Diskutime në seancë:
Prokuroria: Ku i keni mbështetur të dhënat?
Gjykata: Të lutem hiqi që aktet që ke para se nuk lejohet.
Taulant Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia lidhur me mënyrën se si është proceduar për Sport Klub Partizanin. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, nga një numër shumë i madh pronash të Ministrisë së Mbrojtjes binte në sy se si, në mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim, kthim tek ish-pronarët në një kohë rekord.
Në një kohë që ish-pronarët vuajnë për t’u kthyer pronën e tyre, ishte bërë procedura e njohjes së kthimit dhe madje edhe procedura e privatizimit të godinës. Po kthehem në vitin 2012, kur kam bërë investigime si deputet i opozitës dhe si sportdashës, për të treguar se si ishte hequr, dhe aty e keni me prova se si në një dokument është në plan përhapjeje dhe në tjetrin jo.
SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretenduat se janë dëmshpërblyer?
Balla: Jam njohur nga mediat me një dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.
A ju kujton gjë shoqëria G Kamp?
Balla: Jo, nuk më kujtohet.
Malltezi: Na sqaro pozicionin që mbani. Sa vjet keni qenë deputet?
Taulant Balla: Nga 2005.
Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK?
Balla: 17 nëntor 2020 kam qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PS.
Malltezi: Pra e keni paraqitur në këtë pozicion dhe jo si shtetas?
Balla: E kam bërë si qytetar.
Malltezi: I tërheq vëmendjen, dëshmitari po thotë një të pavërtetë. A ka qenë kjo nismë?
Balla: Kur vihesh në dijeni të një vepre penale, duhet ta vësh në dijeni; e kam kryer këtë detyrë si qytetar dhe si deputet dhe është nder.
Malltezi: A ka qenë nismë e Grupit Parlamentar apo e juaja?
Balla: Është veprimtari e ndërgjegjshme, ka qenë vendim i imi personal, jo i grupit.
Malltezi: A i keni marrë ju të gjitha provat dhe ia keni bashkangjitur kallëzimit, po apo jo?
Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumëvjeçare, ka nisur që në 2012. Kam administruar dokumente nga burime të ndryshme dhe i kam depozituar në SPAK.
Malltezi: Si i keni siguruar si prova?
Balla: Ato dokumente që mi kanë vënë në dispozicion, ia kam vënë prokurorisë.
Malltezi: Si janë marrë provat, ka kopje pasaportash, numra personal. Nuk bëhet fjalë vetëm për Berishën.
Balla: Jam drejtuar institucioneve. Një pjesë e dokumentacionit zyrtarisht, një pjesë prej qytetarëve.
Malltezi: Alket Hyseni, a të kujtohet?
Balla: Ka qenë deputet.
Malltezi: A e keni angazhuar ju apo jo si zyrë avokatie?
Balla: Jo.
Malltezi: Deputeti Alket Hyseni, a mund të ushtronte aktivitet provat?
Balla: Nuk e di.
Malltezi: Kur i dorëzuat provat, a ju pyeti prokurori se ku i gjetët provat?
Balla: U jam përgjigjur të gjitha pyetjeve që zonja prokurore më ka bërë.
Malltezi: Ju keni bërë kallëzim dhe thoni bazuar në prova. Sot dolët tek vlerësimet, sot i bazoni në vlerësim apo prova?
Balla: Zonja gjyqtare, kallëzime kryhen mbi dyshime, këto dyshime shoqërohen me disa dokumente që kanë bashkëngjitur kallëzimin.
Malltezi: Thoni aferë korruptive, çfarë afere?
Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, se si merret një pronë shtetërore dhe privatizohet në mënyrë të paligjshme.
Malltezi: Dëshmitari tha që i ka marrë vetë provat dhe se këto prona janë tjetërsuar brenda 6 muajsh. Dokumenti i kthimit të pronës thotë që është bërë në 1999. A janë gjashtë muaj?
