VOAL

VOAL

Greqia pranon se ka bërë dëbimin e shqiptarëve mbi baza fetare – Nga SHABAN MURATI

November 13, 2021

Komentet

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Valona Tela, Arton Konushevci

Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për sigurinë globale. Përshkruhet si një fuqi që synon supremacinë dhe përpiqet ta shfrytëzojë epërsinë e saj ekonomike për të arritur qëllime politike.

Shteti komunist, në dekadën e fundit, ka zgjeruar dukshëm ndikimin e tij në Ballkan, duke krijuar lidhje më të forta me disa qeveri dhe duke u përqendruar në sektorë specifikë, si infrastruktura apo energjia, për bashkëpunim. Në vende si Serbia përfshirja kineze vërehet, madje, edhe në kulturë, media dhe arsim.

Përjashtim nga ky model përbën Kosova, thonë autoritetet e saj. Ndonëse prej Kinës importon mallra në vlerë prej qindra miliona eurosh në vit, vendi nuk ka lejuar ndonjë investim të madh kinez apo ndikim tjetër.

Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por respekton, siç thotë, integritetin territorial të Serbisë, e cila, me Kushtetutë, Kosovën e trajton ende si pjesë të territorit të saj.

Rrjedhimisht, dy vendet nuk kanë as marrëdhënie diplomatike, por, prej vitesh, Kina ka në Kosovë një zyrë ndërlidhëse, e cila funksionon nën Ambasadën kineze në Beograd.

Radio Evropa e Lirë i kontaktoi të dyja këto institucione për t’i pyetur rreth aktiviteteve të saj, por nuk mori përgjigje.

Ekipi i REL-it ishte i pranishëm edhe tek objekti i zyrës në Lagjen Arbëria në Prishtinë, më datën 7 maj, por sigurimi aty tha se nuk ka personel brenda dhe se ka “rreth dhjetë ditë” që aty nuk ka qenë dikush.

Ndërtesa e Zyrës Ndërlidhëse të Kinës gjendet në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Ndërtesa e Zyrës Ndërlidhëse të Kinës gjendet në lagjen Arbëria në Prishtinë.

ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, ku janë të listuara ambasadat dhe misionet e huaja në Kosovë, figuron edhe Zyra Ndërlidhëse e Kinës. Aty janë publike disa kontakte, por ueb-faqja e zyrës, që do të mund të ofronte informacione për aktivitetet e saj, nuk është funksionale.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë se a e përcjell punën e Zyrës së Kinës në Kosovë, a ka kontakte me të dhe a merr ndonjë raport prej saj, Qeveria e Kosovës, në përgjigjen e përbashkët me MPJD-në, nuk ofroi shumë detaje.

“Sigurisht që ne jemi në dijeni për praninë e të gjitha misioneve që veprojnë në Republikën e Kosovës dhe për aktivitetet e tyre në vend. Sa i përket Zyrës së Kinës në Kosovë, ne si Qeveri nuk kemi ndonjë komunikim me të, marrë parasysh raportet ndërmjet dy vendeve”, thuhet në përgjigje.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, se çfarë kontaktesh ka me Zyrën e Kinës në Kosovë dhe a asiston në komunikimet mes saj dhe institucioneve të Kosovës, por nuk mori përgjigje.

Në ueb-faqen e UNMIK-ut shkruan se më 16 shkurt të këtij viti, shefja e këtij misioni, Caroline Ziadeh, ka pritur shefin e Zyrës së Republikës Popullore të Kinës në Prishtinë, Cheng Lei. Mes tjerash thuhet se Ziadeh ka vënë në pah “iniciativat e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit”, por nuk specifikohet më shumë.

Nga kërkimet që bëri Radio Evropa e Lirë në internet rezulton se, muajin e kaluar, Cheng është pritur edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në platformën LinkedIn, Rama ka shkruar se me zotin Cheng kanë diskutuar “mundësi të shumta të bashkëpunimit” në fushat e ekonomisë, artit e kulturës.

“U informova se Qeveria e Kinës, deri tani, ka lëshuar viza për më shumë se 1.000 përfaqësues biznesesh nga Kosova”, ka thënë, mes tjerash, Rama.

Po në prill, Cheng ka takuar edhe kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu. Ky i fundit, në një postim në Facebook, ka shkruar se në takim, mes tjerash, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme e veçanërisht në lehtësimin e të bërit biznes.

Jashtë politikës, Cheng është pritur nga kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili ka thënë se ka kërkuar nga Cheng që, përmes Zyrës së Kinës, komitetet olimpike të të dyja vendeve të lidhin bashkëpunim në fushën e sportit – për ç’gjë diplomati kinez është pajtuar.

Mimoza Ahmetaj, e cila ka shërbyer si ambasadore e Republikës së Kosovës në disa shtete, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se Kosova duhet të përfitojë nga prania e secilit mision të huaj diplomatik në vend, përfshirë edhe atë të Kinës. Partneriteti i ndërtuar me to, thotë ajo, do të shërbente, pastaj, në realizimin e objektivave të vetë Kosovës.

“Bashkëpunimi në mes shteteve është në disa dimensione – politik, diplomatik, në aspektin e sigurisë, kulturor, tregtar, ekonomik… Pra, është një gamë e gjerë bashkëpunimi. Normalisht që neve na intereson ta faktorizojmë Kosovën dhe duhet gjetur forma… Unë nuk do të doja që Kosova të ndërtonte mure mes shteteve, por, përkundrazi, ura bashkëpunimi”, thotë Ahmetaj.

Një që ka publikuar muajin e kaluar Instituti Ndërkombëtar Republikan, me seli në SHBA, ka gjetur se 69 për qind e qytetarëve në Kosovë nuk besojnë se interesat e vendit të tyre avancohen duke mbajtur marrëdhënie të forta me Kinën.

Ramadan Ilazi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Exposenë se ky perceptim është krijuar nga mungesa e marrëdhënieve formale politike ndërmjet dy vendeve.

Ai thotë se institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë të kujdesshme ndaj rolit që mund të luajë Zyra Ndërlidhëse e Kinës.

“Në mungesë të kontakteve domethënëse me Qeverinë e nivelit qendror, Kina po përpiqet të hyjë në nivele të tjera të qeverisjes. Kjo është potencialisht shqetësuese dhe institucionet e Kosovës duhet të japin udhëzime më të mira se si të trajtohen kërkesat për takime nga Qeveria kineze”, thotë Ilazi.

Ilazi shton se në dëm të Kosovë shkon edhe mbështetja shumë e fortë e Kinës për Serbinë.

Këtë javë, presidenti i Kinës, Xi Jinping, qëndroi për vizitë zyrtare në Beograd, ku përsëriti se Pekini e mbështet qëndrimin e Serbisë për çështjen e Kosovës. Xi tha, po ashtu, se Serbia është partnerja kryesore e Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Sipas Ilazit, forcimi i kësaj aleance paraqet pengesë të madhe për njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës, meqë Kina është anëtare e përhershme, me të drejtë vetoje, e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – organizatë ku Kosova mëton të anëtarësohet.

*Video: Prania e Kinës në Kosovë

Ilazi thotë se Kosova duhet të jetë “potencialisht e hapur për një nivel të marrëdhënieve diplomatike me Kinën”, por se “këtë duhet ta bëjë në koordinim të plotë me SHBA-në”.

Pro një politike më të hapur shprehet edhe ish-diplomatja Ahmetaj.

