voal.ch – Edicioni i XIX Ndërkombëtar i Filmit Liza në Qytet – Alice nella Città – do të mbahet si çdo vit në Romë nga 14 – 24 Tetor, paralelisht me Festën e Kinemasë të Romës.
Konferenca e shtypit për prezantimin e programit të edicionit të 19 -të të Liza në Qytet – Alice nella Città, u mbajt dje në Auditorium Parco della Musica “Ennio Morricone” dhe u drejtua nga Gianluca Giannelli dhe Fabia Bettini.
Ky evenimet kthehet çdo vit në Romë dhe i kushtohet debutimeve, talenteve dhe brezave të rinj.
Gjatë konfrencës për shtyp u lajmërua Programi i plotë i edicionit të 19 -të të Liza në Qytet – Alice nella Città, ku do të përfshihen tetë evente speciale, 10 vepra të planifikuara për të marrë pjesë në Konkursin e të Rinjve – Young Adult dhe 4 Jashtë Konkursit; po ashtu 10 filma dhe 4 shfaqje speciale në Panorama Italia, si dhe seksioni Sintonie në bashkëpunim me Berlinale dhe Venezia 78. Po ashtu janë edhe 4 filma të restauruar, 20 filma të shkurtër dhe 3 seri televizive. Filmi hapës i festivalit është Ghostbusters: Legacy.
Në seksionin filmave të restauruar që do të nderohen këtë vit, përveç filmit të Francesco Nuti-t “Tutta colpa del Paradiso” dhe filmit Amore Tossico të Claudio Caligari-t janë edhe dy filma shqiptarë të regjisores të shquar shqiptare Xhanfize Keko, Mimoza Llastica dhe Beni ecën vetë.
Në këtë edicion do të jenë shumë të ftuar të shquar. Midis tyre edhe Johnny Depp./alice.mymovies.it/2021/voal.ch
https://alice.mymovies.it/2021/




Komentet