Balla: Kjo procedurë, nga informacioni që kam unë, është bërë në një periudhë shumë të shkurtër.
Malltezi: Zoti ka pasur dokumentet, njohja në 1999, kthimi në 2007.
Balla: Kemi të bëjmë me një pronë që në 2007 ishte në planin e përhapjes dhe nga ky moment deri në privatizim kanë kaluar 6 muaj. Mua më intereson fakti se si kjo pronë për 6 muaj iu hoq ministrisë dhe i kaloi privatit.
Malltezi: Cili ka qenë kundërplani i përhapjes?
Balla: Nuk më kujtohet emri, e keni në kallëzim.
Malltezi: Cila është procedura nga nxjerrja e planit të përhapjes?
Pyetje: A jeni në dijeni që Majko dhe Klosi janë shprehur për privatizimin dhe më pas ministrat e tjerë janë shprehur për privatizimin?
Balla: Po, jam në dijeni. Në vlerësimin tim, vlerësimi i dhjetë milionë lekë i godinave ka qenë akt korruptiv.
Malltezi: Siç më ndërprisni mua kur bëj pyetje, mund të ndërprisnin edhe dëshmitarin.
Gjykata: Nuk mund t’i drejtoheni gjykatës në këtë mënyrë, i pa dehur.
Malltezi: Nga 2005 në 2009, a janë 6 muaj?
Balla: Kjo procedurë është kryer në kohë rekord dhe jo si për çdo shqiptar që pret.
Malltezi: Cilit ligj i referoheni kur thoni që ka kaluar në mënyrë të kundra ligjshme?
Balla: Nuk kuptova pyetjen.
Malltezi: Cili ligj është shkelur?
Balla: Kjo pronë duhet të ishte shtetërore, është shkelur interesi publik dhe kur shkelet interesi publik, mendoj që është shkelur ligji.
Balla: Nga investigimi në media, unë mësova se ju ishit pronar në pjesën 1/64 pjesë takuese.
Malltezi: Keni pasur dokumentet e kthimit të pronës, ju thoni që keni bërë pjesëtimin e metrit.
Balla: Keni fjetur me 1/64 dhe jeni zgjuar me 60% të pronës. Ju në të vërtetë keni më shumë se sa deklaruar dhe krijimi i shoqërisë ‘Homplan’ është bërë për të fshehur pasurinë. 2/3 e 100 janë diku tek 66%.
Malltezi: Thoni që Malltezi nuk ka bërë deklarim në ILDKPI. Jeni në dijeni se si bëhet deklarimi?
Balla: Ju jeni i lidhur me vjehrrin tuaj dhe duhet të bënit deklarim. Kështu e lexoj unë ligjin.
Malltezi: Duke qenë se zotëria ka qenë për një kohë të gjatë deputet…
Prokuroria: Po bëhen komente nga i pandehuri.
Gjykata: Pa komente për secilin.
Malltezi: Çfarë provash keni paraqitur në prokurori për të vërtetuar se unë kam 60% të pronave?
Balla: Zonja gjyqtare, nuk mbaj mend prova, por unë kam ngritur dyshime dhe në kallëzim kam kërkuar që të kryhej hetim. Në kohën kur keni përfituar këtë pronë, vjehrri juaj ka qenë kryeministër dhe ju duhet të deklaroni këto prona.
Genc Gjokutaj: Kur pyetja bëhet për fakte konkrete, dëshmitari duhet të përgjigjet konkretisht. Po shikoj që ju ndërhyni tek pyetjet tona, por jo tek përgjigjet e dëshmitarit.
Gjykata: Pra gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?
Balla: Kjo kjo nuk është e vërtet zonja gjyqtare sepse ka prova të tjera.
Gjykata: Pra, gjithë kallëzimi juaj është bërë bazuar mbi atë çfarë është thënë në media?
Balla: Jo, kjo nuk është e vërtetë, zonja gjyqtare, sepse ka prova të tjera.
