Ardhja e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç ka bërë që policia të marrë masa të rrepta sigurie. Për këtë arsye, ajo ka njoftuar se në Tiranë do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë.
“Më datë 27-28 maj 2015, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë për zhvillimin e samitit si edhe të vizitës së kryeministrit të Serbisë janë ndërmarrë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore .
Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore:
Duke filluar nga ora 10.40 datë 27-28 maj 2015, do të ketë kufizim deri në bllokim lëvizje në hyrje të autostradës. Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga ura e Lanës tek Rruga e Elbasanit, bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit ‘Shqiponja’.
Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë parkim duke filluar nga ora 23:59 e datës 26 Maj 2015 në akset rrugore si më poshtë vijon:
Nga Rruga e Rinasi”, në “Qaf Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje-dalje), Rruga e Durrësit, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali”(nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), Rruga e Elbasanit deri te Pallati i Brigadave.
Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Donika Kastrioti”. Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq. Kërkojmë mirëkuptimin e medias dhe ndihmën e saj në sensibilizimin e komunitetit.
Ndalohet qarkullimi i pjesshëm dhe i përkohshëm për të gjitha kategoritë e mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 10:40 deri në përfundim të aktivitetit”, thuhet në një deklaratë të policisë.
Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, duke konfirmuar se ai është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë dhe nevojës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Sipas avokatit, ekzaminimi është kërkuar edhe në bazë të udhëzimeve të mjekut që ndjek procesin e rikuperimit të Veliajt.
Ndërkohë, Ndreca ka bërë të ditur se gjatë takimit, kryebashkiaku i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal. Në këto shënime, sipas avokatit, janë përgjigjet që ai i ka dhënë ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij – sipas kryebashkiakut me porosi të kryeministrit Rama – për heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë Tiranë dhe delegimi te Arbër Hajdari, pranimin e autorësisë së protestave studentore dhe të Flamingove, si dhe distancimin nga avokati Ndreca.
Avokati ka paralajmëruar se këto përgjigje do të bëhen publike.
Reagimi i plotë i avokatit Plarent Ndreca:
“Dola nga takimi me Erionin.
Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike.”Panorama
Eurodeputetja Ilaria Salis ka ngritur alarmin në Parlamentin Europian për situatën politike në Shqipëri dhe represionin ndaj të rinjve që po protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Gjatë diskutimit për progresraportin e Shqipërisë, Salis kërkoi që institucionet europiane të mos mbyllin sytë përballë revoltës së të rinjve, të cilët po kërkojnë një vend pa korrupsion, ku të kenë mundësi të studiojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen me dinjitet.
Eurodeputetja akuzoi qeverinë shqiptare se, në vend që t’u përgjigjet kërkesave të protestuesve, ka zgjedhur dhunën, gazin lotsjellës dhe represionin. Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për propozimin që protestuesit të përballen me gjoba deri në 5 mijë euro, duke paralajmëruar se të rinjtë shqiptarë nuk duhet të lihen vetëm përballë kësaj situate.
Eurodeputetja Ilaria Salis:Një Shqipëri ka shumë zëra që nuk janë dëgjuar. Të rinjtë që kanë dalë në rrugë duke kërkuar një Shqipëri të lirë pa korrupsionm, ku ata mund të studiojnë e punojë me dinjitet. Këta njerëz përfaqësojnë pjesën e Shqipërisë që bëjnë fushatë për të mbrojtur Shqipërinë me një mesazh të fortë, Shqipëria nuk është për shitje, por qeveria në vend që ti dëgjojë ka zgjedhur represionim, gazin lotsjellës duke abuzuar me pushtetin.
Tani propozimi ka ardhur që protestuesit të paguajnë gjoba deri në 5 mijë euro. Të mos i lemë këta të rinj vetë, lufta e tyre është lufta e juaj. Situata duhet të përmirësohet, pra ti dëgjojmë zërat e protestuesve në Shqipëri dhe ti japim atyre hapësirë. sn
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve në Shqipëri, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet të mbajë një qëndrim më të fortë për këto çështje.
