VOAL

VOAL

DILEMA GREKE PËR KONISPOLIN – Nga RASIM BEBO

May 27, 2015

Komentet

Ushtria e Kosovës bëhet me snajperë të rinj

Ushtrisë së Kosovës i janë bashkangjitur disa snajperë të rinj.

Ata përmbyllën me sukses kursin bazë për snajper, duke u certifikuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve”, lexohet në një njoftim të FSK.

Zëvendëskomandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Kolonel Ilir Shyti, në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”. Kjo vjen si një përpjekje e Kosovës për të fuqizuar më tej ushtrinë.

Disa ditë më parë, FSK përmbylli me sukses të plotë 3 stërvitje të ndryshme.

Zgjedhjet e 2025, ‘peng’ i votës së diasporës- Burimi: Rama nuk e do votën e emigrantëve

Gazetari Genc Burimi deklaroi se mungesa e votës së Diasporës në zgjedjet e 2025-ës mund ti çojë këto votime në kaos.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në SYRI TV, Burimi u shpreh se kryeministri Rama nuk e dëshiron votën e Diasporës, teksa tha se në Shqipëri ka mungesë të analizave prospektive.

“Çështja e votës së Diasporës nuk po i motivon në mënyrë radikale partitë politike. Të gjithë për sy e faqe thonë ‘jam dakort’. Kemi po ashtu  një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e bën të detyrueshëm votimin e diasporës për zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës. Sipas gjasave, nëse nuk ndodh gjë Rama i merr prap zgjedhjet me manipulime.

Kjo mangësi ulëritëse sot, nesër do të shfrutëzohen me shumë mundësi nga parti që nuk kanë interes të njohin zgjedhjet.

Në Shqipëri nuk kemi shumë analiza prospektive siç kemi në perëndim” tha Burimi. sn

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të premten Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim, për shtytje në vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, para 17 vjetëve.

“I akuzuari E.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej njëzet e pesë vjet… për shkak të veprës penale nxitje në vrasje të rëndë”, tha Gjykata Themelore në një komunikatë më 3 maj.

Sipas aktakuzës, Sekiraqa e kishte nxitur Arben Berishën në vrasjen e Triumf Rizës më 30 gusht 2007, në Prishtinë.

Triumf Riza ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në këtë dënim, Sekiraqës do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, sipas njoftimit.

Ai ka të drejtë të ankohet ndaj këtij dënimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, tha Gjykata.

Sekiraqa ishte dënuar dy herë me burgim për të njëjtat akuza në të kaluarën, në vitin 2016 me 37 vjet burgim, ndërsa më 2019 me 30 vjet burgim, por Apeli i rrëzoi secilin prej atyre dënimeve duke e kthyer dhe rikthyer rastin në rigjykim.

Më herët, gjykata e ka dënuar Arben Berishën, autorin e vrasjes së Triumf Rizës, me 35 vjet burgim. REL

A keni tjetërsuar pronat në jug? Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, në SPAK, ja si reagon pas pyetjes së gazetarëve

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, ka shkuar sot në SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamje ku shfaqet Gaçi duke dalë nga Prokuroria e Posaçme.

Teksa pyetet nga gazetarët se për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug, Gaçi nuk ka preferuar që të japë komente. Ai ka vijuar të ecë, duke buzëqeshur.bw

Analisti Bielamowicz: Qeveria serbe me figura thellësisht të komprometuara

Kuvendi i Serbisë zgjodhi Qeverinë e re serbe. Bashkë me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq, janë betuar 31 anëtarë të Qeverisë. Kryeministri Millosh Vuçeviq tha se qeveria e tij do të vazhdojë rrugën e neutralitetit.

Por Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se kabineti i ri përfshin dy palë të vijës së ashpër të sanksionuar nga SHBA, Vulin dhe Popoviq, dhe një numër figurash thellësisht të komprometuara, shkruan RTK.

“Serbia ka një qeveri të re të udhëhequr nga Millosh Vuçeviq. Kryeministri i ri zotohet të “mbajë Kosovën brenda Serbisë” dhe të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kabineti i ri përfshin dy palë të vijës së ashpër të sanksionuar nga SHBA, Vulin & Popovic, dhe një numër figurash thellësisht të komprometuara”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.sn

Image

Skandali 150 milionë euro i inceneratorit- Këlliçi: Veliaj e themeloi biznesin mafioz të plehrave sa erdhi në pushtet

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, vazhdoi denoncimin e mefa-aferës së inceneratorit të Tiranës.

Këtë herë, Këlliçi faktoi me dokumentet se si Erion Veliaj e nisi këtë biznes mafioz që me ardhjen në krye të detyrës.