“Është e rëndësisë së veçantë ndërtimi i raporteve me këto misione. Duhet gjetur mënyrën se si të bashkëpunojmë me secilin prej tyre dhe si të përfitojmë nga prania e tyre. Në asnjë moment, të mos i shikojmë si të padëshiruara. Kosova është në proces të shtetndërtimit, në proces të konsolidimit të shtetit dhe prania e tyre duhet t’i shërbejë Kosovës në këtë frymë”, thotë ajo.

Për të vizituar Kosovën, qytetarët kinezë duhet të pajisen me vizë, përveç atyre që kanë pasaporta diplomatike. Vizat mund të merren në ambasadën e Kosovës në Shqipëri ose Turqi.

Ngjashëm, edhe qytetarët e Kosovës duhet të kenë viza për të shkuar në Kinë – dokumentet i dorëzojnë në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, ndërsa shqyrtohen në Ambasadën e Kinës në Beograd.

Kosova dhe Kina nuk kanë ndonjë marrëveshje formale bashkëpunimi. Në Kosovë nuk ka ndonjë medium me pronësi kineze, apo me përmbajtje pro-kineze. Kosova, po ashtu, nuk ka ndonjë kredi nga bankat kineze.

Ato që janë evidente, janë shkëmbimet tregtare. Nga të dhënat që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Dogana e Kosovës, rezulton se në vitin 2023, Kosova ka importuar nga Kina mallra në vlerë prej 650 milionë eurosh. Shifra ka arritur gati dyfishin e vitit 2019, kur kjo vlerë ka qenë 340 milionë euro. Vlera e eksporteve të Kosovës në Kinë, ndërkaq, ka qenë 442 mijë euro vitin e kaluar.

Dogana e Kosovës ka konfirmuar, po ashtu, se në mesin e importeve nga Kina vitin e kaluar, kanë qenë edhe 57.444 pajisje incizuese. Radio Evropa e Lirë ka zbuluar se shumë kamera nga Kina, të kompanive Dahua dhe Hikvision, janë të instaluara në sheshet e Prishtinës, si dhe në ndërtesat qeveritare, përfshirë Zyrën e Prokurorit të Shtetit, Ministrinë e Tregtisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

*Video nga arkivi: Kamerat kineze në institucionet e Kosovës

Çështja është jo pak shqetësuese kur merret parasysh se dy kompanitë Dahua dhe Hikvision, pjesërisht në pronësi të shtetit kinez, janë në listën e zezë të SHBA-së, Britanisë dhe Australisë.

Janë disa shtete perëndimore si këto që Kinën e perceptojnë si aktore keqdashëse, e cila në disa raste është angazhuar në fushata dezinformuese që e portretizojnë komunitetin perëndimor si të dështuar dhe joefektiv.

Edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në disa raste e ka përshkruar Kinën si “armike”. Radio Evropa e Lirë

Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara të IA-së në duart e gabuara?

Reuters

Administrata e presidentit Joe Biden është e gatshme ta hapë një front të ri në përpjekje për ta mbrojtur Inteligjencën Artificiale (IA) të Shteteve të Bashkuara nga Kina dhe Rusia. Planet e saj fillestare janë vendosja e masave mbrojtëse përreth modeleve më të avancuara të IA-së.

Hulumtuesit qeveritarë dhe ata nga sektori privat shqetësohen se armiqtë e SHBA-së mund t’i përdorin këto modele – të cilat gërmojnë sasi të mëdha tekstesh dhe fotografish për të mbledhur informata dhe për të prodhuar përmbajtje – për të kryer sulme agresive kibernetike, apo edhe për të krijuar armë të fuqishme biologjike.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej kërcënimeve nga IA:

Materialet e manipuluara dhe keqinformatat

Materialet e manipuluara – video të sajuara që duken të vërteta, të krijuara nga algoritmet e IA-së përmes pamjeve me bollëk online – janë duke dalë në sipërfaqe në rrjetet sociale dhe po i mjegullojnë faktet dhe trillimet në botën e polarizuar të politikave amerikane.

Derisa video të tilla artificiale ekzistojnë tash e disa vite, ato janë bërë shumë më të fuqishme në vitin e fundit falë një morie mjetesh të reja të “IA-së gjenerative”, si Midjourney, të cilat e bëjnë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme krijimin e materialeve të manipuluara bindëse.

Mjetet për krijimin e pamjeve përmes Inteligjencës Artificiale nga kompanitë si, OpenAI dhe Microsoft, mund të përdoren për të prodhuar fotografi të cilat mund të promovojnë zgjedhjet, apo dezinformata në lidhje me zgjedhjet, pavarësisht se secila prej tyre ka politika kundër krijimit të përmbajtjes keqinformuese, thanë hulumtuesit në një raport të publikuar në mars.

Disa fushata dezinformuese thjesht e shfrytëzojnë aftësinë e IA-së për t’i imituar artikujt e lajmeve të mirëfillta, si mjet për shpërndarjen e informatave të rrejshme. Disa platformat të mëdha në rrjetet sociale si, Facebook, X dhe YouTube, kanë bërë përpjekje për ndalimin dhe fshirjen e materialeve të manipuluara.

Për shembull, vitin e kaluar, një portal i lajmeve i kontrolluar nga Qeveria kineze që përdor një platformë të IA-së, e kishte publikuar një artikull të rrejshëm, që kishte qarkulluar më parë, se Shtetet e Bashkuara e udhëheqin një laborator në Kazakistan për krijimin e armëve biologjike për përdorim kundër Kinës, tha Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare në një vlerësim për kërcënimin ndaj sigurisë kombëtare për vitin 2024.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, duke folur në një ngjarje për IA-në të mërkurën në Uashington, tha se ky problem nuk mund zgjidhet lehtë, sepse është kombinim i aftësive të IA-së me “qëllimin e aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë, për të përdorur dezinformata, për t’i prishur demokracitë, për të çuar përpara propaganda dhe për ta ndryshuar perceptimin në botë”.

Armët biologjike

Komuniteti i inteligjencës amerikane, grupet hulumtuese dhe akademikët, janë tejet të shqetësuar për rreziqet që vijnë nga aktorët e huaj të këqij, të cilët sigurojnë qasje në kapacitetet e IA-së. Hulumtuesit në Gryphon Scientific and Rand Corporation theksuan se modelet e avancuara të IA-së mund të ofrojnë informata të cilat mund të jenë të dobishme për krijimin e armëve biologjike.

Gryphon analizoi se si modelet e gjuhëve të mëdha (LLM) – programe kompjuterike të cilat tërheqin sasi të mëdha tekstesh për të krijuar përgjigje për pyetjet – mund të përdoren nga aktorët armiqësorë për të shkaktuar dëme në sferën e shkencave të jetës, dhe gjeti se “ata mund të ofrojnë informata të cilat mund ta ndihmojnë një aktor dashakeq në krijimin e një arme bërthamore, duke i dhënë informata të dobishme, të sakta dhe të hollësishme në çdo hap të kësaj rruge”.

Hulumtuesit gjetën, për shembull, se një LLM mund të ofrojë njohuri të nivelit të doktoratës për zgjidhjen e problemit kur punon me një virus përhapës.

Hulumtimi i tyre gjeti gjithashtu se LLM-të mund të ndihmojnë edhe në planifikimin dhe kryerjen e një sulmi biologjik.

Armët kibernetike

Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare (DASK) tha se aktorët kibernetikë me gjasë do ta përdornin IA-në për “zhvillimin e mjeteve të reja” në mënyrë që “të mundësojnë sulme kibernetike më të mëdha, më të shpejta, më efikase dhe më të paqarta” kundër infrastrukturës jetike, përfshirë kundër tubacioneve dhe hekurudhave.