Gjatë diskutimeve për situatën në Shqipëri, Strik u shpreh se protestat e zhvilluara në vend kanë përcjellë një mesazh të qartë për institucionet evropiane: qytetarët shqiptarë kërkojnë që BE-ja të jetë më e vendosur në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.
“Protestat e kanë bërë të qartë se populli shqiptar kërkon që ju të jeni të ashpër, të fortë në këto çështje. Dhuna ndaj protestuesve dhe ndaj gazetarëve, mendoj se nuk ka dallim, mes atyre që protestojnë në mënyrë paqësore dhe atyre që përdorin dhunën. Duhet të vlerësoni në mënyrë kritike këto raste”, deklaroi eurodeputetja. Ajo u ndal veçanërisht te dhuna ndaj protestuesve dhe gazetarëve, duke kërkuar që këto raste të shqyrtohen në mënyrë kritike dhe pa bërë dallime mes personave që marrin pjesë në protesta paqësore dhe atyre që përdorin dhunën.
Strik theksoi rëndësinë e vlerësimit të rasteve të raportuara, duke nënvizuar se respektimi i të drejtës për protestë dhe liria e medias janë çështje që kërkojnë vëmendje të veçantë nga institucionet evropiane. sn
STRASBURG- Komisioni Europian ngre shqetësime për situatën e lirisë së medias në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk ofron ende garanci të mjaftueshme ligjore për lirinë e shprehjes dhe se gazetarët përballen me kërcënime, frikësime dhe kushte të pasigurta pune. Në progres-raportin e KE-së të siguruar nga Dosja.al thuhet se mjedisi mediatik duhet të përmirësohet në mënyrë që mediat të ushtrojnë veprimtarinë e tyre lirisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionale.
Raporti evidenton si problem ndikimin e grupeve të biznesit me lidhje politike në tregun mediatik, ndërthurjen e interesave politike dhe ekonomike, mungesën e transparencës së financimit dhe përqendrimin e lartë të pronësisë së mediave. Shqetësime ngrihen gjithashtu për frikësimet, fushatat denigruese, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës së gazetarëve.
Një tjetër pikë e rëndësishme është mbrojtja e gazetarëve nga kërcënimet, sulmet dhe paditë SLAPP. KE kërkon që institucionet ligjzbatuese të garantojnë hetimin dhe ndjekjen gjyqësore të rasteve të dhunës ndaj gazetarëve, përfshirë incidentet gjatë protestave. Në raport kërkohet gjithashtu përmirësimi i kushteve të punës së gazetarëve, forcimi i të drejtave të tyre të punësimit dhe atyre sociale, si dhe zbatimi i njëtrajtshëm i Kodit të Punës.
Pjesë nga progres-raporti:
Shqipëria ndodhet ndërmjet një niveli të caktuar dhe një niveli mesatar përgatitjeje në fushën e lirisë së shprehjes dhe ka shënuar njëfarë progresi gjatë periudhës së raportimit, veçanërisht sa i përket përafrimit të kuadrit të saj ligjor me acquis-in e Bashkimit Europian dhe standardet europiane. Shqipëria nuk ofron garanci të mjaftueshme ligjore për lirinë e shprehjes, ndërsa mjedisi në të cilin operojnë mediat duhet të përmirësohet, në mënyrë që ato të mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre lirisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionale.
Shqipëria ka përjashtuar gazetarët e regjistruar nga dispozitat penale për shpifjen, në kushte të caktuara, megjithëse dekriminalizimi i plotë i shpifjes ende nuk është arritur. Pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga depërtimi ekonomik në tregun mediatik i grupeve të biznesit me lidhje politike dhe nga ndërthurja e interesave politike, ekonomike dhe interesave të tjera. Faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht janë mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë së mediave, si dhe frikësimet dhe fushatat denigruese, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës së gazetarëve.
Vijuan të ngrihen shqetësime lidhur me ndikimin politik në emërimet si në autoritetin rregullator të medias, ashtu edhe në transmetuesin publik. Rekomandimet e Komisionit Europian të vitit të kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme. Rekomandimet e Komisionit Europian për vitin e ardhshëm
Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të përqendrohet veçanërisht në këto drejtime:
1. Reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator të medias
Të miratojë reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, me qëllim:
• Zbatimin e plotë të masave për garantimin e transparencës së pronësisë së mediave, forcimin e pluralizmit mediatik dhe pavarësisë editoriale.