Gjykata: A jeni në dijeni se cilat janë procedurat për kthimin e pronave?
Balla: Zonja gjyqtare, familja jonë s’ka patur prona, jemi familje e varfër.
Malltezi: Thoni qëllim kriminal. Ku është qëllimi kriminal kur pronarët kërkojnë pronën e tyre?
Balla: Në vlerësimin tim, është grup kriminal.
Gjykata: Oriento pyetjet, se do marrësh kështu pyetje nga dëshmitari.
Malltezi: Keni thënë në Kuvend, “nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”.
Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.
Balla: Nëse e doni si përgjigje, ua jap.
Gjykata: Nuk lejohet si pyetje.
Për shkak se ka prej orës 12:30 që po dëshmon, gjykata e ndërpret seancën për një pushim të shkurtër./Dosja.al
Lexova sot shkrimin e Z. Roland Bejko dhe jua rekomandoj edhe juve ta lexoni Zonja Bucpapaj, sepse ky luftetar i demikracise ka qene ne pozita te shendodha dhe nuk duhej dhunuar prej rrugaceve te S. berishes.
Ja shkrimi: Bejko i përgjigjet Berishës: Një nga sulmuesit ish-punonjës i SHISH, të tjerët ishin ‘vullnetarët e Saliut’
09/01/2022 ne Politike
A A
Bejko i përgjigjet Berishës: Një nga sulmuesit ish-punonjës i SHISH, të tjerët ishin ‘vullnetarët e Saliut’
Bejko i përgjigjet Berishës: Një nga sulmuesit ish-punonjës i SHISH, të tjerët ishin ‘vullnetarët e Saliut’
Sekretari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka reaguar sërish pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme gjatë protestës në selinë blu, ku u shty e u ofendua nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Në një postim në rrjete sociale Bejko shkruan se nuk e kuptoi dhunën e ushtruar prej tij. Ai nënvizoi se disa prej tyre i njihte dhe nga shtyrjet e goditjet i janë shkaktuar hematoma e të vjella. Bejko nënvizon më tej se i fal protestuesit që i goditën, sepse sipas tij fajtori është vetëm një, Sali Berisha, që sipas Bejkos tradhtoi besimin e demokratëve dhe i përdori si mish për to, njëjtë siç veproi edhe kryeministri Edi Rama në protestën e 21 janarit.
“Sot dëgjova nëpërmjet mediave që z.Sali Berisha ka thënë nga vendi i krimit pranë selisë së shkatëruar të Partisë Demokratike pas revolucionit të tij të “qetë” dhe “paqësor”, se goditjet, sharjet, ofendimet që bënë dje njerëzit e tij mbi personin tim, ishin thjesht një keqkuptim midis njerëzish të njohur, miq familjarë që kanë ngrënë bukë në shtëpinë e njëri-tjetrit… etj.
Lipset të sqaroj opinionin publik, (jo Sali Berishën dhe mbështetësit e tij, se ata janë të qartë), se midis shumë personave që më qëllonin pas shpine, nga këmbët dhe pas qafës, dallova edhe një fytyrë që e njihja, por që emri i të cilit nuk më kujtohet.
Sqaroj se këtë person e kam takuar midis viteve 1998-2005 kur vinte në Gjirokastër me disa të tjerë tropojanë, për të cilët ruaj miqësi dhe respekt, si njeri i afërt i Doktorit. ( Në atë kohë unë isha kryetar i PD-së aty, dhe më vonë anëtar i kryesisë së PDSH-së, pra bashkëpunëtor i afërt i z. Berisha deri në 2005.) Si të tillë unë i prisja të gjithë me nderet e mikut për respekt të tyre dhe të z.Berisha, me dreka e darka.
-Lexo edhe:
“Urdhëroi sulmin kundër PD”, Tabaku bën paralajmërimin e fortë: 8 janari ishte dita e fundit e Berishës!
