
E gjithë PD në ‘Foltoren’ e Burrelit, ja të pranishmit që shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha
Me një entuziazëm dhe ovacione të papara, ‘Foltorja’ e Burrelit ka mbledhur qindra demokratë të cilët kanë dalë për të pritur ish-kryeministrin Sali Berisha.
Të pranishëm mes qindra demorkatëve janë të pothuajse të gjitha figurat politike të PD dega Burrel.
Nga pamjet e SYRI TV dallohen:
Ish-deputetët e PD, Roland Keta dhe Bedri Hoxha
Nënkryetari i degës së PD, ish-kryetar i bashkisë Mat, Nezir Rizvani
Kryetarja e FRPD, Denisa Vata
Kryetarja e LDG, Dea Kaziu
Kryetarja e grupseksionit për qytetin e Burrelit, Mirela Vata
Anëtarët e Kryesisë, Eduart Brahilika, Rustem Nuzi, Pajtim Molla, Xhezmi Dika

Berisha: Më 11 dhjetor rithemelojmë PD-në, Ramës do t’i kthejmë përgjigjen më të hidhur
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Mat këtë të martë në vijim të ‘Foltores’ me demokratët dhe mbështetësit e tij.
Berisha u shpreh se në 11 dhjetor do të rithemelohet Partia Demokratike dhe pluralizmi shqiptar.
Lideri historik i PD tha gjithashtu se në 11 dhjetor Edi Rama do të marrë përgjigjen më të hidhur.
“Firmat tuaja, mbështetja juaj do rithemelojë në datën 11 dhjetor Partinë Demokratike dhe pluralizimin politik shqiptar. 11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare që nga 1990, e kurorëzimit me rithemelimin e PD. Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizimit në Shqipëri, ata që menduan se narkoshteti do të jetë e sotmja dhe e ardhmja e shqiptarëve, ata që menduan t’u shkatërrojnë shqiptarëve forcën e idealeve të lirisë, të vuajtjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshm,e gabuan rëndë. Edi Rama merr në 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë kush në këto 30 vite“, u shpreh Berisha.

Berisha thirrje deputetëve të PD në Mat: Mos u bëni besëprerë si Basha, bashkohuni me demokratët
Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi dy deputetët e Matit, Dhurata Çupi dhe Kreshnik Çollaku që të shkojnë dhe të verifikojnë firmat te zyra e Edi Palokës, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.
Berisha i ftoi ata që t’i bashkohen anëtarësisë dhe demokratëve.
“Ju demokratë të Matit të vini në Tiranë dhe të merrni deputetët tuaj. Unë kam konsideratë për ta, por kam konsideratë kur ata t’ju respektojnë ju. Gjithë respekti im varet nga respekti i tyre ndaj jush. Ndaj Sali Berishës, le të votojnë si të duan, le të deklarojnë çtë duan, por ndaj jush që keni derdhur lumenj djerse për ta, për mandatin e tyre, duhet të ndjehen të detyruar, të mos bëjnë besëprerin dhe mosmirënjohësin si Lulzim Basha, por bashku me ju të ngjiten dhe të shohin një nga një firmëtarët e historisë së pluralizimit politik se kush ka firmosur, sa të vërteta janë ato firma dhe të bashkohen me ju. Kjo është thirrja ime për deputetët e Matit dhe për të gjithë deputetët e PD”.