• Forcimin e transparencës së financimit të mediave nga burimet private dhe shtetërore.
• Forcimin e autonomisë së autoritetit rregullator të medias dhe pavarësisë së transmetuesit publik.
• Shfuqizimin e plotë të dispozitave penale për fyerjen dhe shpifjen.
• Përafrimin e aspekteve civile të shpifjes me standardet europiane.
• Garantimin e mëtejshëm të shpërndarjes së drejtë dhe transparente të reklamave shtetërore, si dhe forcimin e aksesit në informacionin publik.
2. Mbrojtja e gazetarëve nga kërcënimet, sulmet dhe paditë SLAPP
Të garantojë më tej tolerancë zero ndaj frikësimeve, kërcënimeve dhe fushatave denigruese, si dhe të sigurojë mbrojtje efektive kundër padive strategjike ndaj pjesëmarrjes publike (SLAPP). Gjithashtu, të garantojë zbatimin e ligjit në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë ndjekjen e tyre nga organet gjyqësore. Të forcojë më tej kapacitetet e organeve ligjzbatuese për trajtimin e rasteve të dhunës, përfshirë incidentet që ndodhin gjatë ose në kontekstin e protestave, si dhe rastet e tjera penale që përfshijnë gazetarët. Në veçanti, duhet të garantohet respektimi i standardeve të larta të të drejtave të njeriut gjatë trajtimit të incidenteve që përfshijnë gazetarët, përmes:
• Masave për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
3. Përmirësimi i kushteve të punës së gazetarëve
Të përmirësojë kushtet e punës së gazetarëve shqiptarë, veçanërisht duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të tyre të punësimit dhe të drejtave sociale, si dhe duke garantuar zbatimin e njëtrajtshëm të Kodit të Punës./Dosja.al
Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Koçeku e cilësoi situatën si një luftë mes dy figurave të së njëjtës forcë politike, duke u shprehur se nuk duhet të ketë ndërhyrje për të shpëtuar asnjërën palë.
“Situata është e qartë, të dy flasin nga burgu, por njëri është brenda dhe tjetri jashtë burgut. Ka një luftë mes tyre dhe mendoj se duhet t’i lëmë të mbysin njëri-tjetrin. Nuk kemi pse shpëtojmë asnjërën palë, por t’i lëmë në këtë rrugëtim që kanë nisur dhe që nuk ka shenja të kthehet pas”, u shpreh ajo.
Sipas Koçekut, përplasjet dhe ndarjet brenda Partisë Socialiste ishin të pritshme dhe zhvillimet e fundit mund të shkaktojnë një efekt zinxhir, duke sjellë skizma të tjera në radhët e kësaj force politike.
“Ishte e pashmangshme që do të kishte skizma të tilla politike. Një e tillë ishte në PS edhe kur u largova unë dhe pritet të ketë një ‘butterfly effect’ në vijim. Kjo që ndodhi pritej dhe besoj se do të zgjasë në kohë. Efektet e asaj që po ndodh do të ndikojnë edhe në krijimin e skizmave të tjera në PS”, deklaroi Koçeku.
Ajo parashikoi se zhvillimet mund të çojnë në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur këtë përfundim edhe me kërkesën e protestuesve.
“Finalja besoj është ajo që po kërkojnë edhe protestuesit, dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nuk mendoj se është çështje dëshire, por është e qartë. Rama nuk është politikani që pranon dorëheqjen dhe nuk do të donte të largohej nga posti, por situata do të vijë e tillë sa nuk do të ketë rrugëzgjidhje tjetër”, tha ajo.
Gjatë intervistës, Koçeku foli edhe për vendimin e saj për t’u larguar nga grupi parlamentar i PS-së dhe për të vijuar si deputete e pavarur, duke sqaruar se shkëputja nga anëtarët e grupit ishte një zgjedhje personale.