Kujtojmë se ky skandal ka kushtuar të paktën 150 milionë euro.

DEKLARATA E PLOTË

Të nderuar qytetarë,

Keni dëgjuar shpesh Edi Ramën të thotë që sistemi korrupton njerëzit. Këto 8 muaj ju kemi treguar se si ‘Rilindja’ është në fakt sistemi i ngritur qëllimisht për të vjedhur dhe shpopulluar Shqipërinë.

Në të gjithë botën, janë dy skema të përdorura më së shumti nga grupet kriminale për pastrimin e parave. Konkretisht biznesi me plehrat dhe biznesi i ndërtimit. Erion Veliaj ka shkëlqyer në të 2 këto fusha.

Në vitin 2015, vetëm pak muaj pasi Veliaj kishte marrë detyrën si kryetar bashkie, ai firmos një marrëveshje që i dha të drejtën 2 kompanive për të ngritur biznesin e riciklimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. Një nga këto kompani quhej I.B. Recycling. Kjo kompani administrohej nga një familjar i afërt i Redi Mollës.

ImageImage

Pra e thënë thjeshtë, njëlloj si në skemën 5D, ku u përfituan fonde publike dhe leje ndërtimi për të pastruar paratë e korrupsionit, Redi Molla kishte përdorur më parë të njëjtën skemë edhe në biznesin e plehrave, që në vitin 2015.

Fatkeqësisht në muajin gusht të vitit 2016, në landfillin e Sharrës humbet jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Hetimi për këtë vrasje rezultoi nul nga ana e organeve të drejtësisë shqiptare dhe ende sot që flasim 8 vite më pas, asnjë person nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë tragjedi dhe i vetmi fakt që mbahet mend nga ky proces hetimor, është fotoja ku Erion Veliaj drekonte me kryeprokurorin e atëhershëm të Tiranës.

Pikërisht në këtë moment, grupi i strukturuar kriminal detyrohet të ndryshojë skemën. Në lojë futet Vladimir Fezga.

Për të kuptuar se përse u zgjodh të futej në skemë shtetasi Vladimir Fezga, po bëjmë publike një dokument të vitit 2016. Kompania AMIA Verona vendos të paguajë 33.000 euro për shtetasin Vladimir Fezga, pasi ai nga nëntori i vitit 2013 deri më prill të vitit 2016, ka promovuar këtë kompani në Shqipëri, duke bërë të mundur që AMIA Verona dhe Bashkia Tiranë, në vitin 2016 të themelonin kompaninë ECO Tirana.

Image

Pra është e qartë që Erion Veliaj, biznesin e mbetjeve e nisi sapo u bë ministër i ‘Rilindjes’ në vitin 2013 dhe e finalizoi në vitin 2016 si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Image

Pas këtij momenti, në shtetin fqinja Itali plas skandali. AMIA Verona rezultonte se pastronte paratë për grupin kriminal Ndranghetta dhe pjesë e grupit ishte dhe miku personal i Erion Veliajt, kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi.

As ky skandal nuk e frenoi këtë organizatë të strukturuar kriminale. Në vitin 2017 Erion Veliaj dhe Vladimir Fezga themelojnë kompaninë ECO Recycling.

Oreksi vjen duke ngrënë. Po në vitin 2017, Veliaj vendosi të japë me konçension depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak Tiranë, por vetëm me firmën e tij dhe vulën e Bashkisë, Erion Veliaj vendosi të marrë ekskluzivitetin e plehrave të Tiranës për 30 vite me radhë, përmes dy prestanomeve të tij, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Pikërisht në këtë moment, pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, vendosi të nxjerrë Vladimir Fezgën nga biznesi dhe aksionet e tij në kompaninë ECO Recycling, pra në biznesin e riciklimit, i’a kalon Inceneratorit të Tiranës. Aksione për të cilat nuk paguhet asnjë lekë. Këtu skema e vjedhjes konsiderohet tashmë e plotë. Qëndërzim vetëm në një kompani, Integrated Energy BV SPV, pra inceneratori i Tiranës.

Të nderuar qytetarë,

Për ta shpjeguar fare thjeshtë. Me ardhjen e ‘Rilindjes’ në pushtet, Erion Veliaj kishte një vizion të qartë se si të ngrinte këtë sistem kriminal dhe pa humbur asnjë ditë kohë, themeloi biznesin e plehrave, fillimisht nëpërmjet drejtorëve 5D, e më pas duke bashkëpunuar më Ndranghettën në Itali, për të përfunduar tek afera korruptive e shekullit, inceneratori i Tiranës, i cili ende sot pas 7 vitesh nuk ekziston.

I gjithë ky transaksion vlerësohet të ketë kaluar shifrën e 150 milionë eurove.