Kina dhe armiqtë e tjerë janë duke zhvilluar teknologji të IA-së, e cila mund ta minojë mbrojtjen kibernetike të SHBA-së, përfshirë programe gjenerative të IA-së që mbështesin sulme malware (lloj virusi kompjuterik) tha DASK.

Microsoft tha në një raport në shkurt se kishte gjurmuar grupe të hakerëve të lidhur me Qeverinë e Kinës dhe atë të Koresë së Veriut, si dhe me inteligjencës ushtarake të Rusisë dhe me Gardën Revolucionare të Iranit. Ato po përpiqeshin t’i përsosnin fushatat e tyre të hakimit duke përdorur MLL.

Përpjekje të reja për adresimin e kërcënimeve

Një grup dypartiak i ligjvënësve njoftuan për një projektligj të mërkurën vonë, i cili do ta bënte më të lehtë për administratën Biden të vendosë kontrolle mbi eksportin e modeleve të IA-së, në përpjekje për ta mbrojtur teknologjinë e vlefshme amerikane kundër aktorëve të huaj të këqij.

Projektligji – i mbështetur nga republikanët e Dhomës së përfaqësuesve Michael McCaul dhe John Molenaar dhe nga demokratët Raja Krishnamoorthi dhe Susan Wild – do t’i jepte gjithashtu autoritet Departamentit të Tregtisë t’ua ndalojë amerikanëve të punojnë me të huajt për zhvillimin e sistemeve të IA-së, të cilat përbëjnë rreziqe për sigurinë kombëtare të SHBA-së. REL

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Rrjeti global i fertilitetit: Shqipëria një parajsë e fshehur e surrogacisë në Evropë

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës denoncon skandalin e fshehur që po ndodh në Shqipëri, surrogacinë.

Për këtë të fundi i cili po diskutohet që të legalizohet me anë të një ligji, faqja e rrjetit ndërkombëtar të fertilitetit e quajtur ‘OVU Fertility, ‘Global Fertility Network’, tregon se Shqipëria është vendi i fshehur i Evropës për Surrogacinë, e cila me ligj apo pa ligj ndodh.

Duke mbetur një nga vendet sekretet të Evropës, Shqipëria ka shumë opsione për beqarët dhe çiftet që kërkojnë trajtim të fertilitetit.

Për më tepër, ky destinacion është gjithashtu ideal për prindërit që synojnë dhe kërkojnë shërbime surrogate, pasi nuk ka asnjë kuadër ligjor apo rregulla që rregullojnë zëvendësimin; pra as nuk lejohet dhe as nuk ndalohet.

Për këtë arsye, klinikat shqiptare të fertilitetit dhe agjencitë e surrogacive mund të ofrojnë programe për çifte heteroseksuale të martuara ose të pamartuara, burra beqarë, gra beqare dhe çifte LGBTQIA+. sn

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

VOA/Milan Nesic

Rezoluta për Srebrenicën, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të gjenocidit të kryer ndaj boshnjakëve në atë zonë gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, pritet të jetë temë debati dhe votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Periudha në prag të debatit u përshkua me këshillime në selinë e Kombeve të Bashkuara, lobim aktiv nga mbështetësit dhe kundërshtarët e Rezolutës, si dhe deklarata të mprehta nga kritikët e udhëhequr nga rusët, përfaqësuesit e Serbisë dhe të Republikës Serbe të Bosnjës.

Deri në votim, shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme kanë mundësinë të paraqesin amendamente në tekstin e propozuar, që u hartua nga Gjermania dhe Ruanda. Udhëheqja e organizatës e ka bërë të qartë qëndrimin rreth kësaj çështjeje.

Fakti që është kryer gjenocid në Srebrenicë, është konfirmuar nga gjykata. Sa herë që më pyesin nëse është vërtetuar, përgjigjem se po. Pra, këto fakte, për ne, nuk kanë ndryshuar. Shtetet anëtare do deklarohen për këtë sipas pikëpamjeve të tyre”, tha Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.

Mundësia e miratimit të një rezolute me të cilën vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të konfirmonin se në zonën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995 është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, alarmoi një pjesë të opinionit ballkanik dhe nxiti reagimin e ashpër të zyrtarëve të Serbisë dhe Republikës Serbe. Ajo gjithashtu hasi në kundërshtim të fortë nga Rusia, një vend me të cilin Serbia dhe Republika Serbe mbajnë lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe ushtarake. Ekspertët e shohin përpjekjen për të debatuar dhe votuar për projektrezolutën si një lëvizje simbolike, pa asnjë pasojë negative, veçanërisht pasi ajo mbështetet në fakte të konfirmuara prej kohësh në lidhje me ngjarjet e korrikut të vitit 1995.

Aktorëve u takon ta vendosin në një kuadër që u përshtatet interesave të tyre. Unë e shoh atë si një hap drejt pajtimit, sepse do të nënkuptonte një pranim simbolik që ngjarjet në Srebrenicë paraqesin gjenocid, i cili ishte subjekt i disa vendimeve nga gjykatat ndërkombëtare. Është e qartë se disa politikanë po përpiqen ta përdorin këtë moment si një mjet për të përshkallëzuar tensionet. Megjithatë, është përgjegjësi e rezolutës apo e politikanëve…. Nuk do të pajtohesha që vetë rezoluta të nxisë tensione”, tha për Zërin e Amerikës David Simon, drejtor i Programit të Studimeve mbi Gjenocidin në Universitetin Yale.

Dhjetëra vende të botës kanë vendosur ta mbështesin ose bashkë sponsorizojnë projekt-rezolutën, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“(Projektrezoluta) kujton një fakt historik në një kohë kur gjenocidi mohohet gjithnjë e më shumë në rajon dhe kriminelët e luftës madhërohen. Bashkë sponsorët e saj besojnë se ka ardhur një moment i rëndësishëm për të përkujtuar atë ngjarje historike në një masë më të madhe. Vërtet nuk duhet të jetë sfidë, sepse nuk veçon asnjë vend apo popull, përveç kriminelëve që e kanë kryer atë vepër”, është pikëpamja e zotit Gabriel Escobar, Zv/Ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Nga ana tjetër, Rusia kundërshton me forcë projektrezolutën, duke kërkuar tërheqjen e saj. Në Nju Jork, në bashkërendim me Serbinë, ajo loboi në mënyrë aktive për këtë.

Ajo nuk mund të sigurojë pajtimin kombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, por vetëm mund të shtojë mosmarrëveshjet në atë vend dhe në Ballkan në tërësi. Dokumenti bart një akuzë kundër serbe, e cila është e qartë. Rezoluta nuk e akuzon drejtpërdrejt popullin serb, por u referohet vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, si dhe opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Srebrenicën, që vështirë se mund të quhet i drejtë në raport me serbët”. tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Në fillim të majit, me kërkesë të Rusisë, në Këshillin e Sigurimit u mbajt një seancë e jashtëzakonshme kushtuar Bosnjës e Hercegovinës, në të cilën u dëgjuan të njëjtat tone të përfaqësuesve rusë. Serbia në atë seancë përfaqësohej nga Marko Gjuriç, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Rezoluta nuk është gjithëpërfshirëse dhe mohon drejtësinë për shumicën e viktimave të luftës. Republika e Serbisë në vazhdimësi dhe me vendosmëri ka dënuar të gjitha krimet e konfliktit tragjik, dhe veçanërisht masakrën në Srebrenicë, një ngjarje e tmerrshme që shquhet për mizorinë e saj. Në vitin 2010, Kuvendi i Serbisë miratoi një deklaratë që dënonte krimin. Dy presidentë të Serbisë morën pjesë në përkujtimet në Qendrën Përkujtimore “Potoçari” dhe përfaqësuesit e saj morën pjesë edhe në përkujtimet në Kombet e Bashkuara në Nju Jork”, tha në atë seancë Marko Gjuriç.