“Që kur kam vendosur të largohem nga grupi i PS-së dhe të jem deputete e pavarur, ka qenë vendim imi personal që të shkëpus marrëdhëniet me anëtarë të grupit të PS-së. Nuk kam qenë shumë fanse e miqësisë në politikë, sepse nuk besoj fort te ajo, por ka qenë edhe një kohë e shkurtër kur kam qenë pjesë për të krijuar diçka”, u shpreh Koçeku. gsh
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në Fier në sektorin spitalor, që gjendet në të njëjtin burg.
Zhvendosja e Veliaj ndodhi pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe ankesave të kryebashiakut që pretendon se nuk u vlerësua gjendja e tij shëndetësore, pasi ai ka dëmtime në këmbë që i ka marrë në burgun e Durrësit.
Kujtojmë që Erion Veliaj u transferua nga paraburgimi në Durrës drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier.
Pas këtij transferimi, Veliaj publikoi një letër të shkruar me dorë, përmes së cilës ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.
Sipas versionit të Veliajt, ministri Gogu e kishte vizituar në burg, në orët e vona të mbrëmjes së 30 tetorit 2026, dhe gjatë takimit i kishte përcjellë një mesazh në emër të kryeministrit.
Në letrën e tij, kryebashkiaku pretendon se i janë komunikuar tri kërkesa kryesore:
1-Të pranonte përfshirjen në organizimin ose financimin e protestave të njohura si protestat e “Flamingove” dhe studentëve, në të kundërt do të përballej me akuza të tjera dhe me një dënim që, sipas pretendimit të tij, mund të shkonte deri në 100 vite burg.
2-Të hiqte dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe t’ia delegonte kompetencat Arbër Hajdarit.
3-Të ndërpriste konsultimin dhe bashkëpunimin me avokatin e tij, Plarent Ndreca.
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e ftuar në emisionin Prime News24 foli edhe për takimet që ka pasur me diplomatë ndërkombëtarë.
Koçeku u shpreh se ndërkombëtarët janë duke e monitoruar situatën me kujdes. Ajo shtoi se diplomatët mbështesin çdo rrymë demokratike në vend.
“Që kur kam dhënë dorëheqjen si deputete e PS, kam pasur takime me diplomatë të huaj, edhe në Bruksel disa herë, por edhe me përfaqësitë diplomatike që janë në vendin tonë. Po monitorojnë situatën nga afër dhe me shumë kujdes, pavarësisht se pozita e tyre dhe gjuha diplomatike nuk ua lejon shpesh herë që të shprehen ashtu siç do të donim ne ose ashtu siç kemi ne pritshmëritë.
Ata mbështesin çdo rrymë demokratike, është sigurisht e tillë dhe kjo që po ndodh, por faktorët e dhunës shpesh herë dhe penalizojnë, për të pasur një mbështetje haptazi. E kam parë se kanë një qasje pozitive ndaj reagimit dhe tentativës për të krijuar një kulturë të re politike shqiptare, nëpërmjet kësaj lëvizjeje”, tha Koçeku.
Deputetja Marjana Koçeku vlerësoi se duhet një bashkim i madh opozitar, që të rrëzohet kjo qeveri. Sipas saj, protestat do kenë një kulminacion edhe më të madh.
“Thirrjet e sheshit janë kundër gjithë establishmentit që kanë qenë në pushtet për 36 vite. Bashkimi i të gjitha forcave opozitare do ishte tepër pozitive. Bashkimi nuk duhet të konsiderohet i pamundur. Kjo, sepse edhe vetë protesta përpara se të ndodhte, nuk e imagjinonim se do bëhej kaq e madhe. Kryeministri Rama do që të ketë përçarje, kjo i leverdis. Por duhet një bashkim i gjerë, që të jetë kundër kësaj qeverie në një front. Ajo që ndodhi në Serbi mund të jetë shembull edhe për Shqipërinë, patjetër, pavarësisht se atje ka një tjetër realitet. Ka një presion të tepruar ndaj protestuesve që të kenë version politik, sepse pesë muaj nuk janë shumë për të nxjerrë një përfaqësi. Besoj se protesta të bëhet akoma më e madhe. Do të kenë kulminacion më të madh”, u shpreh Koçeku.
Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke mundur kandidatin republikan Mike Rogers në shtetin e Michiganit, sipas projeksioneve të Decision Desk HQ dhe raportimeve të mediave amerikane.
El-Sayed, me profesion mjek dhe pjesë e krahut progresist të Partisë Demokratike, pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara. Gjatë fjalimit të fitores, ai iu drejtua mbështetësve me fjalët: “Michigan, ia dolëm!”. Pas fitores, demokrati nuk la pa komentuar as zëvendëspresidentin JD Vance, duke iu referuar ceremonisë së betimit në janar. “JD, habibi im, ka një ironi të këndshme në faktin se je i detyruar kushtetues të më betosh në janar”, deklaroi ai, duke përdorur një shprehje arabe që përkthehet si “i dashur”.
Fitorja e El-Sayed vjen pas një fushate të tensionuar, e shoqëruar me përçarje brenda Partisë Demokratike. Ish-kandidatja demokrate Hayley Stevens, të cilën El-Sayed e kishte mundur në zgjedhjet paraprake të gushtit, vendosi vetëm dy ditë para votimit të mbështeste republikanin Mike Rogers. Vendimi shkaktoi reagime të forta në radhët e demokratëve. Kreu i grupit demokrat në Senat, Chuck Schumer, e cilësoi veprimin e Stevens si një “tradhti”, ndërsa disa prej bashkëpunëtorëve të saj dhanë dorëheqjen. Stevens e justifikoi mbështetjen për Rogers me kundërshtimet e saj ndaj qëndrimeve të El-Sayed dhe lidhjeve të tij me komentatorin politik Hasan Piker.
Gjatë fushatës, Donald Trump dhe JD Vance zhvilluan vizita në Michigan, ku presidenti amerikan sulmoi personalisht kandidatin demokrat. Trump e quajti atë “terrorist të dhunshëm” dhe përdori emrin e tij të mesëm, Mohammed, në deklaratat publike. El-Sayed iu përgjigj duke deklaruar se nuk kishte rëndësi se si Trump e shqiptonte emrin e tij, pasi pas zgjedhjeve do të duhej ta thërriste “senator”. Fushata e demokratit u përqendrua kryesisht te kujdesi shëndetësor dhe kostot e jetesës, ndërsa besimi i tij mysliman dhe qëndrimet për Izraelin dhe luftën në Gaza u kthyen në çështje të debatit politik gjatë garës.BW
Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, se partia që ai drejton i qëndron mbështetjes së kandidaturës së Florian Binajt për Tiranën.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: A mundet opozita të krijojë një front të gjerë? Ti ke qenë partizan i kësaj ideje. Kush është pengesë për bashkimin e opozitës?
Adriatik Lapaj: Ky është proces. Sigurisht që ligji elektoral nëse bëhet pa hile dhe demokratik, do të parashikonte koalicione parazgjedhore, barazinë e votës dhe do të krijonte kushtet e nevojshme për garë të ndershme, të lirë dhe të barabartë. Pastaj si dhe qysh krijohen koalicionet, secili e vlerëson në momentin e duhur. Ajo që besoj fort, që në momentin në të cilin është Shqipëria, është moment që kërkon që egot të lihen mënjanë. Të kuptojmë se vendi ka nevojë për zgjidhje sot dhe jo pas 100 vjetësh. Partitë janë instrumente në funksion të atdheut. Nëse Shqipëria na shkon në konflikt civil, shkatërrohet gjithçka, çfarë vlere kanë pastaj partitë politike?
Ylli Rakipi: A e ke konceptuar, kuptuar, idenë e bashkimit të opozitës?
Adriatik Lapaj: Paradhoma e të gjithë ndryshimit është Kodi Zgjedhor.
Ylli Rakipi: Më konkretisht, janë përpara zgjedhjet lokale. A je për kandidat të përbashkët në Tiranë?