“Demokratët e kanë braktisur totalisht”, Alibeaj publikon videon: Berisha u rikthye në vendin e krimit
Sa herë që z. Berisha vinte në jug, edhe ky tipi, ishte gjithmonë pas tij. Ne, si gjithmonë ua shtronim me të ngrëna e të pira.
Pra ajo lëtyra që ngriti dorën mbi mua, të cilit ia thash në sy, “edhe ti Brut?!”, nuk ishte miku im “familjar”, por një fytyrë e njohur, njeri i Sali Berishës, ish punonjës i SHIK dhe policisë doganore. Atij njeriu, unë nuk i kam ndonjë borxh, as ai mua deri dje, prandaj ai nuk kishte asnjë arsye personale për të ngritur dorën në pabesi e në mes të turmës, ndaj meje. Ai ishte aty pasi i ishte përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të pushtuar dhunshëm selinë e PD-së. Ai ishte aty sepse Sali Berisha i ka premtuar se po të nxirrnin Bashën dje nga zyrat, pas gjashtë muajsh do rrëzojë edhe Ramën dhe do ta sjellë PD-në në pushtet. Dhe ata me të drejtë duan punë, duan pushtet. Sali Berisha e di mirë ç’do të thotë t’i jepësh dikujt shpresën dhe pastaj shiko se çfarë është në gjendje të bëjë i pashpresi për ty!
Në sytë e tij dhe të gjithë atyre që më sulmuan, unë pashë urrejtje. Fytyrat e të gjithë atyre që më skërmitnin dhëmbët me urrejtje, nuk ishin të tyre, ishin fytyra e Sali Berishës, po kështu edhe mendja. Kjo ishte arsyeja pse nuk ndieva frikë. Fare. Provova gjithfarë lloj emocionesh në ato çaste. Por atë të frikës, fare sepse ata njerëz dje mendonin me trurin e Sali Berishës. Çfardo që t’u thoje, ishte e kotë. Nuk të kuptonin. Vetëm gjuanin, të skërmiteshin në fytyrë, të shanin, të shtynin. Pashë urrejtje në fytyrat e tyre, sepse Sali Berisha na ka idendifikuar të gjithëve ne që jemi kundër tij, si armiq. Dhe armikut duhet ti çahet kafka.
Ai më qëlloi mua dje, pavarësisht mishit të pjekur që ka ngrënë në Gjirokastër kur vinte si njeriu i Doktorit, dhe që unë i prisja me pekule, me nderet e mikut, jo se kish ndonjë hesap të pa mbyllur me mua, por sepse Sali Berisha kishte vendosur ta përdorte besimin e tyre tek ai si mish për top, si Edi Rama të vetët në 21 Janar.
Kështu që vetëm një killer gjakftohtë i kthyer në vendin e krimit siç bëri Sali Berisha sot, mund ta thotë me një qetësi olimpike atë që më ka ndodhur mua, njërit prej mbështetësve të tij më të fortë në ditët e tij më të errëta të karrierës së tij politike të viteve 1997-2005, veç të tjerash. Mua pra, studentit të Dhjetorit 90, të dekoruarit prej tij me “Medaljen e Trimërisë”, ish prefektit të shtetit të tij, ish themeluesit të Shkollës Shqiptare të Administrstës Publike, ASPA, etj.etj.
Unë nuk jam i pari, e di.
Sali Berisha këtë sjellje e ka bërë edhe me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Neritan Cekën, Arben Imamin, Eduart Selamin, Genc Rulin, Tomor Dostin, Leka Toton, Alfred Sereqin, Albert Brojkën, Vrionin, Pollon, Xhaferin, Tritan Shehun, Leonard Demin, Bamir Topin, etj, etj, etj, pra, i ka rrahur, e denigruar me njerëzit e vet të gjithë ata që i kanë dalë kundër në një moment të caktuar politik. Por, shpresoj të jem i fundit që rihet nga kamikazët e tij.