Beogradi zyrtar, përkundër disa aktgjykimeve të gjykatave ndërkombëtare të cilat vërtetojnë se në Srebrenicë në vitin 1995 ishte kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, nuk e njeh këtë dhe e karakterizon ngjarjen si një krim të përmasave masive.

Rusia, e cila po kryen agresion brutal kundër fqinjit të saj të parë, Ukrainës për të tretin vit, mbështet fuqishëm politikën rajonale dhe qëndrimet e udhëheqjes serbe. Nëntë vjet më parë ajo bllokoi në Këshillin e Sigurimit miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, e cila dënonte gjenocidin e kryer ndaj boshnjakëve.

Ajo është gjithnjë e më e përfshirë në marrëdhëniet ndërkombëtare në të gjithë Evropën dhe shpesh nuk përdor kanalet e tij diplomatike për këtë, por mjetet përmes të cilave zhvillon luftën informative. Nuk dua të ndalem te akuzat ndaj saj për dezinformim, por dua të tërheq vëmendjen në nxitjen e pikëpamjeve populiste dhe nacionaliste, qëllimi i të cilave është dëmtimi i Evropës së bashkuar liberale”, nënvizon David Simon nga Universiteti Yale.

Karakteri antiserb i projektrezolutës, që do t’i etiketojë serbët dhe Serbinë si komb gjenocidal, është rrëfim i zyrtarëve të shumtë të Serbisë, Republikës Serbe dhe Rusisë, që kundërshtojnë debatin dhe miratimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Teksti i propozuar, në të cilin Zëri i Amerikës kishte qasje, nuk përmend asnjë lloj përgjegjësie të asnjë kombi apo shteti, por, ndër të tjera, bën thirrje për dënimin pa rezerva të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë. Dokumenti dënon gjithashtu veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.

Zyrtarët si (Milorad) Dodik, ata në Beograd dhe të mos harrojmë Moskën, do të përpiqen të mohojnë faktet e vërtetuara, ose të flasin për to sa më pak të jetë e mundur. Megjithatë, e gjithë kjo tashmë është në procesverbalet gjyqësore“, thotë për Zërin e Amerikës James Gow, profesor në King’s College të Londrës.

Pretendimet e Milorad Dodikut, politikanit të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion dhe kërcënim ndaj tërësisë tokësore të Bosnjë se Republika Serbe mund të shkëputet nëse rezoluta miratohet, eksperti britanik i vlerëson si teprim.

Dyshoj se do ta bëjë një gjë të tillë, por asgjë nuk duhet përjashtuar. Nëse ai do ta bënte këtë, do të ishte një reagim i tepruar ndaj diçkaje të mbështetur nga pjesë të qeverisë së përbashkët shtetërore në Sarajevë. Bëhet fjalë për kujtesën ndërkombëtare, për të cilën pres që të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pavarësisht ndarjeve të mprehta. Pala që nuk e pranon mund ta injorojë, sikundër shumë aktorë që kthejnë kokën nga gjëra ndoshta edhe më të rëndësishme”, vlerëson profesor Gow.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë ndër bashkëhartueset e projektrezolutës.

Përderisa Beogradi zyrtar e kundërshton dhe punon kundër saj, një pjesë e opinionit në Serbi nga organizata joqeveritare kundër luftës, si dhe disa politikanë të opozitës, bëjnë thirrje për pranimin dhe miratimin e projektrezolutës.

E vetmja mënyrë për ta gjykuar një komb të tërë si gjenocidal është kur dikush e mobilizon atë për të mbështetur dhe lavdëruar kriminelët dhe ata që e kanë kryer atë krim. Nëse do të bëhej e kundërta, atëherë do të ishte fare e qartë; ajo që duket qartë nga gjykimet është se nuk bëhet fjalë për dënimin e një kombi të tërë”, tha për Zërin e Amerikës Olga Kavran, ish zëdhënëse e prokurorisë së Gjykatës së Hagës.

Autoritetet malazeze nuk iu bashkuan shumicës së vendeve të Ballkanit në qasjen ndaj projektrezolutës për Srebrenicën. Sinjalet e përziera dhe gjysmë informatat u shpërndanë pasi kryeministri Milojko Spajiç njoftoi se Mali i Zi do ta mbështeste atë dokument në Kombet e Bashkuara. Ai gjithashtu vuri në dukje se do të votohen të gjitha rezolutat që dënojnë gjenocidet dhe krimet në territorin e ish Jugosllavisë.

Megjithatë, për një pjesë të konsiderueshme të opinionit publik vendor dhe shoqërisë civile, kjo nuk mjafton.

Besojmë se nuk mjafton vetëm votimi, sepse është edhe përgjegjësia jonë në radhë të parë për brezat e ardhshëm dhe fëmijët tanë. Kjo në mënyrë të pashmangshme nënkupton përballjen me të kaluarën, pranimin e fakteve të vërtetuara nga gjykatat ndërkombëtare dhe kombëtare. Dhe bazuar në ato fakte, ruajtja e kujtesës, mësimi për të dhe parandalimi i përsëritjes së tmerreve të tilla. Për ne ishte një çështje e padiskutueshme të prisnim që qeveria thjesht ta pranojë”, tha për Zërin e Amerikës Tea Gorjanc Prelevic nga organizata joqeveritare “Aksioni për të Drejtat e Njeriut”.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë, në një aktgjykim të vitit 2007 që pasoi padinë e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, vendosi përgjegjësinë e Serbisë, e cila, sipas mendimit të gjykatës, nuk parandaloi dhe dënoi krimin e gjenocidit në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ndërsa autorët e drejtpërdrejtë të gjenocidit, thuhej në vendim, janë ushtria dhe policia e Republikës Serbe.

Me atë aktgjykim, vrasjet masive të më shumë se 8,000 qytetarëve të nacionalitetit boshnjak në Bosnjë dhe Hercegovinë u përcaktuan si gjenocid dhe u vërtetua se autoritetet e atëhershme në Beograd nuk kryen, nuk morën pjesë dhe nuk inkurajuan kryerjen e gjenocidit gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ish presidenti i Republikës Serbe, Radovan Karaxhiç dhe ish komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mladiç, u dënuan me burgim të përjetshëm.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk janë detyruese, por interpretohen si dokumente me peshë politike dhe pasqyrojnë pikëpamjet e vendeve anëtare të atij mekanizmi për çështjen e përfshirë në rezolutat e miratuara.

Bie vetingu- BIRN: Sevdari, simbol i zbatimit të ekzagjeruar të ligjit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila e pati konsideruar shkarkimin e Sevdarit si një zbatim të ekzagjeruar të ligjit për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

BIRN

“Jam shumë e emocionuar, është ditë shumë e rëndësishme për mua profesionalisht dhe personalisht,” deklaroi prokurorja Antoneta Sevdari të premten më 10 maj jashtë dyerve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi KPA vendosi të rikthejë atë në detyrë, tre vjet pasi e kishte shkarkuar me të padrejtë.

Sevdari u bë simbol i zbatimit të ekzagjeruar të ligjit mbi kontrollin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili e pati shkarkuar atë në shkurt 2019 pasi gjeti si të pajustifikueshme një sasi të të adhurave të bashkëshorit të Sevdarit mbi dy dekada më parë, kohë para se të njihej dhe martohej me prokuroren.