Adriatik Lapaj: Ne kemi marrë vendim vitin e kaluar që ka qenë kandidimi i zotit Binaj, përtej partive. E konsideruam shumë të rëndësishme Tiranën. Në këtë kuptim nuk kemi ndryshuar qëndrim për këtë.
Alban Dudushi: Për parimin apo për zotin Binaj?
Adriatik Lapaj: Për të dyja pasi zoti Binaj ka dalë nga parimi.
Alban Dudushi: Berisha po flet për kandidat të PD.
Adriatik Lapaj: Ky është problem që i përket PD. Vjet u propozua kandidat i përbashkët. Ne vumë një kusht, duhet të jetë përtej një subjekti. Doli Binaj, shprehu vullnetin dhe mori konsensusin. Ne i qëndrojmë atij vendimi. Ka një arsye pse nuk e kemi ndryshuar qëndrimin, nuk mund të presim në besë një qytetar të angazhuar.
alban Dudushi: Po studentet dhe protestuesit?
Adriatik Lapaj: Për këtë jemi të hapur, por po themi se çfarë qëndrimi kemi deri tani.
Mbështetësit festojnë fitoren e kandidates demokrate për guvernatore të Xhorxhias, Keisha Lance Bottoms, në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, gjatë një tubimi në Atlanta, më 3 nëntor 2026.
Radio Evropa e Lirë
Demokratët fituan kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke shënuar fitore edhe në bastione tradicionale republikane dhe duke i dhënë një goditje të rëndë politike presidentit Donald Trump.
Rezultatet tregojnë një ndryshim të madh në raportin e forcave në Uashington, ku republikanët deri më tani kontrollonin si Senatin, ashtu edhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Fitorja e demokratëve vjen në një kohë pakënaqësish të mëdha të amerikanëve me gjendjen ekonomike, rritjen e kostos së jetesës dhe luftën kundër Iranit, të nisur nga administrata Trump në shkurt.
Rritja e çmimeve të karburanteve pas shpërthimit të luftës e ka shtuar presionin mbi familjet amerikane, ndërsa sondazhet kanë treguar se shumë votues e konsiderojnë administratën përgjegjëse për vështirësitë ekonomike.
Demokratët kanë arritur të fitojnë vende në Senat edhe në shtete që tradicionalisht votojnë për republikanët, përfshirë: Teksasin, Kansasin, Ajovën, Ohajon dhe Karolinën e Jugut.
Në Kansas, pastori Adam Hamilton u bë demokrati i parë që fiton një vend në Senat, pas më shumë se nëntë dekadash.
Në Ohajo, demokrati Sherrod Brown fitoi vendin që më parë e mbante nënpresidenti JD Vance, ndërsa në Teksas, James Talarico mposhti prokurorin e përgjithshëm republikan, Ken Paxton.
Të dyja shtetet kishin mbështetur bindshëm Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Mbështetësit e Partisë Demokratike gjatë një tubimi në natën e zgjedhjeve në Des Moines, Ajova, më 3 nëntor 2026.
Një tjetër fitore e rëndësishme për demokratët u shënua në Karolinën e Jugut, ku pediatrja Annie Andrews mposhti senatoren republikane, Darline Graham.
Graham ishte emëruar në Senat pas vdekjes së vëllait të saj, senatorit Lindsey Graham, dhe kishte mbështetjen e drejtpërdrejtë të Trumpit.
Presidenti amerikan kishte zhvilluar një fushatë intensive për kandidatët republikanë në javët e fundit para zgjedhjeve, duke marrë pjesë në më shumë se 24 tubime.
Ai u kishte kërkuar mbështetësve të votonin sikur edhe vetë të ishte në garë, me synimin për të mobilizuar elektoratin republikan.
Por, ndërsa rezultatet tregonin humbjen e shumicës republikane në Kongres, Trump këmbënguli se rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse emri i tij do të ishte në fletëvotim.
“Unë nuk isha në fletëvotim dhe, po të isha, do të kishim fituar me epërsi dërrmuese”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Demokratët fituan edhe një numër vendesh në Dhomën e Përfaqësuesve që më parë kontrolloheshin nga republikanët, përfshirë në Kentaki, Nju Xhërsi dhe Karolinën e Veriut.