Ditët në vijim, do të bëjmë publike dhe një komponent shumë të rëndësishëm në këtë skemë, aferën e ECO Tiranës.

Materialet e përpunuara nga Grupi i Ekspertëve pranë PD, do ti përcillen zyrtarisht SPAK-ut, i cili tashmë është përpara provës së zjarrit.

Ose do të shembë këtë sistem korruptiv të ngritur në Bashkinë Tiranë nga Erion Veliaj, duke mos lejuar më që Tirana të jetë lavatriçja e pastrimit të parave e organizatave kriminale më të mëdha në Europë, ose do të VULOSË përfundimisht kapitullimin e plotë të drejtësisë së re, aq të shumëpritur nga qytetarët shqiptarë.

Rrugë tjetër nuk ka!

Ju faleminderit.

(syri.net)

Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjermania është në mesin e shteteve perëndimore që i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira.

Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm.

“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Kryediplomatja gjermane e cilësoi si të papranueshëm një sulm të tillë dhe tha se ai “nuk do të mbetet pa pasoja”.

Në mars, agjencia gjermane për siguri kibernetike dhe hulumtuesit që punojnë për Alphabet, të kompanisë Google, thanë se grupi i ngjashëm, i quajtur APT29, ishte kapur duke shënjestuar disa parti politike gjermane, me synimin që të vidheshin të dhënat e tyre.REL

Klodiana Lala zbulon për çfarë u pyet Erion Veliaj në SPAK: Ju bënë rreth 100 pyetje

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në Çim Peka Live, zbuloi se për çfarë u pyet kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dy ditë më parë, teksa qëndroi mbi 7 orë në ambientet e SPAK.
Lala u shpreh se ka informacion që Veliajt i janë drejtuar rreth 100 pyetje, ku teksa zbulon një pjesë të tyre, deklaron se mbetet e paqartë këmbëngulja e prokurorëve për të ditur më shumë për disa nga udhëtimet e kryetarit të bashkisë.

Të gjitha këto më bëjnë të kuptoj se Erion Veliaj kishte krijuar një imazh të rremë në opinionin publik…që dilte si ‘ai djali i mirë që mbjell pemë nëpër Tiranë’, duhet thënë që janë pemë që unë nuk i kam parë gjëkundi, por gjithsesi problem tjetër ky.

Dhe që në momentin e parë që u përball me një presion mediatik për tu përgjigjur për inceneratorin e Tiranës, nxori fytyrrën e vërtet dhe dëshmoi se ai nuk mund të jetë politikan dhe nuk mund të përfaqësojë dot qytetarët e Tiranës.

Kështu e kam parë unë.

Ndërkohë sa i përket pyetjeve të tij, ka qenë një histori shumë e gjatë.

Sipas informacioneve që unë kam, kanë qenë rreth 100 pyetje.

Për disa prej tyre kam informacion se çfarë është kërkuar nga ana e prokurorëve që ka të bëjë me studiminin e IFC, thelbi për vënien në jetë të inceneratorit.

Është kërkuar informacion për një shkresë ku nuk është marrë mendimin e Këshillit bashkiak, por ka marrë atributet e Këshillit.

Është kërkuar informacion për një marrëveshje që ka të bëjë me dherat.

Pjesa që mbetet e paqartë për mua dhe unë nuk dua të aludoj se nuk është pjesë e formimit tim profesional, ka të bëjë me disa udhëtime të Veliajt jashtë vendit, por se çfarë po kërkojnë prokurorët në këto udhëtime… këtë nuk jam në gjendje ta them…

Ulsi Manja kërcënon Agron Shehajn: T’i pres veshët. Do merret shteti me ty

Gjatë orëve të pasdites, seanca parlamentare, u shoqërua edhe me një incident i rëndë, ku ministri i drejtësisë Ulsi Manja kërcënoi hapur, në Kuvend, deputetin e opozitës, Agron Shehaj.

Por si përshkallëzoi debati?

Shehaj mbajti një fjalë në Kuvend ku deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë se me amnistinë penale nuk do të liroheshin zyrtarë të korruptuar.

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në emër të qeverisë, deklaroi në këtë përlament në mënyrë tekstuale; që nuk do përfitojnë nga amnistia asnjë i dënuar nga GJKKO-ja dhe asnjë i dënuar për korrupsion.

Po e citoj: “Amnisti që s’do ketë, jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO. Ministri gënjeu me paturpësine me të madhe.” – u shpreh Agron Shehaj.

Sipas Shehajt, duke u nisur nga reagimi i SPAK, amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë, ndërsa për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.

“Ky është një mesazh për SPAK-un. Ju i kapni, ne i lirojmë.” – u shpreh Shehaj.

