Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të ndërpresë energjinë përpara Bashkisë së Tiranës për të sabotuar tubimin.
Kjo ka bërë që të mos punojnë mikrofonët, duke u ndërprerë fjalimet.
Si reagim, qytetarët kanë hedhur flakadanë drejt godinës.
Kjo ka sjellë momente tensioni.
Protesta nis menjëherë me tym dhe flakë/ Tensione te Bashkia e Tiranës
Protesta e qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës ka nisur menjëherë me tensione.
Në drejtim të godinës janë hedhur tymuese dhe flakadanë.
Ndërkohë në tribunë po flasin disa prej përfaqësuesve të protestuesve.
Kujtojmë se prej javësh, qytetarët dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt.
Protestuesit shpërndajnë ujë për policët para Bashkisë së Tiranës
Protestuesit kanë shpërndarë ujë për policët e vendosur përpara Bashkisë së Tiranës.
Temperaturat në kryeqytet janë shumë të larta.
Ndërkohë policët që paguhen shumë keq, janë të detyruar të mbrojnë një bandë të akuzuar për vjedhje monstruoze.
Opozita dhe qytetarët u kanë bërë thirrje policëve disa herë që të bashkohen me protestën.
Malkaj: Policët mbrojnë ato lesbiket, mbushni xhepat me gurë e protestoni
Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës, kjo në vijim të thirrjeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për protesta.
Aktori Mehdi Malkaj, prezent ne çdo protestë, ka mbajtur fjalën e tij në këtë reagim qyteter.
Mehdi Malkaj: Zonja dhe zotërinj, tani e kuptova përse kanë ardhur të gjithë këtë policë. Këta janë ne mbrojtjë të çiftit të lesbikeve.
Unë do diskutoj një gjë. Thuhet për në shqiptarët që ne jemi trima. Trima të mëdhenj thuhet. Atëherë unë them jo, ne nuk jemi trima sepse u ka vajtur mendja ndonjëherë se kufijtë shtetërore i kemi me veten tonë. Ne kufizohemi vetëm më shqiptarë. Po pse? Se na kanë marrë tokë. Dhe jemi bërë të vockël fare. Ku është trimëria këtu?
Se po të ishte trimëri, ky që quhet kryeministër nuk do të ishte në pushtet tani. Më thoni sa shqiptarë u çuan për atë turpin e madh që u bë këtu në këtë bashki, martesa e një çifti lesbikeje. Dhe turpi i madh njëra kishte një fëmijë në dorë. Një skandal. Ku janë? Kush u çua në protestë që të thotë more çfarë bëni, nuk jemi ne shqiptarët.
Ne e pranojmë të keqen me shumë dashuri ne jemi një popull i shtrirë barkas që kalon kryeministri me gjithë qeverinë e tij të qelbur edhe na shkel me këmbë, edhe nuk ndihemi. Jo, ka ardhur koha miq të dashur kudo që jeni të mbushim xhepat me gurë kur te vijmë këtu. Nuk mban mq! Jemi bërë qesharakë, nuk protestojmë. Njeriu grindet edhe me veten ndonjëherë por pse nuk grindet me këta që të shpërfytyrojnë….
Protestuesi: Sot përkujtojmë revoltën e Spaçit, të frymëzohemi nga ai model
Një nga protestuesit e pranishëm përpara Bashkisë së Tiranës mori fjalën që në fillim për të kujtuar një datë të rëndësishme.
Ai tha se sot është dita kur përkujtohet revolta e Spaçit.
Protestuesi tha se ata duhet të frymëzohen nga ai model.
Kujtojmë se opozita kërkon dorëheqjen e Erion Veliajt për javë të tëra.
Xhaferri: Erion Veliaj prej 8 vitesh e ka shkatërruar familjen shqiptare…
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferi, pjesëmarrës në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, teksa rikujtoi martesën mes dy vajzave të ndodhur dy ditë më parë në tarracën e bashkisë, u shpreh se Erion Veliaj, tashmë prej 8 vitesh e ka shkatërruar familjen shqiptare.
Tirana sot ndahet në 3 kategori qytetarësh.
Janë qytetarët e lirë, që jeni pikërisht ju këtu sot, janë ata që flenë gjumë dhe është kategoria e tretë e qytetarëve, që janë drejtorët e bashkisë që janë nëpër burgje.
Ndërsa shpresojmë që këtë kategori të tretë, ta rrisim, sepse kolegët e Erion Veliajt, mësynë në Bashkinë e Tiranës dhe ujësjellësit.
Ata kolegët e nderuar të Erion Veliajt inkurojojnë të bëjnë punë dhe të tregojnë se vërtet janë zgjedhur aty me taksat tona , dhe duhet një orë më parë të procedojnë penalisht Erion Veliaj.
Të gjithë u revoltuam këtë fundjavë sepse u martua një çift vajzash dhe u pa sikur po vjen fundi i familjes shqiptare, por unë mendoj se Erion Veliaj ka 8 vjet që e shkatërron familjen shqiptare.
E shkatërron sepse e ka lënë pa çerdhe dhe pa shkolla, e shkatërron sepse e ka lënë pa asnjë hapësirë të gjelbërt publike ku familja mund të shkojë, e shkatërron sepse ka larguar gjithë të rinjtë … sepse nuk blejnë dot më një apartament në këtë qytet dhe ky është shkatërrimi i familjes shqiptare.
Kjo është nisja dhe përfundimi i shkatërrimit të familjes.
Boshatisja e këtij qyteti nga ata që duhet të ishin këtu për ta lulëzuar këtë qytet! sn
Komentet