtu persona “fasadë” për marrjen me qira të pronave dhe automjeteve, duke simuluar aktivitete të ligjshme tregtare. Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash, telefona celularë dhe dokumentacion i rëndësishëm për hetimin.

Të nëntë të arrestuarit, të gjithë shtetas shqiptarë të moshës 21 deri në 46 vjeç, u paraqitën para gjykatës më 4 dhjetor. Ata përballen me akuza për trafik droge, vjedhje të energjisë elektrike, anëtarësim në organizatë kriminale, ndërsa dy prej tyre edhe për falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se përdornin identitete të rreme./ Dosja.al

BIRN: KQZ dyfishoi shpenzimet për mediat, por përfituesit mbetën të njëjtë

Të dhënat e pagesave të Thesarit tregojnë se KQZ kreu 29 pagesa me vlerë totale 99.6 milionë lekë në harkun kohor 16 prill – 14 korrik 2025; një buxhet gati dy herë më i lartë se ai i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 kur u shpenzuan 51 milionë lekë për të njëjtin zë.

 

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike, reklama dhe njoftime – zëra që njihen si pjesë e procesit të edukimit zgjedhor.

Të dhënat e pagesave të Thesarit tregojnë se KQZ kreu 29 pagesa me vlerë totale 99.6 milionë lekë në harkun kohor 16 prill – 14 korrik 2025; një buxhet gati dy herë më i lartë se ai i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 kur u shpenzuan 51 milionë lekë për të njëjtin zë.

Rreth 15% e këtyre pagesave ose 14.8 milionë lekë shkuan për kompaninë e dizajnit dhe reklamave, “PIK”. Pjesa tjetër e buxhetit prej rreth 84.7 milionë lekësh u nda mes dy grupeve të mëdha mediatike dhe një liste prej 19 mediash të tjera kombëtare dhe informative.

Grupi mediatik Klan dhe mediat e lidhura me të morën 14.4 milionë lekë nga reklamat e KQZ-së ose 17% të parave të ndara për kompanitë mediatike. Top Media, përfshirë Top Channel, radion Top Albania dhe Top News ka marrë 13.7 milionë lekë ose 16% të totalit. Së bashku, dy grupet e mëdha mediatike morën mbi 33% të totalit të shpenzimeve të KQZ-së për informim gjatë zgjedhjeve.

Euro Balkans News (kompania e Euronews Albania), Media Vizion (që zotëron Vizion +) dhe MTSC (që zotëron Report TV) morën secila nga 9 milionë lekë, ndërsa Focus Media News që zotëron televizionin News 24 mori 8.5 milionë lekë.

Tri mediat e tjera, ABC News, A2 CNN (përmes G2 Media) dhe ORA (Ora News + RTV Ora) kanë marrë secila nga 4.5 milionë lekë. Syri TV, që u pagua përmes kompanisë “3 DS & AF Entertainment” mori 3.7 milionë lekë dhe MCN (përmes kompanisë Johaniteri) ka marrë 1.5 milionë lekë.

Shpenzimet e KQZ për edukim zgjedhor 2025 sipas përfituesve (në mln lekë).

BIRN: KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten

Lista mbyllet me një grup mediash më pak të njohura, përfshirë City News Albania me 800 mijë lekë, Panorama TV, Fax Media News, Club Muzikor e të tjera, që kanë marrë nga 500 mijë lekë për reklamat nga KQZ. Pagesa më e vogël është ajo për Ismet Drishtin si person fizik.

Edhe pse shpenzimet për fushatën edukuese të KQZ-së u rritën në zgjedhjet e fundit, numri i përfituesve në media thuajse u përgjysmua: nga 43 subjekte në zgjedhjet lokale të dy viteve më pare në 21 përfitues unikë gjatë kësaj fushate.

Për ekspertët e medias, mungesa e një sistemi të pavarur të matjes së audiencës dhe kufizimi i numrit të përfituesve ka sjellë penalizimin e mediave të vogla dhe lokale.

“Në këtë kontekst, mediat e vogla dhe lokale mbeten strukturalisht të penalizuara nga kjo mënyrë shpërndarjeje. Për mediat e vogla dhe lokale, që operojnë me kapacitete më të kufizuara financiare dhe njerëzore, kjo përkthehet në më pak mundësi për mbulim zgjedhor në terren dhe përfaqësim të çështjeve lokale gjatë fushatës,” tha Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, SCiDEV.