Suksesi i tyre është shtrirë edhe në zgjedhjet për guvernatorë.
Në Teksas, demokratja Gina Hinojosa mposhti guvernatorin republikan, Greg Abbott, ndërsa demokratët fituan edhe në Ajova dhe Ohajo.
Çfarë nënkupton rezultati për Trumpin?
Marrja e kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit u jep demokratëve mundësi të bllokojnë nisma ligjore të presidentit Donald Trump, të nisin hetime ndaj administratës së tij dhe të ushtrojnë mbikëqyrje më të madhe gjatë dy vjetëve të mbetur të mandatit.
Sipas një analize të institutit amerikan Brookings, një nga pasojat më të rëndësishme lidhet me emërimet presidenciale, të cilat kërkojnë miratimin e Senatit.
Kjo përfshin anëtarët e kabinetit, zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët federalë, përfshirë ata të Gjykatës Supreme.
Me demokratët në shumicë, Trump mund ta ketë më të vështirë të emërojë kandidatët e tij, veçanërisht në sistemin gjyqësor, ku gjyqtarët emërohen për gjithë jetën.
Një tjetër instrument i rëndësishëm është kontrolli mbi shpenzimet federale.
Kongresi miraton fondet për funksionimin e qeverisë dhe programet publike, duke u dhënë demokratëve mundësi të ndikojnë në prioritetet buxhetore të administratës.
Mospajtimet mund të çojnë edhe në bllokimin e financimit të institucioneve federale, nëse palët nuk arrijnë marrëveshje.
Demokratët mund të ushtrojnë presion edhe mbi politikën e jashtme, përfshirë luftën kundër Iranit, përmes hetimeve parlamentare dhe kontrollit mbi financimin e operacioneve ushtarake.
Megjithatë, Trump ruan kompetencat ekzekutive dhe të drejtën e vetos ndaj ligjeve.
Për ta rrëzuar veton nevojiten dy të tretat e votave në secilën dhomë të Kongresit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Kontrolli i Kongresit sjell edhe përgjegjësi për demokratët, nga të cilët votuesit do të presin përgjigje ndaj shqetësimeve ekonomike, ndër të tjera.
Kjo mund t’i bëjë dy vjetët e fundit të mandatit të Trumpit një periudhë përplasjesh politike, por edhe kompromisesh të domosdoshme për miratimin e buxhetit dhe financimin e qeverisë federale.
Qeveria e kryeministrit Péter Magyar do të hapë më 4 nëntor arkivat e shërbimeve sekrete të periudhës 1945–1989. Vendimi synon të hedhë dritë mbi rrjetin e survejimit të regjimit komunist, por historianët paralajmërojnë se dokumentet mund të zbulojnë histori të ndërlikuara familjare dhe bashkëpunime të imponuara përmes kërcënimeve…
Qeveria hungareze do të publikojë më 4 nëntor emrat e dhjetëra mijëra personave që shërbyen si informatorë të shërbimeve të sigurisë gjatë regjimit komunist. Sipas gazetës britanike The Guardian, autoritetet synojnë të përballen me të kaluarën e vendit dhe të forcojnë besimin e qytetarëve te institucionet demokratike.
Nga viti 1945 deri në vitin 1989, shërbimet hungareze të sigurisë përdorën një rrjet të gjerë informatorësh për të mbikëqyrur popullsinë dhe për të shtypur kundërshtimin politik. Disa bashkëpunëtorë vepruan nën kërcënime ose shantazhe, duke raportuar për fqinjët, miqtë, kolegët dhe madje familjarët e tyre. Të tjerë pranuan të bashkëpunonin në këmbim të përfitimeve personale.
Për dekada, autoritetet mbajtën të kufizuar qasjen në këto dokumente, të cilat ruhen në Arkivin Historik të Shërbimeve të Sigurisë Shtetërore në Budapest.
Kryeministri Péter Magyar premtoi gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të prillit se do t’i hapte arkivat. Në shtator, qeveria e tij miratoi legjislacionin që mundëson publikimin e dokumenteve. Sipas sondazheve të cituara nga The Guardian, më shumë se dy të tretat e hungarezëve e mbështesin këtë vendim.