Në dhjetor 2022, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut iu përgjigj pozitivisht ankesës së Sevdarit duke e konsideruar shkarkimin e saj nga detyra të pajustifikueshëm dhe “disproporcional” me qëllimin e ligjit për kontrollin kalimtar të gjytarëve dhe prokurorëve. Megjithatë, u desh gati edhe një vit e gjysmë pas vendimit të Strasburgut dhe shumë seanca gjyqësore që KPA të merrte vendimin për të rikthyer në detyrë Sevdarin.

Të premten, në dhënien e vendimit, kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj parashtroi fillimisht gjithë ecurinë e procesit të rivlerësimit kalimtar për Antoneta Sevdarin, nga konfirmimi në Komision; ankimin e institucionit të Komisionerëve Publikë dhe shkarkimin e saj nga Kolegji i Posaçëm e Apelimit për probleme në kriterin e pasurisë; prishjen e vendimit të shkarkimit pas kërkesës së Sevdarit për rishikim bazuar në vendimarrjen e Strasburgut që gjetje shkelje të shkallës së dytë të vetingut; kërkimet përfundimtare të Komisioneres Irena Nino e cila pretendoi se GJEDNJ-ja nuk i kishte rrëzuar shkaqet e ankimit të cilave tha se u qëndronte; si dhe qëndrimin e subjektit që i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e Komisioneres.

Gjatë shpalljes së vendimit të premten, kryesuesja Mulaj solli në vëmendje se procesi i rivlerësimit kalimtar mund të përfundojë vetëm me dy aletrnativa, atë të konfirmimit apo të shkarkimit nga detyra. Sipas saj, përderisa nuk u konstatuan elementë që do justifikonin dhënien e një mase të përkohshme, Kolegji arrin në konkluzionin se vendimarrja e GJEDNJ-së është e detyrueshme për zbatim nga shteti shqiptar.

“Për sa kohë, dhënia e masës së shkarkimit është çmuar nga GJEDNJ-ja se ka cënuar nenin 8 të konventës, e vetmja alternativë për përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari është konfirmimi i saj në detyrë. Për rrjedhojë, trupi gjykues në vijim të konkluzioneve të mësipërme vlerëson se vendimi i KPK duhet të lihet në fuqi. Trupi gjykues, me shumicë votash vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për subjektin e rivlerësimit Antoneta Sevdari”, tha Mulaj ndër të tjera.

Pas vendimit të shpallur në ditën e Drejtësisë, prokurorja Antoneta Sevdari deklaroi për mediet se ndihej shumë e gëzuar që në fund arriti të marrë drejtësi.

“Ndihem shumë e gëzuar që në fund arrita ta marr drejtësisë që vlerësoj se e meritoja. Sot është dita e drejtësisë dhe duke qenë e tillë unë e ndjej dyfish përgjegjësinë që në vazhdim të mbetem e përkushtuar në shërbim të saj”, deklaroi Sevdari në fund të procesit.

Një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut me ankesa për procesin e vetingut, duke pretenduar padrejtësi. Strasburgu ka pranuar pjesërisht disa kërkesa dhe ka rrëzuar disa të tjera. Në total Strasburgu ka vërejtur se nuk ka një problem sistemik me procesin e vetingut në tërësi.

Sevdari është rasti i parë i një zyrtari të drejtësisë që kthehet në detyrë pas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut.

A E NJEH FSHF – KOSOVËN E PAVARUR?- Nga MILAIM NELA

Sporti i futbollit kishte ngelur ishulli i fundit ku shqiptarët bashkoheshin rreth ngjyrave kuq e zi për të mbështetur KOMBËTAREN shqiptare të futbollit!
Por kjo deri ditën kur u publikua lajmi se Armando Duka në cilësinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit i ka paraqitur UEFA-s kandidaturën e përbashkët të Serbisë dhe Shqipërisë për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian të U21.
Duke patur parasysh qëndrimin e autoriteteve të Serbisë ndaj ngjyrave kuqezi, shqiptarëve në përgjithësi dhe në veçanti ndaj bashkëkombasve tanë në Kosovë e viset e tjera shqiptare ku akoma nuk është tharë gjaku i derdhur në luftën e fundit kjo është një goditje dhe autogol i pashembullt i Armando Dukes ndaj atyre qe e duan futbollin dhe mbështesin skuadrat shqiptare kudo dhe kurdo kur luajnë në ngjyrat kuq e zi!
Unë personalisht dhe besoj edhe shumica e shqiptareve që e duan vendin akoma nuk ja kemi falur Armando Dukës fyrjen që i bëri shqiptarëve duke rënë dakord ta dërgojë skuadrën kombëtare të futbollit të luajë në Beograd në vitin 2014 të zhveshur nga simbolet kombëtare!
Një akt ky i pashembullt që nuk ka ndodhur me asnjë ekip tjetër ne Europë apo në botë!
Për këtë akt Duka duhej të ishte proceduar penalisht dhe dënuar për tradhëti kombëtare!
Akti më i fundit i Armando Dukës është një goditje e rëndë, e pabesë dhe mbas shpine për të gjithë ata futbollistë të trojeve shqiptare jashte kufirit administrativ të Shqipërisë që luajnë për ngjyrat kuq e zi!
Akti i Armand Dukës për të propozuar vend organizator Serbinë bashkë me Shqiperinë është fyrje për të gjithë sportadashësit shqiptarë që sakrifikojnë dhe e ndjekin kombëtaren shqiptare kudo nëpër botë.
Ky propozim i Dukës bëhet në kohën kur Serbia ka angazhuar të gjithë artilerinë e saj diplomatike brenda dhe jashtë vendit të saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës dhe kundër shtetësisë e pavarësisë së saj!
Me gjestin e Armando Dukës Serbia ju thotë vendeve që janë në dilemë të votimit pro Kosovës ose jo se ja shikojeni ne nuk kemi probleme me Shqipërinë por vetëm me seperatistet dhe irredentistet në Prishtinë që ajo i quan shiftari.
Çfarë e pengonte Armando Dukën të propozonte si kandidatë të organizmit të finaleve të këtij Europiani Shqiperinë, Kosovën, e Maqedoninë e Veriut pasi janë të gjitha anëtarë e UEFAs dhe i kanë mundësitë dhe kapacitetet për organizimin e nje aktiviteti të tillë?
A është investuar fort në këtë vendim vellai shpirtëror i Aleksandar Vuçiçit – Edvin Rama?
A po i paraprin ky integrim sportiv një integrimi më të madh politik të Shqipërisë nën Serbi? A është kjo një hap i kalkuluar për vazhdimësinë e projektit famëkeq serb të Ballkanit të Hapur?
Ne kemi parë edhe organizime të tjera të mëparshme sportive të disa shteteve fqinje por në çdo rast ato kanë patur vazhdimësi territoriale e gjeografike! Duka në këtë rast anashkalon shtetet fqinje dhe hidhet në Serbi!
Me këtë akt Duka ju thotë të huajve se Serbia është shtet fqinj dhe ka vazhdimësi territoriale me Shqipërinë rrjedhimisht Kosova nuk është entitet i pavarur por pjesë e Serbisë.
Ky gjest i Armando Dukës në prag të finaleve të Kampinatit Europian të Futbollit në Gjermani është një goditje e rëndë si për sportdashësit ashtu edhe për futbollistët tanë që japin jetën për fanellën kuq e zi!
Ky gjest ju jep të drejtën e Zotit futbollistëve shqiptarë ta braktisin kombëtaren në shenjë proteste ndaj këtij akti tepër fyes!
Armando Duka duhet të japë dorëheqje të parevokueshme nga posti i presidentit të FSHF-së ose duhet të tërheqi propozimin duke ju kërkuar falje shqiptarëve!

