Deputeti i PD Belind Këlliçi deklaroi nga protesta e opozitës përpara Kryeministrisë tha se Rama mund ta ketë Vuçiçin mikun e tij të zemrës, por shqiptarët nuk mund ta pranojnë si të tillë, ministrin e Millosheviçit.
“Nuk mund të ketë integrim Europian të Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër. Unë jam krenar sot që në kohë rekord brenda vetëm 24 orësh, vetëm me njoftim në rrjetet sociale, ky shesh është mbushur me mijëra shqiptarë të Shqipërisë, por mbi të gjitha të Kosovës. Unë jam krenar që zemra e shqiptarit rreh fort për Shqipërinë për të mbrojtur shqiptarët brenda kufirit tonë por edhe shqiptarët në të gjitha në të gjitha trojet shqiptare. Edi Ramës i bëj një thirrje, Vuçiçin mund ta kesh mikun tënd të zemrës, por në asnjë mënyrë nuk mund t’ua shesësh shqiptarëve për mikun e Shqipërisë. Ministrin e Millosheviçit nuk mund ta pranojnë shqiptarët për mik të Shqipërisë. Edi Rama, e vetmja masë që ke marrë sot është që ke hequr kërpudhën nga Kryeministria. Mos u shqetëso, nuk e ka kush me kërpudhën, e kemi me rrënjën e të keqes dhe korrupsionit në Shqipëri që ka një emër dhe quhet Edi Rama. Ne ty do të të heqim me rrënjë dhe themel nga qeveria, të cilën e ke përdorur vetëm për t’u pasuruar vetë dhe për të dëbuar shqiptarët nga vendi”.
“Ne jemi sot këtu sepse jemi pro-amerikanë, jemi pro BE”, vijoi ai.
Një mesazh Këlliçi kishte edhe për Erion Veliajn.
“Dy fjalë kam edhe për hajdutin në Bashkinë e Tiranës: Gjakun e Ardit Gjoklajt nuk do ta falim. I kemi dhënë fjalën familjarëve të Arditit, nuk do ta harrojmë”.
May 16, 2025
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatë . . .
UGSHPD ERISA XHIXHO – FTESË NË STUDIO II
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë medi . . .
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Komentet