Pas vizitës, mjeku i thotë të moshuarit:
-Xhaxha, je shumë i sëmurë, edhe pak ditë të kanë mbetur…
– Po mirë, o bir, si ta ketë shkruar Zoti, por ti a ma plotëson një dëshirë të fundit? – i thotë xhaxhai mjekut.
-Mos ki merak, çdo dëshirë tënden do ta plotësoj, – i përgjigjet mjeku.
– Dua të më shkruash në kartelën mjekësore se kam vdekur nga Sida…
– Xhaxha, më fal, por ti nuk ke Sidë, – i thotë mjeku.
-E di, por dua të hapet fjala se vdiqa nga Sida, që të mos ma ngacmojnë pleqtë e fshatit plakën time!!!
Komentet