Rama në këto vite duke dashur të promovojë bashkimin kombëtar me Kosovën apo “Ballkanin e hapur”, krahas mbledhjeve të përbashkëta e projekteve dy palëshe kërkoi të na japë mesazhin e bashkimit të kombit duke përzgjedhur figura kosovare si bashkëpuntore të Tij në qeverisje.
Por koha tregoj se Rama punoi me linjën e Enverit për të thelluar përçarjen dhe per këtë morri dhe përdori elemente nga Kosova për diskretitim e për ti marrë në qafë njësoj siç bënte Enveri me ato që i bëri spiuna e i përdorte kundër kosovarëve të tjerë.
Prandaj e pëson keq kush bashkëpunon me të.
“Nuk ka rëndësi sa e shkëlqyer është mendja apo strategjia juaj, nëse po luani një lojë solo, gjithmonë do të humbni ndaj një ekipi.” na mëson – Reid Hoffman
Ku janë sot të punësuarit kosovare të Ramës?
Vitet kaluan dhe sot kemi një bilanc të hidhur. Bashkëpuntoret e Tij ose i janë larguar, ose janë dënuar me burg ose janë pushuar nga pozicionet në Ministritë Shqiptare.
Kështu fillimet e bashkëpunimit me Thaçin sollën në Shqipëri si ndihmëse të Tij në kabinet Vlora Hysenin që më pas Ai e emroi Drejtore të Shërbimit Informativ.
Sot ky bashkëpunim ka përfunduar me dënime kapitale. Ish Kryeministri Thaçi u dënua nga Haga me 25 vite burg, dhe Vlora Hyseni nga SPAK me arrest shtëpie në Shqipëri, duke e konsideruar si rast unik në botë ku një drejtuese shërbimi arrestohet.
Më pas kemi ftesën në kabinetin Rama të të riut Gent Cakaj. Në fillim e morri si këshilltar e më pas si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Por edhe ky i ri “i talentuar” siç e prezantoj Rama një ditë iku, apo siç thonë në blektori humbi pa nishan. Nuk e dinë as në Kosovë se ku bëhet sot.
Më tej kemi propozimin tjetër për Ministre Arsimi të zonjës Besa Shahini. Kjo grua nga Kosova pasi shërbeu disa muaj ministre filloj të përvetsonte lekët e buxhetit. Fitonte tendera dhe projekte për të shoqin dhe ja dërgonte lekët në Kosovë. Dhe vjen dita që edhe kjo ikën pa nishan nga Shqipëria.
Së fundi, kemi edhe punësimin e Liburn Aliut.
Ai u emërua në tetor të vitit 2025 në krye të Autoritetit Portual të Durrësit.
Por, ndërsa në Kosovë përballet me pyetjet e Prokurorisë Speciale, në Shqipëri Liburn Aliu vazhdon të mbajë një prej posteve të rëndësishme në administratën publike!!!
Sot këto kuadro të Kosovës të përzgjedhur nga vetë Rama nuk patën jetë në Qeveri apo Administratën Publike Shqiptare.
Ndryshe po jetojnë të ardhurit si gazetare nga Kosova, si psh Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Albatros Rexhaj. Kjo lloj tipologjie gazetaresh patronazhistë, me ngarkesa bashkëpuntoresh pranë Qeverisë Rama ka pasur sukses dhe më shumë jetëgjatësi. Por dhe kjo kategori do të ketë fatin e përbashkët me largimin e Ramës nga qeverisja.



Komentet