Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ në Bashkinë e Durrësit, Ardinan Mukën, në zonën e Manzës.
Në fjalën e tij para banorëve, ish-kryeministri Berisha ka kërkuar votën e këtyre banorëve për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, pasi ai është një biznesmen i ndershëm prej 20 vitesh dhe nuk ka të krahasuar me kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hotin.
Berisha ka këkuar nga demokratët të mos bien pre e mashtrimit të Bashës, pasi ai me ndihmën e Ramës mbanë peng logon dhe vulën dhe kërkon t’u imponojë demokratëve një kandidat që ka firmosur një monopol me qeverinë dhe Ramën duke i mbushur valixhet me euro.
Berisha: Me votën tuaj të bëni ndryshimin, me votën tuaj të votoni për Ardian Mukën për kryetar të Bashkisë së Durrësit, votoni për logon Shtëpia e Lirisë dhe mos u ngatërroni me logon që ka konfiskuar Rama për të mashtruar demokratët për Lul bravën.
Dy fjalë do ju them këtu, ky është Ardian Muka i cili ka 20 vjet biznesmen me djersën e tij me mundin e tij. Kujtohuni pak për atë që vjen këtu, Luan monopolin që ka firmosur me qeverinë e Ramës, monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin, unë ju siguroj dhe ju jap fjalën e nderit se pa çuar valixhen me euro te Rama atë monopol nuk e merr dot kurrë. Ka pasur edhe kompani italiane apo izraelite që janë paraqitur në garë, i shiti shpirtin Ramës me euro nuk e di por monopoli është i ndaluar me ligj është korrupsion. Tani Lulzim brava e sjell këtu për të kërkuar votën. I bëj thirrje demokratëve dhe banorëve të Manzës, atyre që kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit për deputetë të PD-së që asnjë votë për Luan Hotin. Të krahasosh deputetin e PD-së me Luan monopolin është një gabim i rëndë skanë asgjë të përbashkët. Në qershor ai pret të firmosë sërish se i skadon afati, lereni që të merret me bizneset e veta me qeverinë me Ramën, ata nuk qajnë hallin tuaj, ata kanë hallin e tyre.
Dy fjalë për demorkatët e Manzës, të cilët akoma mund të hezitojnë për ish-kryetarin, të dashur demokratë e demorkate, nëse Luan Hoti donte të ishte kandidati juaj dhe jo i Lul bravës, ai hynte në garë me primare, i nështrohej besimit dhe votës suaj. Ai nuk e bëri këtë pasi donte të ishte kandidat i Lulzim bravës, nuk keni asnjë detyrim ndaj tij dhe së dyti, koha tregon se brava është një peng i mjer i Ramës, pyeteni veten, cili prej jush do të dekonspironte një operacion policor dhe nuk do të arrestohej?
Ngaqë u dekonspiruan në parlament ikën ata që prisnin kamionët nuk u paraqitën pasi para eurove kishin kokën ata. Prokuroria i hapi dosje Lul bravës për dekonspirim të operacionit ndërkombëtar policor, por ja mbylli Rama duke e marrë peng. Ndaj asgjë sju lidh ju as me kandidatin e tij, as me bravën.
Ndaj ju bëj thirrje që të bashkohemi të gjithë së bashku në 6 mars dhe të votojmë për Ardian Mukën, të votojmë për Shtëpinë e Lirisë.
6 marsi është një ditë e madhe jo vetëm për Manzën Durrësin dhe bashkitë ku do votohet por për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Revolucioni ynë në 6 mars ka një stacion të rëndësishëm por ju sigurojë që ai është i pandalshëm.
Ai do ecë gjerë në përmbysje të narko shtetit të Ramës dhe fitoren e PD-së me votën e lirë të qyterarëve të Manzës dhe të gjtihë shqiptarëve.
Rrofshi ju rroft Shqiëpria! Faleminderit!
Në Hamallaj ku zhvilloi një takim me banorët, në mbështetje të Ardian Mukës, kandidatit të koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, lideri historik i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po shtetëzon shtëpitë e rindërtuara në zonat e tërmetit.