Konfirmohen investigimet e ‘Piranjave’ dhe ‘Plug’ në Syri Tv për inceneratorët- Vijnë dokumente nga Italia për aferën e shekullit

Të dhënat e bëra publike nga investigimi i emisionit “PLUG” në Syri Tv për aferën e shekullit, inceneratorët, duket se kanë detyruar Prokurorinë e Posaçme të thellojë hetimin.

Më herët, po në Syri Tv, emisioni investigstiv, “Piranjat” zbuloi lidhjet dhe takimet e Erion Veliaj me biznesmenët italianë Gabriele Tarroni Longinotti dhe Alberto Presezzit.

Një raport i dyshuar korruptiv, mes politikanëve shqiptarë dhe biznesmenëve italianë, të përfshirë në këtë aferë u zbuluy në Syri Tv nga të dyja emisionet investigative.

Afera e shekullit, siç është quajtur ajo e inceneratorëve, vazhdon të hetohet nga SPAK-u dhe prokurori Dritan Prençi.

Një dosje voluminoze është çuar për masat e sigurisë në gjykatë, por vazhdojnë të thellohen hetimet.

Pas pyetjes së aksionerëve si kaldajisti Guiseppe Ciaffaglione apo aksioneri Alberto Presezzi, i cili për herë të parë dha termin aksionerë të fjetur, pra për të siguruar financimin, çka tregoi se Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe njerëzit e fshehur pas kompanisë në Holandë, nuk kishin lekët për të bërë financimin e koncesionit që ata kishin firmosur, pra kishin mashtruar qeverinë shqiptare.
Tashmë nga Italia kanë ardhur të tjera dokumente.

Burime zyrtare nga SPAK-u bëjnë me dije se prokuroria ka mundur të sigurojë dhjetëra dokumente të kompanive italiane të lidhura me kompaninë e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, ku Mirel  Mërtiri dhe Klodian Zoto ishin njerëzit kryesorë të saj, të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë këtu ministrin Lefter Koka, zyrtarë të Bashkisë së Tiranës e të tjerë, për rreth 6-7 vite siguruan rreth 130 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e biznesit privat, për një incenerator që nuk ekziston, për një kontratë koncesionare, e cila shkonte deri në 30 vite me rreth 128 milionë euro investim dhe me rreth 400-500 milionë euro të tjera të ardhura nga biznesi privat, raporton CNA.

Dokumentet e siguruara nga Italia janë mjaft të rëndësishme për të zbardhur skemën e aferës së inceneratorëve.

Gjithashtu janë provuar të gjitha dokumentet zyrtare të publikuara në lidhje me komunikime të ndryshme midis aksionerëve apo dhe dyshimet se aksionerët e rinj kishin kryer aktivitet tregtar edhe me Iranin e kështu me radhë.

Të gjitha materialet tashmë të një dosjeje mjaft voluminoze pritet që të thellojnë edhe më tej hetimet duke nxjerrë në dritë personat e përfshirë, zyrtarët e lartë, bashkëpunëtorët e tyre dhe deri te njerëzit e Bashkisë së Tiranës, drejtorët e Erion Veliajt dhe rolin e kryebashkiakut të Tiranës në këtë aferë, i cili shpesh e mohon dhe thotë se unë jam thjesht një klient deri te dera, por nga ana tjetër zyrtarët e tij kanë firmosur për aferën e dherave, kanë dhënë urdhra, kanë negociuar e kështu me radhë.

VOA: Panoramë e zymtë e gjyqësorit shqiptar, Sadushi: Situatë gati kritike

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, në takimin me gjyqtarët

 

Armand Mero

Në Shqipëri, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ofroi të premten një panoramë thuajse të zymtë të sistemit gjyqësor, gjatë një takimi të organizuar me gjyqtarë të të gjitha niveleve, në “Ditën e Drejtësisë”. Ai foli me tone kritike veçanërisht ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor, por dhe pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv që duhet “të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”. Zoti Sadushi renditi mangësi të theksuar në burime njerëzore, materiale e financiare, ndërsa ngriti alarmin për numrin “e frikshëm të dosjeve të prapambetura, prej 60.000 çështjesh”. Sipas tij, nuk po kuptohet se një situatë e tillë “po çon drejt kolapsit dy gjykatat e apelit, që pas disa viteve do transferohet përsëri në Gjykatën e Lartë”. Ai kujtoi se “një vit pas fillimit të funksionimit të hartës gjyqësore, perceptimi i opinionit publik për administrimin e drejtësisë nuk rezulton të jetë i kënaqshëm”, ndërsa vuri në dukje krijimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të gjithë vendin, e cila ende po funksion me vetëm 26 nga 78 gjyqtarë që duhet të ketë.

Në takimin me gjyqtarët, zoti Sadushi e përshkroi gjenden si “problematike, në mos edhe kritike, për shkak të nivelit të performancës së administrimit të drejtësisë, mangësive në kryerjen e analizës dhe diagnostikimit të problemeve, mungesës së vizionit në planifikimin strategjik për të kuptuar se çfarë duhet bërë, dhe në veçanti për të ndërgjegjësuar dy pushtetet e tjera se në çfarë gjendje ndodhemi dhe se ku duhet të shkojmë”. Ai deklaroi se “përgjegjësia rëndon mbi të gjithë Ne, gjyqtarët, ashtu, si edhe mbi Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nëpërmjet reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes duhet t´i dëshmojmë ekzekutivit dhe legjislativit se sistemi i drejtësisë nuk zgjat dorën për lëmoshë”.

Kreu i Gjykatës së Lartë foli për kushte aspak normale në të cilat zhvillojnë aktivitetin gjyqtarët kur përmendi “godina të amortizuara dhe me kufizime të ndjeshme të hapësirës së duhur për punë; zyra të pamjaftueshme dhe më e rënda, në disa gjykata, pa salla gjykimi, ku seancat gjyqësore zhvillohen në zyrat e gjyqtarëve dhe pa regjistrimin e procesit në audio; një sistem elektronik, pothuajse anakronik; dhe problematika të ndjeshme në mënyrën e administrimit dhe të arkivimit të dosjeve, të çështjeve të sigurisë, apo të krijimit të hapësirave të përshtatshme për publikun”.

Ai deklaroi se vetë gjyqtarët në veçanti nga KLGJ, nuk duhet të pranojnë faktin “që dy gjykatat e apelit të kryeqytetit të mos kenë mjaftueshëm zyra dhe salla gjykimi për gjyqtarët”, duke lënë të kuptohej hapur se nuk duket as të ketë ndonjë zgjidhje afatshkurtër apo afatgjatë për to.

“Mungesat e ndjeshme” në burime njerëzore, kryesisht në këshilltarë/ndihmës ligjorë, sekretarë gjyqësorë dhe stafin ndihmës administrative, ishin një tjetër problem shqetësues i ngritur nga zoti Sadushi, sipas të cilit “menaxhimi i burimeve njerëzore nuk duhet parë si një rol administrativ, por si rol strategjik e thelbësor për suksesin e gjyqësorit”. Edhe në këtë pikë ai drejtoi gishtin ndaj KLGJ-së e cila siç u shpreh ai nuk ka “një strategji të qartë se si mund të realizohet përmbushja e këtij detyrimi, kur pengesat për të shtuar numrin e ndihmësve ligjorë, sekretareve gjyqësore apo të stafit administrativ rezultojnë të jenë sa ligjore, aq edhe financiare e strukturore, sidomos kur planifikohet buxheti dhe nuk parashikohet dhe as insistohet te ekzekutivi dhe legjislativi për nevojën e rritjes së numrit të punonjësve në gjykata”.