Në një situatë të tillë, nën dhunën e të turmës së egërsuar e kam gjetur veten vetëm në shkurt të vitit 1991, kohë kur “vullnetarët e Enverit” na sulmuan ne studentëve në universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës gjatë kohës kur po zhvillonim grevën tonë kundër diktaturës në vendlindjen e diktatorit. Por 31 vite më parë na sulmuan e na rahën “vullnetarët e Enverit”, ndërsa sot 31 vite më pas u gjeta i sulmuar nga “vullnetarët e Saliut”. ( I distancoj nga demokratët paqësor që ishin aty rrotull dhe që u distancuan prej dhunës.)
Gjithsesi, unë i kam falur të gjithë ata që dje përfituan nga eksitimi i turmës, dhe guxuan të më qëllonin duke më shkaktuar hematoma në trup e shoqëruar kjo me vjellje dhe dhimbje të forta koke e brinjësh. Nuk kam bërë dhe nuk bëj padi për asnjë.
I kam falur sepse fajtori i vërtetë është ai që i ka organizuar dhe i ka nxitur të jenë të dhunshëm ndaj atyre që nuk e pranojnë kthimin e tij në krye të PD-së. Dhuna verbale që ushtronte për muaj të tërë Z.Berisha në foltoret dhe para kemerave, do reflektohej patjetër një ditë në dhunë fizike ndaj “armiqve” personalë nga idhtarët e tij. Pra, i vetmi fajtor për dhunën është frymëzuesi i saj Sali Berisha.
Nuk kam ça them më shumë, veçse ti qofsh o Sali Berisha, një burrë plak 77 vjeçar që për interesat e tua personale je duke i bërë gjëmën PD-së. Je duke i bërë demokratët, anëtarët e një familjeje politike që kanë ndarë së bashku ditë të vështira, dhe për 31 vite me rradhë të kanë mbështetur pa kushte mes sakrificash të pamata, të vriten me njëri-tjetrin.
Për vitet e shumta që kemi ndarë së bashku, pavarësisht qëndrimeve të mia politike kundër rikthimit tënd në krye të PD-së pasi je shpallur “non grata”, do ishte në nderin tënd, por edhe të bashkëpunëtorëve të tu, ish miq të mi, në mos të më telefononit për të pyetur për shëndetin, të paktën të ishit distancuar formalisht nga dhuna që e panë të gjithë live në tv, si ndodhi.
Kaq e meritoja, për aq mbështetje sa të kam dhënë në ditët e tua më të vështira të 1997-2005, z. Berisha.
Por ti nuk mund ta pranosh që ndaj meje u ushtrua dhunë nga njerëzit e tu sepse të bie alibia e “revolucionit paqësor” që ska gjethe fiku, florianë a fjorentinë që ta mbulojë dhunën dhe krimin ndaj selisë së PD-së dhe demokratëve me format, nurin dhe hiret e veta.
Ti dje i gënjeve përsëri mbështetësit e tu. Ty të dështoi me turp “grushti i shtetit” për t’u bërë me dhunë kryetar i PD-së. Kështu që përditë e më shumë do të mbeten gjithnjë e më pak ndjekës në aksionet e tua të marrëzisë që për interesa pesonale po i vë flakën gjithçka që të pengon në qëllimet e tua.
Politikani mendon për pushtetin personal, thotë dikush, burri i shtetit për gjeneratat.
Detajet humane të bëjnë burrë shteti më shumë se sa aktet politike. Së fundmi ty të mungojnë të dyja për fat të keq.
Ps. 1. Falenderoj Zotin e madhërishëm së pari dhe pastaj nga zemra falenderoj edhe tre demokratët tropojanë që më ndihmuan dje t’u shpëtoja thonjve të njerëzve iracionalë dhe i ftoj për kafe pas qetësimit të “gjakrave” pavarësisht se kë mbështesin. Kjo nuk më intereson.
2. Do t’u bëj bllok dhe do t’i fshij të gjitha komentet që do më shqetësojnë.”, shkruan Bejko.