Pas këtyre akuzave ministrit të drejtësisë nuk e mbajtën nervat. Teksa Shehaj i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja i thotë “t’i pres veshët”.

Më pas merr fjalën për replikë dhe i bën një kërcënim të hapur.

 “Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty. Do të vijë dita që fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë”. sn

Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet zëdhënësit të BE: Hiqni masat

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha sot se për heqjen e masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, pas kësaj ka reaguar duke publikuar dy fotografi.

Në një foto shihet përplasja e serbëve me trupat e KFOR-it, dhe ka shtuar edhe një fotografi tjetër të kreut të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili sot është vendosur në objektin e Komunës së Zveçanit i papenguar nga askush.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, de-eskalimi ka ndodhur dhe shton se si rezultat i kësaj masat duhet të hiqen.sn

Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet, nesër fakte të reja për vdekjen e Ardit Gjoklajt

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi,  ka qenë i ftuar në rubrikën Opinion në News24 ku ka komentuar shkuarjen e Erion Veliajt në SPAK.
Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro.

Belind Këlliçi: Ka 8 muaj që ne denoncojmë aferat në Bashkinë e Tiranës, por edhe të qeverisë. Fakti që Erion Veliaj ka shkuar në SPAK është një lajm i vonuar. Flitet për një aferë që janë paguar deri tani 132 milionë euro. Veliaj s’ka takuar asnjë koleg në SPAK, është hetuar. Thirrja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK duhet të ishte bërë më parë. U rrëzua miti i tij i paprekeshmërisë, duke u thirrur në SPAK.

Unë nuk e di se çfarë ka biseduar ai në zyrat e SPAK, por mënyra e tij e reagimit tregon gjithçka. Veliaj është një hajdut. Kryebashkiaku është quajtur hajdut nga zoti Balliu, por edhe nga qytetarët. Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashkinë e Tiranës. Nesër do të flas personalisht për tjetër aferë, që lidhet edhe me vdekjen e Ardit Gjoklajt. Të tilla skandale as që mund të merren me mend në Europën Perëndimore, ku duam të shkojmë. Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet.

Skandali- Zhupa: Shqipëria në testin e Pisas më dobët sesa Palestina dhe Uzbekistani

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila po zhvillon interpelancën për dhënien e informacionit dhe shpjegimeve në lidhje me masat e marra për të ju përgjigjur situatës lidhur me testin e Pisas me Ministren e Arsimit, Ogerta Manasterliu fillimisht ka përshëndetur protestën e diasporës sa i përket votimit në zgjedhjet që zhvillon vendi ynë.

Zhupa në fjalën e saj ka vijuar me statistikat e dobëta që kanë marrë nxënësit e Shqipërisë në testin ndërkombëtar të Pisas, statistika që sipas deputetes së opozitës kanë vijuar në një rënie të madhe pas vitit 2013.

“Fillimisht do të dua që të përshëndes protestën e diasporës që zhvilluan në parlament në lidhje me kërkesat e tyre sa i përket votimit, votim i cili është garantuar nga kushtetuta. Parlamenti në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Kushtetuese sa i përket ndërtimit të legjislacionit që  do të garantonte votën e tyre.

Kam kërkuar interpelancën me zonjën Manstirliu pas daljes së testeve të Pisas sa  i përket testit ndërkombëtar. Ky ishte një moment turpërimi nga ato që ju e keni zakon dhe prisja që ta anatemonit dhe të shpreheshit që Pisa si RAI 3 dhe raportet ndërkombëtare të cilat sipas jush kanë si qëllim baltosjen e shqiptarëve.

Në fakt ky raport zhvesh propagandën dhe dëshmon dështimin e sistemit parauniversitar. Shqipëria kishte rënien më të madhe në raport me rajonin por ehe me vete e saj. Pisa teston aftësinë e nxënësve 15 vjeçar në lexim matematik dhe shkencë ka rënë respektivisht me 47 pikë, 69, pikë dhe 50 pikë dhe ne renditemi më poshtë se Palestina dhe Uzbektistani dhe kishim rënien më të madhe në krahasim me të gjithë vendet pjesëmarrje në këtë konkurs.

Aftësitë e nxënësve tanë janë kthyer në vitet 2000 dhe është shtjelluar analfabetizmi funksional. Ky është rezultat i drejtimit të arsimit dhe reformave të dështuara. Ky është turpi më i madh që mund ti ndodhë një vendi ku fëmijët, nxënësit, studentët kur të dalin nesër në punë janë analfabet funksional.

Raporti thotë që janë përkeqësuar të gjitha parametrat në shkollat shqiptare.”sn


Send this to a friend