Lufta civile që filloi në vitin 1941 me pushtimin e Shqipërisë nga terroristët komunistë, në vitin 1945 u kthye në luftë klasash. Ata që zaptuan vendin me zjarr e hekur derdhën lumenj gjaku duke vrarë, burgosur, internuar dhe grabitur më në fund pasurinë e familjeve nacionaliste që luftuan për Shqipërinë.
Këta që sundojnë sot, dhe nuk dihet deri kur do vijojnë sundimin e tyre, janë bijë të atyrë që i bënë gjëmën vendit me krimet e mësipërme. Asnjëherë, askush nuk është prononcuar ose të distancohen nga diktatori gjakatar. Këta çdo vit më 29 Nëntor me fotografitë e diktatorit dalin e shëtisin nëpër Tiranë. Se ç’është një lushnjar që paska përdhosur flamurin e kombit me këtë fotografi të urryer.
Vetë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Juri Kim uroi shqiptarët për 29 Nëntorin, ndërsa Presidenti Bajden uroi presidnetin e Shqipërisë për 28 Nëntorin. Më 29 Nëntor nuk u çlirua Shqipëria, por u pushtua nga komunistët.
Ne të gjakosurit protestojmë dhe ju drejtohemi ndërkombëtarëve, pse heshtin kur shohin falangat e komuniszmit që bëjnë paradë me foton e diktatorit? Apo do ta quanin “ndërhyrje në punët e brëndëshme”. Deputeti i PS në Lushnje meqënëse e do aq shumë diktatorin le ta marrë dhe ta fusë në krevat, por jo ta nxjerrë pranë Flamurit shqiptar.
Aq më keq, kur e dëgjova tek “Zëri i Amerikës” Mimi Kodhelin që edhe pse në mes të Amerikës nuk u prononcua pyetjes së moderatorit për këtë rast.
Ta dinë mirë ndërkombëtarët, dhe e dinë mirë, se në Shqipëri po vendoset neokomunizm dhe ka përkrahjen e tyre, përderisa heshtin.
U bënë 30 vjet që thuhet se ra komunizmi.
A e dini ju ndërkombëtarë se janë 6000 të zhdukur dhe nuk dihet se ku i kanë groposur baballarët e këtyre që sundojnë sot?!
Kur keni ndërmend të dënoni krimet e komunistëve që edhe ne mbase mund të qetësohemi sadopak.
Kur?
Komentet