“Drithërues, tërbues dhe në fund shpresëdhënës” – e përshkruan kritikja amerikane, Alissa Wilkinson, filmin “Zgjoi”, me regji të kosovares Blerta Basholli.
“Bukuria dhe forca e këtij filmi qëndrojnë në faktin se regjisorja, aktorja dhe i gjithë ekipi arrijnë të tregojnë të padukshmen dhe të thonë të pathënën”, thotë regjisorja nga Bosnja, Jasmila Zhbaniq.
Filmi “Zgjoi” ka gjasa të mëdha të bëhet pretendenti i parë i Kosovës për Çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.
Të nominuarit për çmimin prestigjioz që ndan Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në SHBA, shpallen sot.
“Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë prej 15 filmash, ndërsa pret të mësojë nëse do të jetë në mesin e pesë finalistëve të kategorisë së vet.
Pritshmëritë janë të mëdha, marrë parasysh suksesin e deritashëm të filmit.
Regjisorja e filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli.
Vitin e kaluar, “Zgjoi” ka bërë histori, duke fituar tre çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çmimi për filmin më të mirë, për regjisoren më të mirë dhe çmimi i publikut – që të tre kanë shkuar në adresë të “Zgjoit”.
“Zgjoi” është “një perlë që nxjerr në pah fuqinë e personazheve të tij, duke dëshmuar se asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision”, ka shkruar “Sundance Film Festival”.
“Zgjoi” bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, një gruaje nga Kosova, e cila gjatë luftës së viteve 1998/99 u largua nga fshati Krushë e Madhe, bashkë me fëmijët e saj të vegjël.
Pas kthimit, bashkëshorti i saj ishte i zhdukur dhe me gjasë i vdekur, ndërsa ajo – atëbotë 28 vjeçe – pa asnjë mundësi për të mbajtur familjen.
Në përpjekjet për mbijetesë, nëna e një vajze tri vjeçe dhe një djali tre muajsh u bashkua me të vejat e tjera të fshatit dhe filluan të shisnin ajvar dhe turshi të bëra vetë.
Biznesi i tyre “KB Krusha” vazhdon të funksionojë edhe sot dhe punëson mbi 50 gra – pjesa më e madhe e të cilave familjare të personave të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në një intervistë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, regjisorja e filmit, Blerta Basholli, ka shpalosur arsyet që e kanë shtyrë të realizojë filmin:
“Fillimisht, kam qenë e fascinuar me tregimin e Fahrijes kur e kam dëgjuar në televizion, më është dukur një rast shumë interesant, fillimisht si histori suksesi, por pastaj edhe paragjykimi që i është bërë nga shoqëria, pasi ka qenë e ve dhe ka filluar të punojë”.
“Për mua këto dy elemente kanë qenë shumë intriguese dhe për këtë arsye kam shkuar ta takoj Fahrijen”, ka thënë Basholli, duke kujtuar takimet e para me të në vitin 2011.
Aktorja Yllka Gashi, e cila luan Fahrijen, ka thënë se ky rol për të ka qenë “përvoja më e mirë profesionale”.
“Grua e çeliktë, që nuk u dorëzua para asnjë sfide, që dhimbjen e shndërroi në motiv për punë. Inspirim për çdo gjeneratë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e saj në Instagram, pas premierës së filmit “Zgjoi” në Prishtinë, në tetor të vitit 2021.
Vetë Fahrija ka thënë se filmi e ka bërë t’i rijetojë momentet e së kaluarës, por edhe të ndihet krenare për atë që ka arritur.
“Dhimbja në fytyrë, dhimbja në punën që bënte, ma pasqyronte një Fahirje të dytë”, ka thënë ajo për aktrimin e Yllka Gashit.
Filmi “Zgjoi”, mes tjerash, ka fituar edhe dy çmime kryesore në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë. Yllka Gashi është zgjedhur aktorja më e mirë, ndërsa “Zgjoi” ka marrë çmimin “Fundos” për inovacion shoqëror.
Një film i Kosovës është nominuar për herë të parë për Çmimin Oscar në vitin 2016. “Shok”, me regji dhe skenar të britanikut Jamie Donoughue, ka hyrë në garë në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, por nuk ka fituar.
Më 26 janar, regjisorja e “Zgjoit” ka kërkuar mbështetje për filmin e saj, në prag të shpalljes së nominimeve për Oscar.
“’Zgjoi’ tregon historinë e fuqisë, qëndrueshmërisë dhe triumfit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës, në një situatë kur dorëzimi është mundësi”, ka shkruar Basholli në Twitter.
Pas intervistes te Parashqevi Simakut dhene tek Opinion – po sjellim intervisten e Elton Ilirjanit, personi qe iu gjet Parashqevise.
Intervista e plote e Parashqevi Simakut dhe Elto . . .
Ylli i muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, rrëfen për emisionin “Opinion” pjesëza nga jeta e saj nga Shqipëria në SHBA, me të gjitha ulje-ngritjet që ka përjetuar ndër vite.
Në një . . .
Këngëtarja Dua Lipa flet anglisht, shqip, por nuk është aspak e keqe me spanjishten. Po ç’të themi për frëngjishten, apo gjermanishten? Thonë se ajo ka shumë cilësi, të cilat ne i kishi . . .
Short Competition
Nje burre i vetmuar ka gjetur si pune pjesmarrjen ne sheshe xhirimi si figurant qe luan gjithnje “te vdekurin” . Jeta e tij eshte monotone dhe pa asnje motov . . .
Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Pirro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.
Ai u nda nga jeta këtë të shtunë, duke . . .
Radio Evropa e Lirë
Këngëtari e pianisti britanik, Elton John, akuzoi të dielën qeverinë britanike për “vjedhje”, pasi ajo ka propozuar që kompanitë teknologjike të mund të tra . . .
Pjesëtarët e R.E.M. marrin pjesë në Galanë e Induksionit dhe Çmimeve të Sallës së Famës së Këngëtarëve, në qershor 2024
Radio Evropa e Lirë
Publikimi i këngës “Radio Free Eur . . .
“Violinën e kam filluar në moshën gjashtë vjeçare dhe vazhdoj të ushtrohem përditë me të njejtin impenjim. Nuk luaj me një violinë elektrike ose të krijuar nga një robot, por një . . .
Ikona e artit dhe skenës Tinka Kurti jeton prej disa vitesh në një shtëpi të moshuarish në Tiranë. Aktorja Tinka Kurit ishte e pranishme në ceremoninë mortore të aktores së njohur, mike . . .
Aktori Ndriçim Xhepa ka ndarë emocione në homazhet për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.
Ai ka treguar për p . . .
U nda sot nga jeta Margarita Xhepa, një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet . . .
Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.
Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.
Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, n . . .
Komentet