VOAL- “Ne kemi nevojë për ju tani” dhe “Unë ju ftoj të bëni më shumë”. Ky është apeli që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri Kongresit Amerikan gjatë një videolidhjeje të mërkurën, ditën e njëzet e një të konfliktit. Sapo lideri ukrainas u shfaq në ekran, anëtarët e dy dhomave në seancë plenare u përgjigjën me ovacione të vazhdueshme.
Në fjalimin e tij, Zelensky përmendi Pearl Harbor dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në një përpjekje për të bindur opinionin publik ndërkombëtar që të ndërhyjë më me forcë kundër agresionit të Rusisë. Siç është bërë tashmë gjatë fjalimeve të tjera, presidenti ukrainas kërkoi edhe një herë krijimin e një zone ndalim fluturimi mbi Ukrainë (kërkesë e refuzuar disa herë nga NATO nga frika e një zgjerimi të konfliktit).
I veshur me bluzën tashmë të zakonshme të ushtrisë, Zelenskyy kujtoi shkatërrimin që Shtetet e Bashkuara pësuan në vitin 1941, kur Japonia bombardoi bazën detare Pearl Harbor në Honolulu dhe sulmet e vitit 2001 në Qendrën Tregtare Botërore dhe në Pentagon. “Të kujtohet Pearl Harbor? Ju kujtohet 11 shtatori? Vendet tona kanë të njëjtën përvojë çdo ditë tani,” tha ai.
Më pas ai iu drejtua Presidentit Joe Biden: “Ti je lideri i kombit. Të uroj të jesh lider i botës, që do të thotë të jesh lider i paqes”. Administrata amerikane ka dërguar tashmë mbi 600 raketa Stinger, plus pushkë, mitralozë dhe pajisje të tjera ushtarake në Ukrainë. rsi-eb
Komentet