Bino theksoi gjithashtu se roli i mediave lokale bëhet edhe më i rëndësishëm në kushtet kur fushata mbulohet përgjithësisht përmes materialeve të gatshme dhe komunikimi kontrollohet nga aktorët politikë.

“Ato mbeten ndër aktorët e paktë që mund të ofrojnë raportim nga terreni, kontekst lokal dhe ndërmjetësim real mes qytetarëve dhe politikës, duke kontribuar në një informim më të balancuar dhe më afër interesit publik gjatë procesit zgjedhor,” theksoi Bino./ Reporter.al

Shpenzimet e KQZ për edukim zgjedhor në milionë lekë në 3 fushatat e fundit

BIRN: KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten

kqz zgjedhjet parlamentare të 11 majit media

 

 

Bamir Topi: Drejtësia do i gjejë të vërtetat e 21 janarit! Partia në pushtet ka 15 vite që fshihet pas hipokrizisë

Ish-presidenti Bamir Topi, i cili u paraqit në SPAK disa ditë më parë për çështjen e 21 janarit, është shprehur besimplotë se drejtësia me hetimet që po kryen, do i gjej të vërtetat lidhur me ngjarjen.

 

“Nisur nga eksperienca ime, duket se situata tani është ndryshe me angazhimin e drejtësisë. Njerëzit që kanë drejtuar në atë periudhë janë thirrur dhe po thirren, hetimi i 21 janarit po shkon siç është parashikuar. E ndjej dhe kam besim se drejtësia do hetojë për të gjetur të vërtetat”, tha ai.

Topi ka deklaruar se pas 15 vitesh politika, sidomos Partia Socialiste është fshehur pas hipokrizisë.

Ai kujtoi komisionin hetimor të ngritur në janar të vitit 2011, për të cilin deklaroi se ka parë një “angazhim të ethshëm, deri në patologji” nga pala që e ngriti atë, ndërsa protestuesit dhe përfaqësuesit, sipas tij treguan mungesë absolute të angazhimit.

“Çfarë mund të them unë më për politikën, që me një term mund ta kisha rënduar shumë, por nuk mund ta them dot. Janë 15 vite, ku janë ato detyrime dhe angazhime që ata që janë sot në pushtet, nuk morën qoftë 1 minutë të vetëm për t’ju rikthyer 21 janarit.

Çështja është i vetmi komision hetimor që i shtuar mandatit dy herë dhe është i vetmi që nuk ka një raport final. Njerëzit duhet ta dinë, këto politikanë furbo, marrin angazhime, çojnë të tjerë që ranë viktimë, të tjerë u plagosën. Së paku politikisht, dilni nga hipokrizia “, tha ish-presidenti.

Bamir Topi: Ka kohë që janë dhënë shenjat e qarta që ky problem që mbush 15 vitet është marrë nga drejtësia dhe qe do bëj punën e vet. Unë këtë konstatoj. Nisur nga eksperienca ime, duket se situata tani është ndryshe me angazhimin e drejtësisë. Njerëzit që kanë drejtuar në atë periudhë janë thirrur dhe po thirren, hetimi i 21 janarit po shkon siç është parashikuar.

E ndjej dhe kam besim se drejtësia do hetojë për të gjetur të vërtetat. Ajo që unë shoh që mungon nuk ka të bëjë me drejtësinë, por me politikën. Ka të bëjë me një nga momentet më delikate, që ka të bëjë me komisionin hetimor që është ngritur janarin e vitit 2011 dhe dëshiroj që ta them sonte.

Kam parë në atë periudhë një angazhim të ethshëm deri në nivel patologjik të atyre që ngritën komisionin dhe kam parë një mungesë absolute të angazhimit të atyre që bën protestën e  21 janarit.

Çfarë mund të them unë më për politikën, që me një term mund ta kisha rënduar shumë, por nuk mund ta them dot. Janë 15 vite, ku janë ato detyrime dhe angazhime që ata që janë sot në pushtet, nuk morën qoftë 1 minutë të vetëm për t’ju rikthyer 21 janarit. Çështja është i vetmi komision hetimor që i shtuar mandatit dy herë dhe është i vetmi që nuk ka një raport final.

