‘Nuk ve PD-në mbi veten’, Berisha: S’e kam thënë kurrë. E vërteta e bisedës me Bashën
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas deklaratës së Lulzim Bashës mbrëmjen e kaluar në një emision se ish-kryeministri i kishte thënë se nuk ve PD-në mbi veten e tij.
Berisha tha se Basha mashtron, ndërsa e vërteta është ndryshe tha ai, duke treguar bisedën me kryetarin aktual të PD.
“Këto ditë Basha ka deklaruar me tellallët se unë i paskësh thënë që për veten nuk pyes për PD, fakti që unë sot jam midis jush tregon se unë mbi çdo gjë tjetër, ve idealet dhe interesat tuaja. Por cila është e vërteta e kësaj bisede? Ua tregoj unë. Dy muaj më parë vjen dhe më thotë se i ka thënë ambasadorja n.q.s Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë këto pasoja të tmerrshme mbi fëmijët e tij, mbi Berishën. Unë i them sa vijon, Lul, kjo betejë e imja është për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Nuk ka forcë që më merr mua dinjitetin. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua në betejën time për dinjitet. Partia ime, i them, nqs pranon gënjeshtrën për të vërtetë, nuk meriton të jetë parti politike. Ke të drejtë, më tha, ashtu është. Ky është historiku i bisedës time. Dhe nuk io kam thënë kurrë që nuk pyes për PD. E vërteta është se unë dhe çdo njeri i ndershëm dhe i lirë, ve mbi çdo gjë dinjitetin e tij. Kemi një fjalë të moçëm, më mirë qiri i fikur se sa qiri i fëlliqur“, u shpreh Berisha.
‘Ka dosje në SPAK’, Berisha i përgjigjet Bashës
Sali Berisha iu përgjigj Lulzim Bashës edhe lidhur me deklaratën e këtij të fundit një ditë me parë se ish-kryeministri dhe familjarët e tij kanë dosje në SPAK.
Lideri historik i PD tha se Prokuroria nuk ka pranuar asnjë nga paditë e Edi Ramës për dhjetëra vendime qeverie, sepse ka zbatuar ligjin.
“Pretendon se paskësh dosje në SPAK, unë dhe fëmijët e mi. Së pari, fëmijët e mi nuk kanë patur asnjë dosje, asnjë çështje. Sali Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Edi Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK dhe Prokurori, që të gjitha janë kthyer se Sali Berisha ka zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin”, tha Berisha.
Berisha-Bashës: Rama është sot, nesër ikën, ti do përballesh me drejtësinë për ‘Toyota Yaris’
Edhe nga Kurbini ish-kryeministri ish-kryeministri Sali Berisha i ka kujtuar Lulzim Bashës dy dosjet në ngarkim të tij, atë të lobimit me Nick Muzin dhe ‘Toyota Yaris’.
Për të parë, tha Berisha, Basha është për burg si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA, ndërsa tregoi se si me ndërhyrjen e Edi Ramës, dosja hetimore u mbyll pa dhënë drejtësi.
Sa i takon ‘Toyota Yaris’ Berisha hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës, ndërsa paralajmëroi kryetarin aktual të PD se do të përballet me drejtësinë si dhe do të përgjigjet përpara demokratëve.
“Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtashëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. E dini ju çfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr një vendim që s’i përshtatet të drejtës, prokurori e çon nga shkalla në shkallë, e detyron ligji ta çojë në Gjykatën e Lartë.Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhemerrje pafajësi nga Gjykata e Lartë.
Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln eurto, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier nëq telefon, më thotë. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t’ju arrestojnë. PO ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, atas erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndanu me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t’i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrënë pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t’i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t’i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris”, u shpreh Berisha.
Komentet