Po ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor ishin dhe kritikat lidhur me buxhetin financiar që parlamenti akordon për gjykatat. “KLGJ, nuk duket se e ka kuptuar drejt pavarësinë buxhetore të gjyqësorit. Në disa raste janë vënë re prirje për të konfonduar mbikëqyrjen administrative me mbikëqyrjen gjyqësore”, tha ai.

Kryetari i Gjykatës së Lartë renditi më pas, të paktën 11 “fakte” siç i quajti, por që në të vërtetë duket të jenë probleme që nuk kanë gjetur zgjidhje në 6 vite të ekzistencës së KLGJ-së. Ai bëri të ditur se me përjashtim të Gjykatës së Lartë, të gjitha të tjerat “nuk drejtohen nga kryetarë të zgjedhur, por nga zëvendëskryetarë”. Po ashtu “kancelarët e gjykatave, që janë personat përgjegjës dhe me peshë kryesore në miradministrimin e gjykatave, vazhdojnë të jenë ende të pakonfirmuar në detyrë”. Ai ngriti problemin e trajtimit financiar të gjyqtarëve, një pjesë e të cilëve siç deklaroi kanë paditur KLGJ-në “duke kërkuar detyrimin e Këshillit dhe të gjykatave për të respektuar standardin kushtetues të mos prekjes së pagës dhe shpërblimin sipas ligjit”.

Zoti Sadushi përmendi “vonesa të pajustifikuara në procesin e vlerësimit etiko-profesional”, “mosrespektimin e afatit ligjor për përfundimin brenda muajit qershor të çdo viti të procedurave të transferimit paralel dhe ngritjes në detyrë”, si dhe kritikoi “përfshirjen në procedurë të miratimit të normës mesatare të ngarkesës së gjyqtarëve, pa përgatitur më parë një studim të detajuar dhe gjithpërfshirës”. Sipas kreut të Gjykatës së Lartë “nuk ka një planifikim strategjik mbi numrin e përgjithshëm të gjyqtarëve këshilltarëve/ndihmësve ligjorë e stafit administrativ për 5 vitet e ardhshme, ndërkohë që sistemi ynë nuk plotëson as gjysmën e numrit mesatar të gjyqtarëve për 100.000 banorë”.

Si për të shpjeguar motivet e ngritjes së gjithë këtyre problematikave, në mbyllje të fjalës së tij, zoti Sadushi tha se forumi i gjyqtarëve “është vendi më i përshtatshëm për t’u shprehur dhe për të nxitur KLGJ-në për të adresuar me forcë tek qeveria dhe parlamenti nevojat imediate të sistemit gjyqësor”.

“Kryeministri s’do gjejë mbështetje tek diaspora”, Burimi: Nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë

Analisti Genc Burimi, në një lidhje live me Skype në rubrikën Opinion në News 24 deklaroi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do të gjejë mbështetje tek diaspora.

Burimi tha se Rama nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Sipas tij, nuk mund t’i tregohen dhëmbët Greqisë, pasi ky do të ishte një gabim i madh diplomatik.

“Edi Rama nuk do gjejë mbështetje tek diaspora, nuk ka bërë asgjë për emigrantët. Rama dëshiron t’i tregojë dhëmbët Greqisë, por kjo mund të ketë pasoja. Në raport me Greqinë, nuk besoj se Shqipëria ka fuqi. Shqipëria ndoshta mund t’i tregojë dhëmbët Brukselit sesa Greqisë. Pasi Serbia prsh e bën këtë, duke qenë afër Rusisë dhe Kinës, mund t’ja tregojë dhëmbët Brukselit”, tha Burimi.

Më tej, Burimi vlerësoi se mazhoranca ka nisur që të lëkundet, që kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës.

“Mazhoranca ka nisur të lëkundet kur Bardhi shkoi nga grupi i Bardhit tek ai i Berishës. Kjo sepse me këtë lëvizje bie narrativa e mazhorancës ndaj Berishës. Gazment Bardhi është një politikan që thotë se kam besim tek SPAK-u. Mjafton kaq, sepse mbrapa janë ndërkombëtarët. Karta e ndërkombëtarëve ndaj opozitës ka ndryshuar. Shqipëria sot ka një korrupsion të paparë. Opozita ka fituar pikë me ardhjen e Bardhit. Dumani i jep përgjigje Bardhit e nuk i jepte Kryemadhit, Këlliçit. Bardhi nuk trembet sepse nuk ka dosje. Bardhi i kap shah mat SPAK-un dhe ndërkombëtarët”, deklaroi Burimi.bw

VIDEO- Vjosa Osmani në SHBA, drejton helikopterin mbi qytetin Fort Worth

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar kompaninë e helikopterëve ‘Bell’, madje edhe ka bërë një shëtitje me to mbi qytetin Fort Worth.

Në rrjetin e saj social Facebook, shihet Osmani duke bërë, siç thotë ajo, mësim pilotimi me helikopter.

“Në Fort Worth të Teksas. Vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, ka shkruar Osmani në Facebook, sipas RTK.

Kujtojmë se presidentja e Osmani, me ftesë të kryeshefes ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit Alice Albgriht mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e shënimit të 20-vjetorit të MCC-së, i organizuar në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë në Dallas të Teksasit.

Në tryezën ekzekutive në të cilën kanë marrë pjesë edhe presidentët e Liberisë, Malawit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones dhe të përfaqësuesve të shumtë të qeverisë amerikane u diskutua për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore.

Gjatë qëndrimi në SHBA, Osmani ka takuar edhe politikanë e ish-liderë amerikanë, në mesin e tyre edhe ish-presidentin George W. Bush. sn

Vizita e Xi Jinping Serbisë, është shqetësuese për paqën në rajon- Nga SKËNDER MULLIQI

Vizita e e autokratit të Kinës, Xi, ku pos tjetër të shkojë veq tek autokratët e Serbisë dhe Hungarisë, të cilët ia hapën tapetin e kuq.Kjo vizitë e të parit të Kinës gjatë turneut të tij në Europë, ka shpërfaqur agjendën miqësore më Kinën dhe Rusinë .Këto sigurishtë së janë aleanca antiPerëndimore, për të futur Kina ndikimin politikë dhe veqmas ate ekonomik në Ballkanin ende të paqëndrueshëm nga hegjemonia serbomadhe.Serbia po tregon secilën ditë e më shumë së është në orbitën politike dhe ekonomike të Kinës dhe të Rusisë.Udhëheqin kinëz Xi Jinping Amerika e konsideron diktator dhe një vizitë e tillë , sigurishtë së është shqetësuse për paqën në rajon kur dihët për qendrimin e Kinës pro Putinit dhe Vuqiqit.Trio e shteteve famkeqe Rusi-Serbi-Kinë, zgjuan shqetësime të mëdha edhe pas konfliktit në Ukrainë.Duket e gabuar tashmë politika e Amerikës dhe BE-së, në tentimin që fitonte favorin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiq, për ta distancuar nga Rusia.Jo vetëm regjimi në Serbi, por edhe shumica e serbëve ndihen të afërt më vellëzeritë rusë, dhe Moskën e shohin si mbrojtës të fuqishem.Është prituar më të drejtë së ky qendrim përafrie ndaj Vuqiqit do të ndryshojë, pas aktit terroristë në Banjskë, ku gishtat në këtë ngjarje tragjike i ka Vuqiqi më Radojqiqin.U shmangën masat ndëshkuese ndaj Serbisë, e as nuk u hoqën masat e padrejta ekonomike ndaj Kosovës.U preferua si zakonishtë nga BE-ja vetëm thirrja për paqe. Vizita e Presidentit të Kinës përkon me 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze në Beograd gjatë sulimit të NATO-s kundër Serbisë gjenocidiale, ku u vranë tre shtetas kinezë në ambasadën e Kinës në Beograd.Kjo vizitë e niveli të më lartë është treguesi së Hungaria dhe Serbia janë shtetet partnere politike dhe ekonomikme tregtare të Kinës, të cilat shprehin secila në mënyrën e vet një llojë mosmarrveshje me përpjekjët e Amerikës për të dominuar Evropën u shpreh presidenti i Kinës.Sigurishtë se presidenti serb, Vuqiqi vizitën e presidentit kinez, e sheh edhe si mundësi që përmës Kinës, të paralizon në OKB, Rezoluten për Srebernicën si gjenocidiale, ku si të tillë ishte klasifikuar nga TPI-ja në Hagë.Amerika duhet të bëjë levizjën e duhur, të parandolon në kohë afatgjate rrezikun e lidhjës të Rusisë dhe të Kinës më Evropën Perëndimore, siq po pretendon Putin të futë ndikimin më luftë, kurse Kina më shumë me ekonomi dhe tregëti. Ne fund edhe diqka.Vuqiqi po dëshiron të krijon edhe iluzion frikësimi së dikush e madh qendron pas Serbisë.