Njerëzit duhet ta dinë, këto politikanë furbo, marrin angazhime, çojnë të tjerë që ranë viktimë, të tjerë u plagosën. Së paku politikisht, dilni nga hipokrizia për të vendosur ato lulet te trotuari dhe bëj detyrën si politikan dhe kthehu politikisht.  21 janari kishte dy palë. Unë nuk flas për hetimin, kam respekt. Nuk mund të futem aty. Panorama

Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Ballukun! Kush ishin pro dhe kush votoi kundër kërkesës së Kryeministrit (Emrat)

Gjykata Kushtetuese vendosi me 5 vota pro dhe 3 kundër të pezullojë vendimet e GJKKO që ndalonin ushtrimin e detyrës nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për aferat me tenderat me vlerë 210 milionë euro.


Në vendimin e plotë, thuhet se në mbledhjen e gjyqtarëve votuan pro gjyqtarët Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi, Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji, ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi.

Vendimi i plotë

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë (Mbledhja e Gjyqtarëve), e përbërë nga Marsida Xhaferllari, Kryesuese Fiona Papajorgji, Anëtare Sonila Bejtja, Anëtare, Ilir Toska, Anëtar, Genti Ibrahimi, Anëtar, Marjana Semini, Anëtare, Asim Vokshi, Anëtar, Sandër Beci, Anëtar në datën 12.12.2025 mori në shqyrtim kërkesën paraprake të paraqitur nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë (kërkuesi) për pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKКО-ja e Shkallës së Parë) për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji organik i Gjykatës).

Mbledhja e Gjyqtarëve, bazuar në nenin 45, pika 1, të ligjit organik të Gjykatës dhe nenin 27 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese (Gjykata).

VËREN:

  1. Në datën 21.11.2025 kërkuesi, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, i është drejtuar Gjykatës me kërkesë, duke pretenduar: (i) zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë; (ii) shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë që ka vendosur masën ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Belinda Balluku dhe pezullimin e këtij vendimi; (iii) interpretimin e pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës.
  2. Në mbështetje të kërkesës për pezullim, kërkuesi ka pretenduar se vendimi i GJKKКОsë së Shkallës së Parë prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve. Sipas tij, pezullimi mbron sistemin e qeverisjes, duke ruajtur funksionalitetin e plotë të Këshillit të Ministrave, i cili ushtron çdo funksion shtetëror që nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes vendore. Kërkuesi ka pretenduar se vendimi sjell pasoja të pariparueshme për qeverisjen e vendit, duke krijuar vakum institucional, mosfunksionim të Këshillit të Ministrave dhe pamundësi për ushtrimin e përgjegjësive dhe të kompetencave që Kushtetuta e legjislacioni në fuqi i njeh ekskluzivisht pushtetit ekzekutiv. Gjithashtu, ai ka pretenduar se është në interes shtetëror që kompetencat e Kryeministrit, të Presidentit dhe të Kuvendit të vazhdojnë të prodhojnë efektet juridike, ndërsa lënia në fuqi e vendimit të GJKKO-së do të thellonte konfliktin e kompetencave ndërmjet pushtetit gjyqësor, në njërën anë, dhe pushteteve legjislative dhe ekzekutive, në anën tjetër, duke cenuar më tej parimin e ndarjes e të balancimit të pushteteve. Sipas tij, pezullimi i një ministri ose zëvendëskryeministri njëkohësisht pezullon veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv në fushën e përgjegjësisë të ministrit dhe të zëvendëskryeministrit të pezulluar. e
  3. Në datën 27.11.2025 kërkuesi i është drejtuar sërish Gjykatës me kërkesë për shtimin objektit të kërkesës, duke kërkuar edhe shfuqizimin e vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, për pjesën që ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës ndaluese ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Belinda Balluku. Në kushtet kur këto dy vendime, në thelb, shprehen për të njëjtën masë ndaluese, ndonëse kërkuesi nuk ka kërkuar në kërkesën për shtesë objekti edhe pezullimin e vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, Mbledhja e Gjyqtarëve çmon t’i vlerësojë pretendimet për vendosjen e masës së pezullimit edhe për këtë vendim.
  4. Sipas nenit 45, pika 1, të ligjit organik të saj, Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palëve, kur vlerëson, ndër të tjera, se zbatimi i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërorë, sipas rastit, me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve urdhëron pezullimin e tij. Sipas kësaj dispozite, së pari: subjekti që kërkon pezullimin e një akti duhet të provojë prekjen e interesave shtetërorë, si dhe pasojat e pariparueshme që do të sjellë zbatimi i aktit; së dyti: shqyrtimi i kërkesës mund të bëhet nga Gjykata edhe përpara seancës plenare.
  5. Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit organik të Gjykatës. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve, zbatimi i vendimeve nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, si dhe vazhdimi i masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, njëkohësisht zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërorë gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore.

