Tetovë, 28 nëntor – Shoqërit kulturore dhe artisitke të këtij qyteti së bashku me bandën frymore të forcave të sigurisë së Kosovës , defiluan nëpër rrugët e qytetit duke festuar ditën e flamurit të Shqipërsë . Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi theksoi se ky marsh ky defilim është bërë tradit në këtë Qytet.
“Tani më sic e kemi thënë e këmi bërë edhe tradit në faktë për ne nëntori është një muaj i aktivizmit kulturor sportiv arsimor dhe shoqëror .Sot dëshiroj të falemndërohem bandës frymore të forcave të siguris së Kosovës të cilët në fakt e ndëruan qytetin ton dhe qytetarët ton me marshin tradicional të nëntorit tani më në rrugët e qytetit dhe shoqërive kulturore artistike”, shprehet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
“Ne sipas marveshes bënëm një defilim me këtë orkestër nëpër rrugët kryesore të qytetit dhe qendër me marshe edhe sic e kërkon edhe rasti dhe këtu në këtë vend të mrekullueshëm në hapsir realizuam edhe disa vepra kombëtare sic jan gryka Kacanikut lidhja e Prizrenit e kështu me rradhë”, shprehet drejtori i Filharmonis së Kosovës, Baki Jashari.
Përpos shoqerive kulturore artistike këtij manifestimi të nëntorit i është bashkangjitur edhe shkolla fillore Rexhep Vok nga F.sh. Brodec ku së bashku me shoqërit tjera ka bër marrshin nëpër rrugët e Tetovës.
“Grupi i nxënsëve të shkollës fillore Recep Voka f.sh. Brodec nuk është hera parë që bëjm defilim për pos kisim edhe evenimete tjera ku për her të parë në fshatin Veshall ku u bë përkujtimi i 70 vjetorit të hapjes shkollës parë shqipe në atë fshat mbrëm ishim edhe nikoqir që u mbajt mbrëm koncert shum të mira. Edhe sot ishim të ftuar për të bër defil bashkë me tre shoqërit kulturore artistike këtu në qytetin ton. Këto si nxëns kan vullnet për punë dhe dëshira është e madhe”, shprehet arsimtari i f.sh. Brodec, Adil Emini.
Aktivitetet kulturore dhe artistike Tetova feston festat e Nëntorit do të përmbyllen më 30 Nëntor ku në Tetovë do të jet sopranja me famë botëror Inva Mula.

Komentet