Arrestimin e Lefter Kokës, kryeministri e përcolli si një ngjarje periferike. Pa shpjegime, me sa më pak vëmëndje dhe me një koment të thjeshtë në Facebook tentoi ta minimizojë përgjegjësinë e tij si kryeministër, për një aferë korrupsioni që do të kishte qenë e pamundur të ndodhte pa lëvizur mekanizmin e të gjitha ministrive nën qeverinë e tij.
Një komentuesi në Facebook, Rama iu përgjigj se arrestimi “nuk i bën përshtypje” dhe se “Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt”.
Në fakt, logon e Partisë Socialiste, para zgjedhjeve e përdori për t’iu bërë mburojë aferës që mbante erë, sepse i duhej ndikimi i Lefter Kokës në Durrës dhe lidhjet e tij me të pakënaqurit në LSI për zgjedhjet e 25 Prillit.
E bëri këtë në 21 Tetor të 2020, dy ditë pasi kallëzimi për Lefter Kokën u dorëzua në SPAK.
Rama mori foltoren e partisë, banderolat me logon e PS, karriget dhe regjinë lëvizëse të ERTV dhe i çoi të gjitha në inceneratorin e Elbasanit nga ku nisi të flasë për prurjet e reja në Partinë Socialiste, por edhe duke sulmuar opozitën për inceneratorët. Futja e Rilindjes brenda në incenerator e shndërroi partinë më më të madhe në vend në avokatin numër një të Lefter Kokës. E gjitha ishte në kundërpërgjigje për hetimet e prokurorëve të SPAK, që kishin në dorë dosjen e përgatitur nga opozita. Video më poshtë:
Edhe në emisionin Opinion, kur u vu përballë parregullsive që kishin dalë për procedurat e koncensionit të inceneratorit të Elbasanit, bëri të njëjtën gjë. Në studion e Opinion u shfaq një ekran i ndarë në dysh, ku në njërën anë ishte një fushë plehrash dhe në anën tjetër inceneratori, mbi të cilin shkruhej Partia Socialiste e Shqipërisë.
“Kjo është prona e shtetit shqiptar me partinë tënde. Kjo është prona e shtetit shqiptar me qeverinë time. Kjo është pronë publike. Privati ka mbaruar punë dhe tani ia kalon shtetit” shprehej kryeministri për projektin për të cilin sot është në qeli ish-Ministri i tij i Mjedisit. Video më poshtë:
Koncesionet e inceneratorëve u kanë kushtuar shqiptarëve deri më tani mbi 12 miliard lekë. Për inceneratorin e Elbasanit janë paguar, 4.1 miliardë, për atë të Fierit 3.6 miliardë, ndërsa për atë të Tiranës deri në fund të këtij viti llogariten të paguhen 4.5 miliardë lekë.
Për aferën e incineratorëve janë kallëzuar në SPAK nga opozita edhe Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, Ëngjëll Agaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, zv.kryeministri aktual, Arben Ahmetaj dhe deputeti i PS, Alqi Bllako.
I vetmi që provoi prangat është Lefter Koka, ndërkohë që Rama premton se nuk do ta përdorë më flamurin e PS për mburojë nga drejtësia e re. Në aktet e denoncuara për inceneratorët nuk gjendet asnjë firmë e Edi Ramës, sepse në mbledhjet ku janë marrë vendimet ka firmosur ish-zëvendësi i tij Niko Peleshi./Lapsi.al
Andriy Kuzakov
Current Time
Në vijën e frontit, në rajonin Sumi, forcat ukrainase po i zmbrapsin sulmet ruse dhe po futen në rajonet Kursk dhe Belgorod, në Rusi. Duke folur për pro . . .
Procesi i numërimit të votave të shqiptarëve të diasporës, për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ka nxjerrë në dritë një shifër alarmante: janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi, . . .
Rezultatet paraprake nga votimi i diasporës shqiptare që jeton në Greqi, për qarkun e Tiranës, po ngjallin shqetësim dhe dyshime serioze mbi integritetin e procesit.
Në kutinë e pa . . .
Pas gjithë asaj që po shohim që 16 here nuk po e përjetojmë sigurishtë mirë. Lind pyetja hipotetike, se cili është ndryshimi ndërmjet shtazëve dhe Parlamentit të Kosovës?Bytha e kryek . . .
Po, vërtet pa identitet insti tucional ka mbetur Komuniteti Politik Europian (KPE), i cili u krijua në qershor 2022, me nismën e Presidentit francez, Macron. Bilanci i tij nuk ka si të . . .
Sektori i udhëtimeve dhe turizmit në Shqipëri është në një trajektore të fortë rritjeje, duke tejkaluar nivelet para pandemisë.
Sipas raportit të fundit të World Travel & Tourism Co . . .
Sot, në Partinë Guxo mirëpritëm Fatos Gecin, ekonomistin nga Drenica. Ai po bashkohet me familjen tonë politike, duke pasur guximin, idealizmin, patriotizmin dhe formimin insti . . .
Nuk është thënë kot, “dita e mirë shihet në mëngjes”! Fillimi me një orë vonesë i seancës së parë dhe mosaprovimi i mandateve të deputetëve ishte paralajmërim i keq i punës së kësaj l . . .
Aktualisht, kushtimisht, ekzistojnë tre lloje intelektualësh. Dy të parët janë frikacakë, domethënë pragmatistë racionalë.Patëm intelektual të cilët asgjë nuk ofruan për zgjedhjen e . . .
Nuk më vjen aspak mirë që më doli fjala për “votën e diasporës” sepse si shqiptar e sidomos si pjesë e mërgatës kurrësesi nuk do ta doja këtë rezultat.
Kam paralajmëruar se k . . .
FTESAT e presidentes së Kosovës drejtuar partive politike për të diskutuar rreth bllokadës parlamentare përveçqë janë një akt obligimi institucional, janë edhe me peshë në kuptimi . . .
Dështimi i 15-të
Një burrë i vërtetë nuk identifikohet se ka musfaqe.Një burrë I vërtetë nuk identifikohet edhe më atë së përdorë makina rroje për të hequr mjekrrën.Burr nuk është ai t . . .
Komentet