Ministri i Marrëdhënieve Shoqërore dhe Kulturës, Zoltán Tarr, e mbrojti nismën duke theksuar se një shoqëri demokratike ka të drejtë të njohë të kaluarën e saj.
Historianët vlerësojnë se dokumentet përmbajnë emrat e rreth 50 mijë deri në 60 mijë personave, prej të cilëve vetëm rreth 10% besohet se janë ende gjallë.
Megjithatë, arkivat nuk ofrojnë një pasqyrë të plotë të veprimtarisë së secilit person. Autoritetet disponojnë dosje të hollësishme për rreth 9 mijë individë dhe planifikojnë t’i publikojnë ato në shkurt 2027, pasi të heqin të dhënat personale që mbrohen me ligj.
Një pjesë e konsiderueshme e dokumenteve u shkatërrua gjatë kryengritjes antisovjetike të vitit 1956, ndërsa materiale të tjera u zhdukën gjatë tranzicionit politik të vitit 1989.
Historiani István Papp, drejtues i departamentit akademik të arkivit, e mbështet hapjen e dosjeve, por shpreh shqetësim për familjet që mund të zbulojnë për herë të parë përfshirjen e të afërmve të tyre në rrjetin e informatorëve.
Edhe Miklós Kiss, i mbijetuar i një kampi hungarez të punës së detyruar, beson se vendi duhej t’i kishte publikuar dokumentet shumë më herët, ashtu siç bëri Gjermania pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Gjermania Lindore hapi dosjet e policisë sekrete Stasi në vitin 1992, Republika Çeke në vitin 2003, ndërsa Letonia publikoi dokumente të ngjashme në vitin 2018.
Çështja mbetet e ndjeshme edhe për politikën hungareze. Që nga vitet 2000, lista jozyrtare kanë përfshirë emra politikanësh dhe artistësh të njohur, duke shkaktuar polemika dhe kriza politike. Shumë prej personave të përmendur i kanë mohuar akuzat.
Historiani Domokos Szokolay shpreson që publikimi i dokumenteve të mos shndërrohet në një proces poshtërimi publik, por të ndihmojë shoqërinë të kuptojë rrethanat në të cilat njerëzit bashkëpunuan me aparatin e sigurisë.
Sipas historianëve, një emër në arkiva nuk mjafton gjithmonë për të përcaktuar përgjegjësinë individuale, pasi dokumentet mund të mos tregojnë nëse bashkëpunimi ishte vullnetar, i imponuar apo sa informacion kishte dhënë personi përkatës.
Hapja e arkivave pritet t’u japë qytetarëve hungarezë mundësinë të mësojnë më shumë për mekanizmat e survejimit të regjimit komunist, ndërsa debati mbi përgjegjësinë historike dhe mbrojtjen e privatësisë mbetet i hapur./Pamfleti
Matthew Palmer, diplomati i njohur amerikan me përvojë të gjatë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, si ish Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Azinë, i cili ka luajtur një rol kyç në politikën e jashtme amerikane në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor në LinkedIn ka bërë një prononcim në lidhje me të ardhmen e Serbisë pas fitores të zgjedhjeve nga Listës Studentore, si më poshtë:
“Një parashikim i shkurtër, në cilësinë time si përfaqësues i CEPA-s*.
Lëvizja studentore në Serbi ishte thellësisht frymëzuese.
Faza tjetër – kalimi nga entuziazmi i protestave te puna konkrete e qeverisjes – do të jetë sfiduese.
Ky tranzicion ofron një mundësi reale për t’i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit të Serbisë në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
Kjo do të kërkojë një ndjesi urgjence dhe mirëbesim nga të gjitha palët.
Momenti për ta nisur është tani.”
—-
*CEPA (shkurtim për Center for European Policy Analysis – Qendra për Analiza të Politikave Evropiane) është një institut kërkimor (think tank) jo-fitimprurës dhe jo-partiak me seli kryesore në Uashington, D.C. dhe qendra në Londër dhe Bruksel.
Komentet