PËR KËTO ARSYE

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 45, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenit 27, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash,

VENDOSI:

  1. Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. gsh

“Klani Çopja trafikoi 28 tonë kokainë në një vit” Paraguaji jep alarmin: Mafia shqiptare po vendoset këtu

Drejtori i Emigracionit në Paraguaji Jorge Kronawetter ka zbuluar se disa anëtarë të “Mafias Ballkanike” përfshi dhe shqiptarë, kanë tentuar që të hyjnë në territorin e Paraguajit.

 

PARAGUAJI- Mafia shqiptare dhe klanet e rrezikshme kriminale duket që janë shtrirë në të gjithë Amerikën latine. Alarmin më të fundit për këtë e ka dhënë media paraguajane La Politica Online, gjatë një artikulli të gjatë dhe shterues.

Në shkrim theksohet se pas Ekuadorit, Kolumbisë dhe Brazilit, mafia shqiptare po vendoset në Paraguaj. Drejtori i Emigracionit në Paraguaji Jorge Kronawetter ka zbuluar se disa anëtarë të “Mafias Ballkanike” përfshi dhe shqiptarë, kanë tentuar që të hyjnë në territorin e Paraguajit.

Sipas artikullit kriminelët shqiptarë të klanit ‘Çopja’ janë pikasur duke tentuar të hyjnë në vend përmes Bolivisë duke përdorur pasaporta argjentinase. Në fund të artikullit theksohet se ky klan ka lidhje shumë të forta në Paraguaji.

Artikulli i Plotë:

Drejtori i Migracionit, Jorge Kronawetter, zbuloi këtë të enjte se anëtarë të “Mafias Ballkanike” famëkeqe, një organizatë kriminale që përfshin struktura kriminale nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, u përpoqën të hynin në territorin e Paraguait. Zbulimi ndodhi në pikat e kontrollit të imigracionit të vendosura në kufirin me Bolivinë. Ky incident ka nxjerrë në pah edhe një herë cenueshmërinë e Paraguait ndaj krimit të organizuar.

Informacioni u publikua gjatë takimit të parë rajonal të Rrjetit të Athinës, një program bashkëpunimi i Bashkimit Evropian me Amerikën Latine i quajtur Eurofront, i mbajtur për herë të parë në Paraguai. Kronawetter shpjegoi se të dhënat e ofruara nga ky rrjet ishin thelbësore për identifikimin e kriminelëve.

Anëtarët e “Mafias Ballkanike” përdorën dokumentet e qytetarëve argjentinas për të shmangur kontrollet dhe për të kaluar kufijtë pa probleme. Gjithashtu u regjistrua prania e individëve të lidhur me grupe të caktuara të përfshira në financimin e terrorizmit. Anëtarët e rrjetit kriminal përdornin dokumentet e qytetarëve argjentinas për t’iu shmangur kontrolleve dhe për të kaluar kufijtë pa probleme.

Kreu i Drejtorisë Kombëtare të Migracionit tha se një individ i kërkuar në Brazil, që i përkiste kësaj mafie ballkanike, ishte identifikuar duke u përpjekur të hynte në Bolivi duke përdorur një pasaportë bullgare. Ky individ u deportua dhe iu dorëzua autoriteteve braziliane. Kronaëetter paralajmëroi gjithashtu se këta kriminelë zakonisht i fillojnë aktivitetet e tyre me vepra të lehta penale si vjedhja, përpara se të përshkallëzohen në krime më të rënda, dhe pothuajse gjithmonë kërkojnë të shfrytëzojnë statusin e refugjatit për t’u vendosur në vende të tjera.

E lindur nga konfliktet e armatosura të viteve 1990, “Mafia Ballkanike” karakterizohet nga një strukturë udhëheqëse e mbyllur dhe hierarkike, kohezion i fortë i brendshëm dhe kontroll i trafikut të drogës, trafikimit të armëve, trafikimit të qenieve njerëzore dhe pastrimit të parave. Hetimet e fundit transnacionale kanë çmontuar operacione të mëdha të këtij rrjeti, përgjegjës për transportimin e sasive të mëdha të kokainës në Evropë nga Amerika Latine dhe veçanërisht nga Paraguai.