Largimi i Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar përfundimin e mandatit të përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit Special të BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, duke thënë se ata nuk arritën të prodhonin normalizimin politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Serwer, në një shkrim autorial në “peacefare”, thotë se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Escobar dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, të dy me mandate për Ballkanin Perëndimor gjatë tre viteve të fundit, po japin lamtumirën e tyre në Uashington këtë javë.

“Bëhet fjalë për dy diplomatë me përvojë që e njohin mirë Ballkanin. Ata kanë bashkëpunuar pa shumë fërkime. Çështja më e madhe e dukshme ka qenë mbështetja amerikane për ‘Ballkanin e Hapur’, një skemë për lehtësimin e tregtisë [në vendet e Ballkanit Perëndimor]”,ka shkruar Serwer.

Profesori amerikan i Universitetit John Hopkins, Serwer thotë se “evropianët me të drejtë e panë atë si të panevojshme dhe dublim të përpjekjeve të tyre në atë që njihet si ‘Procesi i Berlinit’”.

“Por Lajçak dhe Escobar nuk arritën të prodhonin normalizimin politik mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ata e bënë prioritetin e tyre kryesor”, thotë ai.

Çfarë shkoi keq?

Sipas Serwer, Escobar dhe Lajçak nisën keq dhe përfunduan më keq. Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar.

“Prishtina ishte përkushtuar ndaj Asociacionit në një marrëveshje të Brukselit të vitit 2013. Por Escobar dhe Lajçak neglizhuan që Beogradi të jepte ‘quid pro quo’. Asociacioni, sipas marrëveshjes së Brukselit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe sistemin e drejtësisë në të gjithë territorin e saj. Marrëveshja inkurajon serbët të marrin pjesë në institucionet qeverisëse të Prishtinës dhe zotohet se Kosova dhe Serbia do të avancojnë drejt BE-së pa i ndërhyrë njëra-tjetrës në këtë rrugëtim”.

Më tej ai shkruan se “Beogradi ka refuzuar të gjitha këto angazhime. Serbia ka mbajtur de facto qeverisjen mbi popullatën serbe në komunitetet me shumicë serbe në veri të Kosovës. Organizoi bojkotimin e zgjedhjeve komunale atje. Beogradi gjithashtu tërhoqi zyrtarët serbë nga policia dhe gjykatat. Dhe Serbia ka bërë gjithçka që është e mundur për të penguar hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Beogradi më pas kaloi në ofensivë

E frustruar me dështimin e BE-së dhe SHBA-së për të ofruar Asociacionin, Serbia vitin e kaluar vendosi t’i përkeqësojë gjërat. Ajo rrëmbeu dy policë të Kosovës nga territori i Kosovës, pagoi njerëz për të sulmuar paqeruajtësit e NATO-s brenda Kosovës dhe organizoi një sulm terrorist që supozohej të ishte justifikimin për një ndërhyrje ushtarake serbe”, shkruan analisti amerikan.

“Nga fundi i vitit të kaluar, presidenti serb Vuçiq po shpresonte për ndryshime të kushteve gjeopolitike, duke përfshirë rizgjedhjen e Donald Trump president të SHBA-së, që do t’i mundësonte Serbisë të rimarrë një pjesë ose të gjithë Kosovën. Qeveria serbe e sapo inauguruar përfshin mbështetës të zëshëm të pushtimit rus të Ukrainës dhe avokatin kryesor të ‘botës serbe’, një eufemizëm për Serbinë e Madhe”.

Politika ka nevojë për një rivendosje

Serwer thotë se “Është e qartë se politika perëndimore ndaj Serbisë nuk po funksionon. Uashingtoni dhe Brukseli nuk po bëjnë shumë më mirë me Kosovën. Prishtina ka refuzuar të lëvizë drejt Asociacionit, megjithë ‘pasojat’ e kushtueshme evropiane dhe denoncimet e ashpra amerikane. Vetëm nëse Beogradi zbaton dispozitat e tjera të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, Prishtina do të përgjigjet në mënyrë të natyrshme. Vuçiq nuk është në gjendje ta bëjë këtë”.

“Suksesi kërkon një rivendosje. Sa më shumë politik dialogu, dështimi më i dukshëm për më shumë se një dekadë. Dialogu teknik, që i parapriu atij politik, ishte shumë më i suksesshëm. Ai u fokusua në çështje që mund të prodhonin përfitime të dukshme për qytetarët e të dy vendeve. Pavarësisht zbatimit të ndotur, rezultatet ishin thelbësore. Edhe sot, Prishtina dhe Beogradi kanë bërë më mirë me çështje praktike si targat dhe dokumentet e identitetit, sesa normalizimin politik”, shkruan Serwer.

“Ky është drejtimi i duhur për të ardhmen. Normalizimi politik tani për tani është një urë shumë larg. Serbia nuk do të jetë e interesuar të dorëzojë pretendimet e saj për sovranitet në Kosovë derisa lufta në Ukrainë t’i japë fund aneksimeve ruse atje. Kosova nuk do të jetë e interesuar për formimin e Asociacionit derisa të ketë besim se Serbia e pranon sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Por, si Beogradi ashtu edhe Prishtina mund të mirëpresin zbutjen e lëvizjes përmes kufijve të tyre të ndërsjellë dhe duke mundësuar më shumë tregti të lirë dhe të ligjshme”.

Në fund analisti amerikan thotë se “Prishtina me të drejtë ka filluar të insistojë në përdorimin e monedhës së saj zyrtare, euros, në transaksionet brenda Kosovës. Por kjo po krijon probleme për komunitetin serb, të cilët marrin subvencione nga Beogradi në dinarë serbë. Ky është lloji i çështjes praktike ku BE dhe SHBA duhet të fokusohen. Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për transparencën për subvencionet e Serbisë për komunitetet serbe brenda Kosovës, gjë që do të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes së monedhës. Ky është drejtimi praktik në të cilin qëndrojnë perspektivat për sukses”.

“Lamtumira ndaj dështimit kërkon vendosjen e prioriteteve të duhura”, ka shkruar Serwer./Periskopi


Send this to a friend