Berisha: Basha u zgjodh kryetar i PD në një proces kryekëput të manipuluar
‘Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD përmes një procesi kryekëput të manipuluar’.
Kështu u shpreh Sali Berisha nga ‘Foltorja’ e Matit, duke akuzuar Bashën se imitoi Edi Ramën duke zhdukur votën nga PD.
“Lulzim Basha ke borxhe të jashtëzakonshme demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë. Procesi që zgjodhi ai për kryetar të PD ishte kryekëput i manipuluar. Edhe ky shkelmoi mbi votën. Na zgjodhi një kryesi pa votë, për herë të parë në hiostorinë e PD. Peng Basha që imiton Ramën, zhduku votën. 60% të Kryesisë e emëroi. Histori më të turpshme nuk ka, spostim i partisë drejt organizimeve komuniste. Kryesia nuk emërohet, Kryesia zgjidhet me votën e fshehtë të përfaqësuesve tuaj dhe vetëm atëherë është legjitime, por ai nuk e sillte te vota e fshehtë sepse e dinte që nuk fitonte Kryesia e tij, ndaj shkeliu statutin me të dyja këmbët. Emëroi një Kryesi e cila në një akt ilegjitim dhe të turpit historik, vendos të thërrasë anti-Kuvendin e pluralizimit politik. Jam këtu nga ju për t’i bërë thirrje çdo anëtari Kryesie, nuk jeni të zgjedhur sipas statutit, jeni të emëruarit e Lulzim Bashës, përveç dy kryesuesve të forumit dhe 15 të zgjedhurve, jepni dorëheqjen dhe bashkohuni me Kuvendin rithemelues të PD”.
Berisha thirrje Gazment Bardhit dhe nënkryetarëve të PD: Jepni dorëheqjen! Mos u bëni skllevër…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat adresuar Lulzim Bashës nga ‘Foltorja’ e radhës e mbajtur në qytetin e Matit, ku e ka konsideruar atë si një aleat të Ramës duke vrarë shpresën e demokratëve.
Në fjalën e tij para qindra demokratëve, Berisha i ka bërë sërish thirrje nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të Kryesisë, të japin dorëheqjen duke u bashkuar me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe të mos bëhet skllëvër të Bashës.
Berisha: Mbështetja juaj do të rithemelojë Partinë Demokratike dhe pluralizmin. 11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madeh shqiptare që nga viti 1990. Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizmit në Shqipëri, se narkoshteti do të jetë e ardhmja e shqiptarëve gabuan rëndë. Edi Rama merr me 11 dhjetor përgjigjën më të hidhur. Pengu i tij, Lulzim Basha i cili është futur në lojën më të rrezikshme në 30 vitet e fundit do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi. Këto kanë qenë vite shumë të vështira për ne, ku ju u varfëruat, fëmijët tuaj u larguan nga vendi, ku krimi dhe droga bëjnë ligjin në parlament, qeveri e këdo duke kërcënuar çdo ditë jetë njerëzish. Opozita me të gjithë përpjekjet tuaja për shkak të një dështaku u kthye në një aleat të narkoshtetit.
Lulzim Basha është bërë varrmihësi i shpresës sepse atij nuk i besojnë. Demokratët kanë dashur 1000 mijë herë t’i besojnë atij edhe pse nuk ishte në lartësinë e duhur. Edi Rama merr mandatin e tretë. Tani u kërkoj të shtroni një pyetje: Çfarë ka ndodh me ne? Shkaku i të gjitha shkaqeve është vota. Unë ftoj socialistët të shtrojnë një pyetje: Kur ka votuar PS për herë të fundit? Nga viti 2009 PS nuk ka njohur votë.Ngrihet nga gjumi dhe i thotë krushka je emëruar ministër. Në 2017 ky dhunoi masivisht dhe në 2021 përdori metodat famëzeze të sigurimit të patronazhistëve.
Pengkryetari në vend që të na ftonte në shesh për të mos u larguar nga aty deri kur të merrnim votën, u ndry në shtëpi dhe më pas vrapoi pas karriges së tij. Lulzim Basha ke borxhe të jashtëzakonshme demokratëve. Emëroi 60% të kryesisë, duke shkelur statutin me dy këmbë. Kjo kryesi në një akt të turpit historik vendosi të thërrasë anti-kuvendin. Jam këtu për t’i bërë thirrje çdo anëtari të kryesisë se janë të rinj të politikë dhe duhet të korrigjojnë gabimin e tyre. Sa më shpejt jepni dorëheqjen, bashkohuni në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ndaj i kërkoj sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve jepni dorëheqjen, mos rrini si skllevër.
Komentet