Arrestimi i bosit shqiptar të drogës Franc Çopja në Belgjikë në gusht 2025 zbuloi një nga organizatat kriminale më të fuqishme të Shqipërisë, udhëheqës i së cilës ishte Çopja. Organizata e tij u akuzua për trafikimin e rreth 28 tonëve kokainë vetëm në vitin 2020. Sipas hetuesve, rrjeti përdorte rrugë nga Paraguai në portet evropiane të Antverpit në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani.

Hetimet e fundit transnacionale kanë çmontuar mega-operacione të këtij rrjeti, përgjegjës për dërgimin e sasive të kokainës në Evropë nga Amerika Latine dhe, në veçanti, nga Paraguai.

Lidhjet e Franc Çopjës me Paraguain ishin të drejtpërdrejta dhe të thella, pasi ai e vizitonte shpesh vendin për të finalizuar blerjen e toneve të kokainës nga fraksione të ndryshme. Baza operative në Paraguai drejtohej nga vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela, të cilët banonin atje. Ata ishin përgjegjës për marrjen e kokainës nga prodhuesit bolivianë, ruajtjen e saj dhe përgatitjen e saj për transport ndërkombëtar.

Dërgesat ishin fshehur në mënyra të sofistikuara brenda kontejnerëve të transportit, të maskuara në kuti me sapun, kanaçe bojë dhe ngjitës ndërtimi. Një bashkëpunëtor kyç i rrjetit shqiptar në Paraguai ishte Diego Benítez, i cili përdori kompaninë e tij, Tupá SA, për të transportuar drogën e fshehur. Dërgesat më pas u dërguan përtej kufirit brazilian për t’u dërguar në Evropë.

Brazili shpërbën një “klub luksi” droge që e përmbyti Evropën me kokainë nga Paraguai

Çopja dyshohet gjithashtu se u takua me anëtarë të rrethit të ngushtë të të arratisurit Sebastián Marset në fermën “23 de Abril” në San Roque González. Sekuestrimi i Hamburgut ishte çelësi dhe hodhi themelet për operacionin pasues “A Ultranza Py”. Për të menaxhuar fitimet e mëdha, organizata përdori një mekanizëm të sofistikuar pastrimi parash, duke përfshirë sistemin informal të transferimit të njohur si  haëala . 

Në fund të nëntorit, Policia Federale Braziliane nisi “Operacionin Ballkan”, duke çmontuar “oazën mafioze” të një grupi evropian, qeliza kryesore e të cilit ishte e bazuar në Paraguai dhe përgjegjëse për përmbytjen e kontinentit me kokainë. Fraksioni kriminal vendas kontrollonte të gjithë ciklin logjistik të tregtisë së drogës, që nga blerja e kokainës në vendet e Andeve deri te dërgesa e saj përfundimtare në portet braziliane të përdorura si porta hyrëse për në Evropë./Dosja.al

BIRN: Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dënon kërcënimet online ndaj gazetarit Osman Stafa

Gazetari Osman Stafa ka marrë një mesazh kërcënuese përmes një profili anonim në rrjetet sociale, veprim që u dënua nga Rrjeti për Gazetarë të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor.

Gazetari i News 24, Osman Stafa, është kërcënuar nëpëmjet një mesazhi anonim në rrjetin social të Instagramit, një veprim që haptazi lidhet me denoncimet e tij ndaj situatës në Spitalin Onkologjik. Rrjeti për Gazetari të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor (Safe Journalists) reagoi lidhur me këtë episod, duke dënuar aktin dhe duke bërë thirrje për hetim nga institucionet ligjvënëse.

“Rrjeti SafeJournalists dënon mesazhin kërcënues të dërguar ndaj gazetarit shqiptar Osman Stafa më 11 dhjetor 2025, pas raportimeve të tij mbi kushtet dhe mangësitë e shërbimeve në Spitalin Onkologjik të Tiranës,” shkruhet në reagimin e SafeJournalists.

Prej vitesh, Stafa jo vetëm raporton mbi aktualitetin në Shqipëri, por denoncon mungesën e ilaçeve dhe trajtimeve për të sëmurët me kancer në Spitalin Onkologjik në Tiranë.

Mesazhi anonim në Instagram, i shkruar me gjuhë vulgare dhe agresive, e paralajmëronte hapur të mos kthehej më në Onkologjik, duke synuar qartësisht ta frikësonte dhe ta pengonte në ushtrimin e punës së tij gazetareske.

SafeJournalists u bën thirrje autoriteteve shqiptare, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, që të sigurojnë që ky rast të trajtohet me prioritet dhe autorët të identifikohen dhe të ndiqen penalisht./Reporter.al


Send this to a friend