“Qytetarët u trajtuan nga qeveria për t’u plaçkitur votën nëpërmjet dëmshpërblimeve të tërmetit. Dhe së fundmi ka bërë ligjin, shtëpitë e rindërtuara nga fondet e tërmetit, banorët që i kanë ndërtuar në trojet e veta, de facto nuk i kanë të tyre, nuk mund t’i shesin, nuk mund t’ua lënë as trashëgim kujt. Ky është një formë shtetëzimi e fshehtë e shtëpive. Të moshuarit e kujtojnë këtu tërmetin e vitit 1978 që rrafshoi me qindra banesa në Bushat dhe zonën e Nën Shkodrës. Diktatura i ndërtoi shtëpitë dhe askujt nuk i tha se shtëpinë nuk mund ta shesësh”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën se diskriminon dhe ka urrejtje ndaj të ardhurve.
“U ndala në këtë aspekt sepse tregon fytyrën e shëmtuar të kësaj qeverie, një nga aspektet, për të mos thënë pastaj diskriminime të tjera, racizmin që tregon kjo qeveri ndaj të ardhurve, mund të shkosh në Itali, Greqi, Gjermani, Britaninë e Madhe të gjesh një punë, një shtëpi dhe punon si qytetar, kurse në Shqipëri nëse kalon nga një rreth në një tjetër, apo nëse vjen në Tiranë apo Durrës, Edi Rama ka vendosur sistem të tërë diskriminimi ndaj të ardhurve, për të mos thënë pastaj për taksën e Rrugës së Kombit dhe taksën që do t’i vendosë Rrugës së Arbrit sikur të mos ishin zona të Shqipërisë, por të një shteti tjetër”.
Inceneratorët/ Berisha: Vjedhje e tmerrshme shtetërore e Ramës, Agaçit dhe ministrave, mbushën baulet me euro
Lideri historik i PD, Sali Berisha nga Hamallaj ku takoi banorët në mbështetje të kandidatit Ardian Muka, foli për aferën 430 mln euro të inceneratorëve.
Berisha e quajti vjedhje të tmerrshme shtetërore të Edi Ramës, ndërsa denoncoi se i përfshirë është edhe Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri dhe Lefter Koka.
“Historia e djegësave është një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e këtij vendi. 420 mln euro, asnjë djegës nuk funksion, asnjë nuk punon. Keni dëgjuar mediat dhe komisionet që gjejnë se X apo Y ka harxhuar 500-600 mijë euro udhëtim etj, ato janë të vërteta, por e vërteta madhe është tjetra,
nëse ata kanë vjedhur në këtë aferë, ata kanë vjedhur me valixhe, kurse qeveritarët kanë vjedhur me baule të mëdha. Paratë tuaja, taksat tuaja, për t’i vjedhur dhe shpërdoruar në atë mënyrë ua ka dhënë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe së fundi ka kontribuar dhe zonja Sako me 10 mln.
600-700 mijë euro bileta, qindra mijëra euro ‘Range Rover’. Ata e dinin se Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Lefter Koka, Damian Gjiknuri ata kanë mbushur baulet me euro dhe nuk mund t’u thoshin asnjë fjalë atyre për ato që bënin. Para 3-4 ditësh dilte oficeri madhor i policisë më Zoton.
E gjitha është vjedhje e tmerrshme shtetërore e kreut të qeverisë, e Engjëll Agaçit më kryesorët dhe ministrave të iu përmenda emrin. Nuk kishte ndonjë zonjë socialiste Durrësi që mund të servirte për kryetare bashkie pa prurë këtë zonjën Sako, e cila edhe këtu ka futur 10 mln taksat tuaja dhe sa ka marrë ajo drejtësia do ta tregojë. Të gjitha këto vjedhje, shpërdorime, abuzime shpjegojnë pse ju jeni të braktisur, pse fermerët shqiptarë janë të braktisur sot, këto 8 vite kanë qenë vitët e braktisjes së madhe të fermerëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.
Komentet